Shejh Muhamed Bin Abdul Vehabi, Allahu e mëshiroftë, thotë:
Kur Allahu ta urdhëron një rob me ndonjë urdhër, atij i obligohen shtatë etapa: E para: njohja e Tij. E dyta: dashuria e Tij. E treta: vendosshmëria për ta vepruar. E katërta: veprimi. E pesta të vepruarit me sinqeritet dhe sunnet. E gjashta: kujdesi nga veprimi i asaj që e asgjëson këtë. E shtata: përqendrimi në të.
Nëse njeriu e njeh dhe kupton se Allahu e ka urdhëruar me teuhid dhe e ka ndaluar shirkun, apo e kupton se Allahu ia ka lejuar shitblerjen dhe ka ndaluar kamatën, apo e kupton se Allahu ka ndaluar ngrënien e pasurisë së jetimit dhe ia ka lejuar ngrënien nga pasuria e tij me të mirë nëse është i varfër, ai e ka obligim të njeh urdhrin e Tij. Ai duhet të pyes derisa ta mëson ta njeh ndaluarën dhe të pyes derisa ta mëson atë.
Kjo ka të bëj edhe me meselen e pare, meselen e tehudit dhe shirkut.
Shumica e njerëzve e kuptuan se teuhidi është i vërtetë dhe shirku është i kotë. Mirëpo ata shmangen nga kjo dhe nuk interesohet për ate. Apo e din se Allahu e ka ndaluar kamatën, pastaj shet dhe blenë dhe nuk interesohet. E dinë se është e ndaluar ngrënia e pasurisë (të ndaluar, si p.sh të jetimit) dhe se lejohet ngrënia e saj me të mirë nëse është i varfër. Megjithëkëtë ai merr pasurinë e jetimit dhe nuk interesohet.
Shkalla e dytë: dashuria ndaj asaj që Allahu zbriti dhe kufri i atij i cili e urenë atë. Përshkak fjalës së Allahu teala: “Këtë për shkak se ata e urrejtën atë që e zbriti All-llahu, prandaj atyre ua zhduk veprat.” (Muhamed -9). Shumica e njerëzve, të Dërguarin s.a.v.s, nuk e duan, ata e urrejnë dhe atë me të cilën erdhi ai, edhe nëse e din se Allahu teala e ka dërguar.
Shkalla e tretë: vendosshmëria për ta vepruar atë. Shumica prej njerëzve e din dhe e duan atë, mirëpo nuk është i vendosur duke u frikësuar që mos ti ndryshon dynjaja e tij.
Shkalla e katërt: veprimi me të. Shumë prej njerëzve nëse e vendosë apo fillon të vepron, kur ti bëhet e qartë se shumë prej hoxhallarëve nuk e preferojnë këtë apo të tjerët prej njerëzve, ai e braktis veprën.
Shkalla e pestë: shumica prej atyre të cilët veprojnë nuk e bëjnë atë me sinqeritet, nëse e bën atë me sinqeritet të pastër nuk e bën në mënyrë të vërtetë me sunnet.
Shkalla e gjashtë: njerëzit e mirë frikësohen që vepra e tyre mos tu asgjësohet. Përshkak fjalës së Allahut teala: “O ju që keni besuar, mos ngreni zërin tuaj mbi zërin e Pejgamberit dhe mos iu ngërmoni atij si i ngërmoheni njëri-tjetrit, e të zhduken veprat tuaja duke mos ditur ju.” (Huxhurat -2). Kjo është prej çështjeve më të pakta në kohën tonë.
Shkalla e shtatë: përqendrimi në të vërtetën dhe frika nga përfundimi i keq. Përshkak fjalës së Pejgamberit s.a.v.s: “ka ndonjë prej juve i cili vepron veprat e banorëve të Xhennetit mirëpo përfundon me vepra të banorëve të zjarrit.”
Prej kësaj njerëzit e mirë frikohen më së shumti. Kjo është e paktë në kohën tonë. Pra medito për gjendjen e njerëzve, do të kuptosh shumë gjëra të cilat nuk i din.
Allahu është më i dijshëm.
(Dureru Senije 1/74)
Përktheu: Rexhep MEMISHI
Teuhid.NET
www.teuhid.net



