Si duhet të kryhet "Kufr në Taghut"?

Pasi që mësuam cfarë është Taghut dhe cfarë domethënie ka, duhet të dijmë se si të kryejmë kufr mbi ta; në mënyrë që secili prej nesh të mund të gjykojë se a jemi prej atyre që vërtetë kryejmë mosbesim në Taghut apo jemi ndër pretenduesit e rremë.

Te kryejsh kufr në Taghut nuk është thjesht një deshirë apo një pretendim me gjuhë pa ndonjë shenjë apo veper; Kjo mund të arrihet vetëm duke kryer mosbesim në kufr me zemër, me shprehje dhe me vepra në të njejtën kohë.

Mohimi i Taghutit në Akide

Mohimi i Taghutit në Akide kryhet duke pasur armiqësi, urrejtje dhe perbuzje ndaj kufrit në zemer; dhe duke besuar se Taghuti dhe të gjithe ata që e adhurojnë atë janë mosbesimtarë.
Duhet besuar kështu dhe nuk mund te ketë justifikim për këtë në zemrën e dikujt, meqenëse mbizoterimi i zemrës dhe besimi i saj nuk mund të ndryshohen më dhunë nga asnjë njeri. Besimi është cështje mes njeriut dhe Allahut (subhanehu we te’ala) dhe nuk mund të ndërhyjë askush apo të cënohet nga askush.
Rrjedhimisht, nuk ka asnjë justifikim për detyrimin e atij që beson në kufr apo që është i kënaqur me Taghut, meqenëse detyrimi vlenë si justifikim për vepra te dukshme dhe jo për besimet e brendshme.
Kjo është një gjë që secili person që e quan vetën musliman është i detyruar ta veprojë, ndërsa e kundërta e saj do të thotë se është i kënaqur me kufr; dhe është i kënaqur me krimet dhe kufrin e Taghutit. Nuk ka mospajtime se ai që kënaqet me kufr është kafir (jobesimtarë).

Mohimi i Taghutit në shprehje

Kjo mund të bëhët vetëm duke kryer tekfir me gjuhë mbi Taghutin. Duhet gjithashtu të deklarohet largimi (armiqësi) prej tij (Taghutit), prej fesë së tij, prej pasuesve dhe prej adhuruesve të tij. Duhet gjithashtu të shpjegohet se pse nje Taghut i tille është bazuar në të pavërtetën dhe në mosbesim. Siç ka thënë Allahu (subhanehu we te’ala) në Kur’an:

“Thuaj: “O ju jobesimtarë!” [el-Kafirun]

Duhet të përdoret gjuhë (fjale) e qartë gjatë ballafaqimit me Taghutin pa e zvogëluar dhe përdredhur realitetin në të cilin Taghutët e tillë. Duhet të deklarohet qartë “O ju jobesimtar! O mushrikin! O Kriminel!” Allahu (subhanehu we te’ala) thote gjithashtu:

“Ju e keni shembullin më të mirë te Ibrahimi dhe te ata që ishin me të, kur i thanë popullit të vet: “Ne tërhiqemi prej jush dhe prej asaj që adhuroni, pos All-llahut, nuk besojnë tuajën, prandaj ndërmjet nesh e jush është e hapët armiqësia e urrejtja derisa ta besoni vetëm All-llahun, Një!” [El-Mumtehineh, 4]

Lidhje me cfarë e percaktoi Allahu (subhanehu we te’ala) Ibarhimin (alejhi-selam) dhe ata që ishin me të si shembull të shkelqyer për ne?
Duke konsideruar se cfarë i thanë ata njerëzve të tyre dhe Taghutët të cilët adhuroheshin krahas Allahut (subhanehu we te’ala) – ne jemi të lirë prej ju, prej fesë suaj dhe Taghutët… ne nuk ju besojmë juve dhe atë qe e adhuroni ju krahas Allahut (subahenhu we te’ala)… dhe në mes neve dhe juve do të ketë armiqësi dhe urrejtje pergjithmonë.
Kjo fjalia e fundit është qëllimi i deklaruar qartësisht, një armiqësi e vazhdueshme (nga besimi i brendshem dhe nga jasht [fizikisht]) që nuk mund të bie apo të zvogëlohet përveçse me një kusht: qe të refuzohen të gjithe zotërat e rremë dhe Taghutët që adhurohen pos Allahut (subhanehu we te’ala) dhe t’i nënshtrohen vetëm Allahut (subhanehu we te’ala).

Ngjashëm thotë Allahu subhanehu we te’ala lidhur me Ibrahimin alejhi-selam:

“(Përkujto, o i dërguar) Kur Ibrahimi babait të vet dhe popullit të tij i tha: “Unë jam i larguar prej asaj që adhuroni ju,’” [az-Zukhruf ,26]

Kjo është feja e vërtetë e Ibrahimit (alejhi-selam). Të gjithë ata që pretendojnë se e pasojnë rrugën dhe fenë e Ibrahimit (alejhi-selam) duhet ta plotesojne këtë [kusht] ashtu siç ka vepruar edhe ai (alejhi-selam) dhe të thotë fjale të tilla. Askush nuk e refuzon këtë rrugë, pervec atyre që janë të çmendur, siç thotë Allahu (subhanehu we te’ala):

“E kush largohet prej fesë së Ibrahimit përveç atij që e poshtron vetveten.” [El-Bekare, 130]

Në një hadith që e transmeton Mua’wiyah bin Hayda, Pejgamberi (sal’allahu alejhi we selem) thotë:

“...Të thuash: Ju kam dorëzuar Allahut më të Lartit dhe kam hequr dorë nga çdo gjë tjetër.” (hadithi vazhdon) [Sunen En-Nisa’i, Hadith nr. 2408]

Kur i Derguari (salAllahu alejhi we selem) tha: ‘kam hequr dorë nga çdo gjë tjetër’, kjo do të thotë se ata kanë hequr dorë nga të gjitha format e shirkut dhe adhurimit të Taghutëve krahas Allahut (subhanehu we te’ala). Pra, një ndër shenjat që pohojnë Islamin e njeriut është që t’i thuhet qartësisht dhe pa ndonjë hezitim të gjithë Taghutëve në këtë botë: “Ne ju kemi refuzuar dhe ne nuk ju adhurojmë juve.”

Ibn Tejmijje thotë:

“Një person nuk mund të jetë Muwahid përveç duke refuzuar shirkun, duke deklaruar largimin prej tij dhe duke kryer tekfir mbi atë që bie në shirk.”

Mohimi i Taghutit në vepra

Mohimi i Taghutit në vepra mund të shfaqet vetëm duke u terhequr prej Taghutit, duke iu shmangur atij dhe duke e luftuar atë dhe perkrahësit e tij. Dhe të mos mirren si shokë apo perkrahës siç thotë Allahu subhanehu we te’ala:

“Ndërkaq, ata që u larguan prej adhurimit të taghutëve dhe iu drejtuan All-llahut, ata kanë gëzim të madh, e ti përgëzoji pra robërit e Mi!” [Ez-Zumar, 16]

Allahu subhanehu we te’ala thotë:

“...luftoni krerët e mohuesve” [Et-Teube, 12]

Të gjithe udhëheqësit e kufrit janë Taghuta. Allahu subhanehu we te’ala thotë:

“O ju që besuat! Luftoni jobesimtarët që i keni afër jush, e le ta ndiejnë prej jush grushtin e fortë kundër tyre.” [Et-Teube, 123]

Dhe Allahu subhanehu we te’ala thotë:

“O ju që besuat, mos i zini miq jobesimtarët e t’i lini manash besimtarët!” [En-Nisa, 144]

Dhe Allahu subhanehu we te’ala thotë:

“E kush prej jush i miqëson ata, ai është prej tyre.” [El-Maideh, 51]

Dhe thotë Allahu subhanehu we te’ala:

“O ju që besuat, nëse keni dalë (prej vendlindjes) për hir të luftës për rrugën Time, duke kërkuar kënaqësinë Time ndaj jush, mos e zini mik armikun Tim dhe armikun tuaj, duke shprehur ndaj tyre dashuri, kur dihet se ata mohuan të vërtetën që u erdhi juve.” [El-Mumtehineh, 1]

Këto janë vetëm disa prej shumë ajeteve që gjendën ne Kur’an dhe që na mesojnë e na përshkruajnë se si duhet kryer “Kufr në Taghut” në shprehje dhe vepra.

Përmbledhje

Ne e kemi përshkruar se si duhet vepruar për kryerjen e Mohimit të Taghutit me shprehje, me vepra dhe me zemër; Kushdo që kryen Kufr në Taghut në këtë menyrë, terësisht pa ndonjë mangësi, ky është ai që ka plotësuar kushtin e kryerjes së Kufr në Taghut në formën e tij të vërtetë. Kushdo që nuk e plotëson këtë kusht në mënyrën që e kemi përmendur, ai nuk ka deklaruar Kufr në Taghut madje edhe nëse e përsëritë këtë me gjuhën e tij 1000 herë!

Njerëzit më të çuditshëm janë ata që pretendojnë se bëjnë Kufr në Taghut dhe zemërohen nëse konsiderohen si adhurues të Taghutit.
Por, njëkohësisht i sheh mu këta persona duke qenë besnik ndaj Taghutit, qoftë me vepra apo me shprehje dhe i mbrojnë ata dhe luftojnë në anën e tyre duke u futur në shërbimet dhe ushtritë e tyre dhe duke ua kushtuar atyre arbitrimin.
Madje disa prej tyre edhe luftojnë dhe kanë armiqësi ndaj Muwahidëve (Njësuesit e Allahut) për shkak të Taghutëve.
Ky lloj njerëzish nuk e ka realizuar domëthënien e vërtetë e Kufr në Taghut edhe nëse pretendojne ndryshe. Realiteti i tyre i mohon dhe i refuzon pretendimet e tyre të rrejshme.

Hits: 504
Comments (1)Add Comment
...
written by ABU USAAME SHKUPI, February 02, 2011
SUBHANALLAH.

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy