Ndër kushtet që duhet t’i ketë njeriu për ta siguruar korrektësinë e Teuhidit të tij është shpallja e mosbesimit në Taghut. Nuk mund të ketë Iman në zemër përvec atij që shpall mosbesim në të gjithë Taghutët nga brenda dhe nga jashtë. Do t’i prezantojmë këto prova sa i përket këtij kushti si vijon:
Allahu (subhanehu we te’ala) thotë në Kur’an:
"Kështu, kushdo që mohon tagutin dhe beson në Allahun, ai është kapur për vend-mbajtjen më të qëndrueshme që kurrë s'do të thyhet". [El Bekare, 256]
“…kapja me e forte…” këtu nënkupton dëshminë se nuk ka zot tjetër pos Allahut (subhanehu we te’ala) siç është thënë nga studiuesit e diturisë dhe të Tefsirit (shpjegimit). Ajeti më lart tregon se pikë së pari paraqitet shpallja e mosbesimit në Taghut, pastaj vijon shpallja e Imanit (besimit) në Allahun subhanehu we te’ala, këta janë ata që kane arritur kapjen e fortë, do te thotë Shehadetin.
Në te kundërten, sa i përket përsonit që nuk deklaron mosbesim në Taghut, edhe nëse ai deklaron besim në Allahun (subhanehu we te’ala), ai nuk i ka plotësuar kushtet dhe nuk mund të thuhet se ky “…është kapur për kapjen më të forte…”.
Është transmetuar në Tefsirin e Ibn Kethirit lidhe me ajetin e lartpërmendur:
"Kjo është, që të lihen të gjitha zotet e rrejshëm, idhujt dhe krejt në çka thërret shejtani prej ibadetit te dikujt tjetër pos Allahut; pastaj e pranon Allahun si të vetmin i cili meriton të adhurohet dhe dëshmon 'La ilahe il-laAllah', për këtë person vlejnë fjalët: "Ai është kapur për mbajtësin më të sigurt që nuk thyhet kurrë." Do të thotë, ky person e ka mendimin të drejtë dhe ky shkon udhës së drejtë..
Mendimi i Farukit (Omerit r.a.) që taghuti është shejtani, është mendim poashtu i fortë, sepse me këtë nënkuptohet çdo dhulm dhe e keqe në të cilën kanë qenë njerëzit në kohën e xhahilijetit, prej atyre që adhurojnë idhuj, i marrin për gjykatsa dhe ndihmtarë... Muxhahidi ka thënë së fjalet "Ai është kapur për mbajtësin më të sigurt që nuk thyhet kurrë." do të thotë Iman. Suddi ka thenë qe kjo do të thotë Islam. Said bin Xhubejr dhe Dahhaku kanë thënë së kjo do të thotë dëshmia "La ilahe il-laAllah". Krejt këto mendime janë të sakta dhe nuk ka asgjë të pakjart këtu..." (Tafsir Ibn Kethir)
Nuk shoh asnjë kundërshtim apo mospajtueshmeri mes ketyre dy shpjegimeve dhënë nga Muxhahidi dhe Dahaku për kuptimin e “kapjen më të forte…”. Imam Kurtubi komentoi në Tefsirin e tij:
Kushdo që refuzon të keqën dhe beson në Allah, ky eshte pohimi i kushtit dhe ‘ai është kapur për vend-mbajtjen më të qëndrueshme’ është pergjigja për këtë kusht.”
Allahu (subhanehu we te’ala) tha:
"Dhe vërtetë kemi dërguar tek çdo popull një të dërguar (t'u thotë njerëzve): "Adhurojeni vetëm Allahun dhe shmanguni nga taguti (perënditë e rreme)". [En-Nahl, 36]
Kjo ishte detyra e Profetëve dhe të Derguarve gjatë të gjitha kohërave dhe pastaj ky duhet të jetë gjithashtu mesazhi i atyre që pretendojnë se ecin në këtë dhe e pasojnë këtë metodologji dhe këtë rrugë duke thirrur tek Allahu (subhanehu we te’ala).
Në nje hadith sahih transmetohet se Pejgamberi (salAllahu alejhi we selem) ka thënë:
“Kush thotë se nuk ka zot tjeter pos Allahut, dhe mohon gjithçka që adhurohet pos Allahut i bëhet haram pasuria dhe gjaku dhe llogaria e tij eshte te Allahu (subahenhu we te’ala).” [Muslim, Tabarani]
Kur i Derguari (salAllahu aleji we-selem) tha “dhe mohon gjithcka që adhurohet krahas Allahut (subhanehu we te’ala)”, kjo konkludon kushtin e Kufrit në Taghut. Dikush mund të thotë se pjesa e parë e shehadetit tashmë permbanë kushtin e Kufrit në Taghut në formen e mohimit kur thuhet “nuk ka zot tjetër”, pra pse të ketë përcaktuar i Derguari (salAllahu alejhi we selem) dy herë këtë kusht sikur përmendët në hadithin më lart?
Pergjigja ime është së i Derguari (salAllahu alejhi we selem) ka vepru kështu në mënyrë qe të konfirmoj rëndësine e kësaj cështje dhe ta shpjegon atë duke u bazuar në shpjegimin e Shejh Muhamed ibn AbdulWehab ne Majmou’ at-Tawheed:
“Te deklarosh mosbesim në të gjitha objektet e adhurimit përvec Allahut (salAllahu alejhi we selem) është prova e mohimit. Pasuria dhe gjaku nuk mund te mbrohen pos duke vepruar kështu. Nëse nje person ka ndonjë mëdyshje apo ngurrim për sa i perket kësaj cështje, atëherë pasuria dhe gjaku i tij nuk do të mbrohen… Dije, se një person mund të mbetë besimtar i vërtetë vetëm kur deklaron mosbesim në Taghut dhe provë për këtë është thënia e Allahut (subhanehu we te’ala) ‘Kushdo që mohon tagutin dhe beson në Allahun, ai është kapur për vend-mbajtjen më të qëndrueshme’”
Mosmbrojtja e pasurisë dhe e gjakut të një personi është një indikim i qartë anulimit të Imanit të tij sa i përket atij që beson Allahun (subhanehu we te’ala) por nuk deklaron mosbesim në Taghut.
Pa marrë parasysh se sa shpesh mund ta perseris ky person Shehadetin, për derisa ai nuk refuzon Taghutin, ai është si një person që beson në një gjë dhe një gje tjeter e cila është saktesisht e kundërta e saj në te njejtën kohë. Ai mund të thotë se nuk ka zot tjetër pos Allahut, por adhuron zotëra tjerë të rremë me apo krahas Allahut (subhanehu we te’ala) në të njejtën kohë.
Dhe siç e përmendëm më parë, se në zemrën e një personi nuk mund të gjendët besimi dhe mosbesimi në të njejtën kohë, edhe Teuhidi edhe Shirku siç thuhet ne hadith: ''Imani (besimi) dhe kufri (mosbesimi) nuk mundet që të egzistojnë (të rrinë bashkë) në zemrën e nje njeriu''. [Silsalat us-Saheeha, Shejh Albāni nr. 1050]
Dikush mund të pyet “Cila është urtësia që fshihet prapa vëndosjes së aspektit të mohimit para konfirmimit në thënien e shehadetit?”
Unë përgjigjem, se egziston një numër i urtësive të ndryshme prapa vëndosjes se mohimit përpara konfirmimit te shehadetit dhe disa prej tyre janë si vijon:
a) Personi i cili nuk është i kujdesshëm në implementmin e mohimit përpara pohimit mund ta perziej adhurimin e Allahut (subhanehu we te’ala) me adhurimin e Taghutit njëkohësisht apo duke qenë në Teuhid dhe ne shirk njekohesisht. Dhe duke vepruar keshtu pasohet feja e mushrikeve te cilet kombinojne adhurimin e Allahut (subhanehu we te’ala) me te tjere krahas Allahut (subhanehu we te’ala) njekohesisht. Pavaresisht nga besimi ne Allahun (subhanehu we te’ala) ata mbeten mushrikun siç thote Allahu subhanehu we te’ala lidhje me ta:
“Dhe shumica e tyre nuk e beson ndryshe All-llahun, vetëm se duke i shoqëruar (zota të tjerë).” [Jusuf, 106]
b) Dështimi në zbatimin e mohimit para pohimit mund të qojë deri tek asgjësimi i të gjitha veprave edhe në Ahiret.
Nëse dikush ka filluar ta adhurojë Allahun (subhanehu we te’ala) pa refuzuar së pari të gjithe zotërat e rrëme, pastaj njeriu mund të kryej të gjitha mënyrat prej veprave të Shirkut si shtesë te veprave të tyre në bindshmerinë ndaj Allahut (subhanehu we te’ala). Dhe siç përmendëm me parë, duke shfaqur Shirk refuzohen të gjitha veprat rrjedhimisht dhe ndalon shoqëruesit e tij nga cdo e mire. Prandaj, ai që fal namaz, agjëron dhe kryen haxhin, nëse këte e bën pa deklaruar refuzim ndaj Taghutit dhe largimit prej tij, nuk do të perfitoje nga këto vepra të adhurimit as sa një grimcë dhe do të jetë prej njerëzve të penduar në botën tjetër.
Shejh Muhamed ibn AbdulWehab tha:
“Kushdo që i lutet Allahut (subhanehu we te’ala) natën dhe ditën dhe pastaj shkon tek varri dhe i ben du’a Profetit (salAllahu alejhi we selem) apo Eulijave (ata që jane të afërt me Allahun, të dashurit e Allahut), kjo është sikur të kenë marrë zota tjerë krahas Allahut (subhanehu we te’ala) dhe këta kanë mohuar shehadetin mëqenëse Zoti është Nje dhe i Vetmi që duhet t’iu drejtohet me Du’a. Sikurse bëjnë mushriket tek varret e Zubejrit dhe të Abdul Kadir al Xhilanit e të tjerë.
Kushdo që therr kurban në emër të Allahut (subhanehu we te’ala) dhe pastaj therr vetëm një kurban në emër të te Derguarit (salAllahu alejhi we selem) apo kujtdo tjetër për kete cështje, ky ka marrë këtë person si zot krahas Allahut (subhanehu we te’ala) siç thotë Allahu (subhanehu we te’ala): ‘Thuaj: “Namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë thjesht për All-llahun, Zotin e botëve. " [Ar-Risala Ash-Shaksiya, fq. 166]



