Hipokrizia dhe llojet e saj

Ibn Kajjimi, rahimehullah, ka thënë: “Nifaku (hipokrizia) është sëmundje e brendshme e rrezikshme, e cila e shkatërron njeriun e që ai të mos e hetojë. Në esencë, ajo fshihet nga njerëzit dhe në raste të shumta mbetet sekret tek individi ku edhe mbisundon, e që shtiret se vendosë rregull në Tokë, ndërsa në realitet shkakton çrregullime.

Ekzistojnë dy lloje të nifakut (hipokrizisë): hipokrizia e madhe dhe ajo e vogël.

HIPOKRIZIA E MADHE

Hipokrizia e madhe të çon deri në fundin e zjarrit të Xhehenemit. Ajo manifestohet në atë mënyrë saqë një njeri para muslimanëve të tjerë e shpreh besimin në Allahun, besimin në melaiket e Tij, besimin në Shpalljen, në Profetët e Allahut dhe besimin në Ditën e Gjykimit, ndërsa thellë në shpirtin e tij ai nuk është besimtar dhe fshehurazi këtë besim e konsideron si të pavërtetë. Ai nuk beson se Allahu ka folur me atë të folur që i shpalli njeriut dhe e bëri Profet me qëllim që t’i udhëzojë njerëzit dhe t’ua tërheqë vërejtjen nga dënimi.

Allahu i Lartmadhëruar e zbuloi perden pas së cilës fshiheshin hipokritët. Pra, në Kur’an zbulohen sekretet e tyre, ndërsa robërve të Tij u tregoi esencën e tyre, me qëllim që të mbrohen nga ato sëmundje dhe nga të këqijat e ithtarëve të tyre (të hipokritëve). Në fillimin e kaptinës el-Bekare, Allahu ka theksuar tre llojet e njerëzve: besimtarë, jobesimtarë dhe hipokritë. Katër ajete flasin për mu’minët (besimtarët), dy ajete flasin për kafirët (femohuesit), ndërsa trembëdhjetë ajete flasin për munafikët (hipokritët). Për shkak të ashpërsisë së urrejtjes së tyre ndaj Islamit dhe muslimanëve, Islami është sprovuar mjaft rëndë me ta, sepse ata prezantohen se i takojnë Islamit, se i shërbejnë atij dhe janë besnikë, ndërsa në esencë janë armiqtë e tij të qëndrueshëm. Armiqësinë e tyre e shprehin në çdo formë të mundshme, të cilën njeriu i paditur do t’a konsideronte dituri dhe vendosje të rendit dhe drejtësisë, ndërsa në esencë ata shfaqin injorancë dhe fesad (çrregullime). Pashë Allahun, e di ti se sa shtëpi në Islam kanë rrënuar, sa kështjella dhe themele kanë shkatërruar?! Sa shenja kanë zhdukur? Sa flamuj kanë mposhtur? Me sa vegla të dyshimit i kanë rënë bimëve që donin të rriten, e që i kanë prerë deri në rrënjë? Sa burime kanë mbuluar dhe i kanë shuar?

HIPOKRIZIA E VOGËL

Nifaku (hipokrizia) e vogël ndahet në: hipokrizia sipas bindjes dhe hipokrizia me vepra.

Sa i përket hipokrizisë sipas bindjes, Allahu i Lartmadhëruar në Kur’anin Fisnik i qortoi munafikët (hipokritët) dhe iu premtoi dënimin në fund të Xhehenemit.

Sa i përket hipokrizisë përmes veprave, i Dërguari i Allahut e ka përshkruar këtë në një hadith autentik ku ka thënë: “Karakteristikat e hipokritit janë tre: kur flet - gënjen, kur premton - nuk e plotëson dhe kur i jepet në besë diçka - trathton” .

Pra, kjo numërohet në nifak (hipokrizi) me vepra, që ndonjëherë lidhet edhe me besimin. Nëse ndonjëra nga këto karakteristika tejkalohet, atëherë njeriu i tillë mund të dalë shumë lehtë nga feja, madje edhe nëse e kryen namazin, agjëron dhe e llogarit veten si musliman. Besimi i besimtarit vazhdimisht e përkujton dhe e largon nga ato karakteristika. Mirëpo, nëse ato mbeten në zemrën e njeriut (besimtarit), dhe nuk ekziston diçka që do të mund t’i largojë ose t’i eliminojë ato cilësi, atëherë ai është me të vërtetë një hipokrit.

Në lidhje me këtë ekziston edhe fjala e Ahmed ibën Hanbeliut, rahimeullah, i cili ka thënë: “Ismail ibën Seidi ka thënë: ‘E kam pyetur Ahmed ibën Hanbeliun për njeriun i cili është i qëndrueshëm në kryerjen e mëkateve të mëdha, por falet dhe jep zekat, nëse konsiderohet si i qëndrueshëm në kryerjen e mëkateve të mëdha? Ai u përgjigj: ‘Meqë falet dhe jep zekat, ai konsiderohet i qëndrueshëm në gabim, siç ka thënë i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem: ‘Përderisa zinaqari kryen zina, ai nuk është besimtar”.

Me këtë del nga korniza e imanit (besimit islam). Sipas fjalëve të të Dërguarit të Allahut, salallahu alejhi ue selem: “Pirësi i alkoolit kur pi alkool nuk është besimtar, ashtu siç vjedhësi nuk është besimtar përderisa është duke vjedhur” .

Gjithashtu, krahas komenteve të Ibn Abbasit (radijAllahu anhu) kemi edhe fjalët e Allahut: “...Ata që nuk gjykojnë me atë që e zbriti Allahu, ata janë mohues”. (el-Maide, 44)

“Është e çuditshme që mund të dyshohet në kufrin (mohimin) e atij që e braktis namazin, dhe i cili publikisht para njerëzve thërritet që t’a kryejë atë (namazin) duke e shikuar shpatën e mprehur e cila qëndron gati për t’a mbytur atë. Duke qëndruar me sy të lidhur, i thuhet: “Do të falesh apo të të vrasim?” Ndërsa ai përgjigjet dhe thotë: “Më vrisni, asnjëherë nuk do të falem”.

Ekzistojnë edhe njerëz të tillë të cilët nuk e konsiderojnë si kafir (femohues) atë që e braktis namazin, por për të thonë se është besimtar - musliman të cilit i pastrohet dhe i falet xhenazja (kufoma) dhe varroset në varrezat e muslimanëve. Disa dijetarë të tjerë mendojnë se njeriu i tillë është besimtar me besim (iman) të plotë dhe se imani i tij është sikurse imani (besimi) i Xhibrilit dhe Mikailit. Njerëzit e tillë nuk turpërohen nga fjalët e tyre dhe nuk e njohin atë si kafir (femohues), mohimin (kufrin) e të cilit e dëshmuan Kur’ani Sunneti dhe konsensusi i sahabëve. Vetëm Allahu është Ai që jep sukses”.

Ibn Kajjimi, Allahu e mëshiroftë

Përgatiti: Teuhid.NET

www.teuhid.net

Hits: 274
Comments (0)Add Comment

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy