Dijetari, Ibn Kajjim el-Xheuziu, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Të besuarit në një Allah, që nuk ka krijues përveç Allahut dhe që Allahu ësht Sunduesi i çdo gjëje ekzistuese, nuk është dëshmi vetëm e robit (besimtar), pasi diçka të tillë kanë besuar edhe politeistët, por përmban dashuri, përulje dhe nënshtrim të plotë ndaj Allahut, të robëruarit vetëm Atij.
Përveç kësaj nënkupton që me çdo fjalë dhe vepër, me ndalim dhe përpjekje, me dashuri dhe urrejtje duhet të arrihet kënaqësia e Allahut, sepse kjo e ndalon njeriun që të hidhet në atë që të shpie në mëkate dhe vazhdimin në to. Kush i kupton këto, e ka kuptuar kuptimin e fjalëve të të Dërguarit të Allahut, sal’allahu alejhi we selem: “Allahu ia ka ndaluar zjarrit që ta djegë atë që, nga dëshira për ta arritur kënaqësinë e Allahut, thotë: “Nuk ka të adhuruar tjetër me meritë përveç Allahut.”
Dhe: “Në zjarr nuk do të hyjë ai i cili thotë: “Nuk ka të adhuruar tjetër me meritë përveç Allahut.”
Hadithe të këtilla, të cilat njerëzit i kuptojn në mënyra të ndryshme, ka ende. Disa i konsiderojnë të shkëputura apo të deroguara, disa se janë thënë para se të vinin urdhëresat dhe ndalesat dhe para se të vendosej legjislatura e sheriatit, kurse disa si të tilla kanë të bëjnë me zjarrin e mushrikëve dhe të mosbesimtarëve. Ka edhe të atillë që hyrjen në zjarr e kanë komentuar hyrje kohore, disa në kuptimin që në të nuk do të hyjnë përjetë e të ngjashme. Në fakt, të gjitha këto komentime absurde dhe asnjëri nuk është i saktë.
Asgjë nga këto i Dërguari i Allahut nuk ka thënë që do të ndodhin duke i shqiptuar vetëm me gjuhë, sepse do të ishte në kundërshtim me urdhrat e njohura të fesë. Në fund të fundit, edhe dyftyrëshat (hipokritët) i shqiptojnë fjalët e kelimei shehadetit, por, për shkak të mohimit të tyre me zemër, do të jenë në vetë fundin e xhehenemit.
Kjo do të thotë që shqiptimi i fjalëve të kelimei shehadetit (me gjuhë), duhet të jetë i shoqëruarit me të besuarit me zemër, çka nënkupton njohjen e vërtetë të kuptimit të tyre, dëshminë e tyre dhe pranimin e gjithçkaje që ato nënkuptojnë, njohjen e vërtetë të veçorive të Allahut, të cilat nuk mund t’i përshkruhen askujt.
Të gjitha këto kuptime mund të arrihen me zemër, me dituri e me njohuri të sigurtë, dhe se atij që i shqipton fjalët e kelimei-shehadetit me të tilla kushte zjarrit i ndalohet që ta djegë.
Mendo mbi hadithin në të cilin përmendet “kartela identifikuese” (në të cilën është e shkruar “La ilahe il-lAllah Muhamedun resulull-llah”), e cila do të jetë e vënë në njërën enë të peshores, ndërsa në tjetrën nëntëdhjetë e nëntë lëmsha (me vepra të këqija – sixhilë), e asnjërit prej tyre nuk mund t’i vërehet fundi.
Kartela do t’i rëndojë lëmoshat (grumbujt me vepra të këqija) në anën tjetër dhe ai që do ta ketë atë nuk do të dënohet. Është e njohur se secili që ka besuar vetëm në Allahun Një, ai do ta ketë një kartelë (identifikimi si musliman) të tillë, por fshehtësia e vlerës së kartelës identifikuese të njeriut të përmendur qëndron tek ajo se me të ai ka arritur atë që të tjerët nuk e kanë arritur.
Paramendo, gjithashtu, se çfarë imani ka patur ai i cili i ka vrarë njëqind persona dhe se si as plagët vdekjeprurëse nuk e kanë penguar që ta vazhdonte rrugën gunjazi kah qyteti në të cilin jetonin besimtarët e ndershëm. Ai arriti cakun e tij, sepse në pyetje ishte një çështje krejtësisht tjetër: në pyetje ishte imani i tij tash i vërtetë. Dhe Allahu e pranoi në mesin e robërve të Tij të ndershëm.
Në një veprim përafërsisht të ngjashëm, një pjesë e imanit, strukur në një qoshe të zemrës së prostitutës, e cila kishte parë se si një qen i etur lëpinte rërën e lagur, e shtyu që nga mëshira ndaj qenit, edhe pse në mungesë të enës dhe litarit, në vetmi, pa e parë dhe pa e ndihmuar askush, pa e përfillur rrezikun të cilit i ekspozohej, ta zbathte opingën, të zbriste në pus, ta mbushte atë me ujë dhe ta nxirrte nga fundi i pusit duke e mbajtur me dhëmbë, pasi me duart e saj duhej të mbahej për t’u ngjitur lart. Kur doli nga pusi, veproi përulësisht ndaj kësaj krijese që të tjerët zakonisht e godasin dhe e ndjekin; e ka marrë opingën në dorë, ia ka ofruar dhe e ka ngopur me ujë duke mos kërkuar nga ai kurrfarë falënderimi a shpërblimi. Kështu rrezet e dritës së të besuarit në një Allah, i dogjën mëkatet e zinasë (prostitucionit). Dhe Allahu e mëshiroi dhe e fali atë.
Muslimi në “Sahihun” e vet transmeton se Pejgamberi i Allahut, sal’allahu alejhi we selem, ka thënë: “Kush thotë: Nuk ka të adhuruar tjetër me meritë përveç Allahut, dhe i mohon vendosmërisht idhujt që dikush i adhuron në vend të Allahut, pasuria dhe gjaku i tij janë të pacënueshme, kurse shpërblimin e ka vetëm nga Allahu.”
Muhamed ibn Abdulvehabi, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Fjalët e sipërpërmendura më së miri sqarojnë domethënien e fjalëve të kelimei-shehadetit “Nuk ka të adhuruar tjetër me meritë përveç Allahut”. Nuk është thënë që me vetë shqiptimin me gjuhë të kelimei-shehadetit gjaku dhe pasuria do të jenë të pacënuara.
Nuk është thënë që këtë do ta arrijnë vetëm me njohjen e domethënies së tyre dhe me shqiptimin i cili këtë e vërteton. Nuk është thënë që kjo mund të arrihet duke adhuruar vetëm Një Allah, i Cili nuk ka kurrfarë shoku.
Gjaku dhe pasuria e njeriut nuk do të jenë të pacënueshme derisa (përkrah gjitha këtyre) nuk i mohon idhujt që të tjerët i adhurojnë në vend të Allahut. Nëse, edhe pas kësaj, njeriu dyshon apo ndalet së besuari, gjaku i tij dhe pasuria e tij nuk janë të pacënueshme.”
Nga kjo na bëhet edhe më e qartë ideologjia e sëmurë e besimit tek murxhitët, të cilët thonë:
“Besimi (imani) është njohuria, kurse mosbesimi (kufri) është padituria.” Ata gabuan rëndë kur veprat i ndanë nga besimi.
Përgjithësisht është e njohur që mosbesimtarët e Mekkës e kanë ditur mirë se çka ka dashur të arrijë i Dërguari i Allahut, sal’allahu alejhi we selem, me fjalët “Nuk ka të adhuruar tjetër me meritë përveç Allahut”. Për këtë e ngritën kokën nga mendjemadhësia dhe refuzuan që t’i pranonin. Të besuarit e tyre në Një Allah, i Cili jep nafakë (furnizim), jetë dhe vdekje, nuk bërri kurrfarë dobie për ta.
Kur i Dërguari i Allahut sal’allahu alejhi we selem, u ka thënë: “Thoni: “Nuk ka të adhuruar tjetër me meritë përveç Allahut!” – kanë thënë:
“A mendon ai t’i bëjë zotat Një Zot? Vërtetë, kjo është gjë e çuditshme!” (Sad, 5)
Nëse e di që mosbesimtarët e paditur e kanë kuptuar domethënien e tyre, vërtet të habit fakti që disa, që për vete pohojnë se janë muslimanë, nga këto fjalë nuk kuptojnë as sa kanë kuptuar mosbesimtarët e paditur! Si mund të pohojë dikush që kuptimi i fjalëve të kelimei-shehadetit mund të arrihet vetëm me shqiptimin e thjeshtë të shkronjave të tij pa besuar thellësisht me zemër kuptimin e tyre?!
Mendjemprehtë është ai që mendon që domethënia e tyre është: Nuk krijon, nuk jep furnizim (nafakë), nuk jep jetë dhe vdekje dhe nuk përcakton askush tjetër, por vetëm Allahu.
Sipas kësaj, kurfarë të mire nuk ka te njeriu i cili ende nuk e ka kuptuar atë që mosbesimtarët e paditur e kanë kuptuar nga domethënia e fjalëve “Nuk ka të adhuruar tjetër me meritë përveç Allahut.
Duke vazhduar përgjigjen e vet, Imam Muhamed ibn Abdulvehabi thotë:
“Këtu do ta hedhim një vështrim në të ashtuquajturin argument të atyre që thonë se i Dërguari i Allahut, sal’allahu alejhi we selem, e ka qortuar Usamen pse e ka mbytur atë i cili kishte deklaruar që “Nuk ka të adhuruar tjetër me meritë përveç Allahut”, si dhe fjalët e të Dërguarit sal’allahu alejhi we selem: “Jam urdhëruar që t’i luftojë njerëzit derisa nuk thonë ‘Nuk ka të adhuruar tjetër me meritë përveç Allahut’.”
Ka edhe shumë hadithe të tjera në të cilat thuhet që të lihen ata të cilët shqiptojnë fjalët e cekura të kelimei shehadetit.
Këta të paditur dëshirojnë të thonë se ai i cili i shqipton fjalët e kelimei shehadetit nuk mund të jetë mosbesimtar dhe nuk guxon të mbytet, edhe nëse bën çfarë të dojë (Kështu janë pohimet e murxhitëve, sipas të cilëve të besuar nuk i pengon mosnënshtrimi dhe as nënshtrimi nuk vlen përkrah kufrit).
Këtyre mushrikëve të llojit të vet dhe të paditurve, duhet t’u bëhet me dije se i Dërguari i Allahut sal’allahu alejhi we selem, ka luftuar kundër jehudëve dhe i ka dëbuar nga shtëpitë e tyre edhe pse shqiptonin “Nuk ka të adhuruar tjetër me meritë përveç Allahut”.
Pastaj, shokët e Pejgamberit sal’allahu alejhi we selem, kanë luftuar me armë kundër fisit Beni Hanife, përkrahësit e të cilit dëshmonin që ‘Nuk ka të adhuruar tjetër me meritë përveç Allahut dhe që Muhamedi është i Dërguari i Allahut’, gjegjësisht kanë thënë dhe kanë pohuar se janë musliman.
Gjithashtu, nuk bën të harrohen ata të cilët Ali ibn Ebi Talibi i ka djegur me zjarr (ata të cilët Aliun e konsideronin si Zot). Të paditurit e tillë pajtohen se ai i cili e mohon ringjalljen pas vdekjes është mosbesimtar dhe që, si i tillë, meriton vdekjen (vrasjen), madje edhe nëse ka shqiptuar që ‘Nuk ka të adhuruar tjetër me meritë përveç Allahut’.
Gjithashtu, edhe ai i cili e mohon ndonjërin nga themelet e mësimit islam është mosbesimtar dhe e meriton vdekjen, madje edhe nëse është duke e shqiptuar kelimei-shehadetin.
Vallë a është e mundur që kelimei-shehadeti të mos bëjë dobi nëse e mohon pjesën e caktuar të Islamit e të bëjë dobi nëse e mohon teuhidin, që është baza e dinit të të gjithë të Dërguarve dhe pjesa më e rëndësishme e tij?!
Ndërkaq, armiqtë e Allahut nuk e kanë kuptuar domethënien e hadithit. Në përgjithësi është e njohur që njeriu i cili shfaq Islamin duhet kursyer derisa nuk vërtetohet e kundërta, siç thotë Allahu subhanehu we teala:
“O ju që besuat, kur të marshoni në rrugën e Allahut (për në luftë) të jeni të matur (e të mos nguteni), e mos i thoni...” (En Nisa, 94)
Kuptimi i ajetit parashtron që të kujdesemi për të tillin derisa nuk provohet dhe mirëverifikohet. Nëse konstatohet që njeriu në fjalë e ka shkelur fenë, në bazë të fjalëve: “Provojeni mirë”, do të dënohet me vdekje. Sikur shqiptimi me gjuhë i kelimei-shehadetit të ishte i mjaftueshëm për t’i ikur dënimit me vdekje, atëherë nuk do të kishin kurrfarë kuptimi as provat as verifikimet.
Gjithashtu, Pejgamberi i Allahut sal’allahu alejhi we selem, ka urdhëruar që havarixhët të vriten: “Kudo që t’i zini, vritni ata. Sikur t’i kisha arritur, edhe unë do t’i mbytja, sikurse është mbytur Adi.”
Edhe pse janë falur dhe kanë bërë dhikër më tepër se njerëzit e tjerë, as’habët e konsideronin të pavlerë namazin që kishin falur tek ata. Këta diturinë e kishin fituar nga as’habët, por as shqiptimi i fjalëve të kelimei-shehadetit, as namazi e as pohimi që janë muslimanë nuk u bëri dobi kur u konstatua se po thyenin sheriatin.
Secili që është pak i arsyeshëm e di që kelimei-shehadeti nuk është vetëm shqiptimi i thjeshtë i fjalëve, sepse, sikur kjo gjë të ishte aq e thjeshtë, edhe kurejshtitë do ta kishin pranuar dhe do ta kishin shqiptuar duke i zgjidhur kokëçarjet dhe ekspozimin e idhujve të tyre ndaj talljes.
Ndërkaq, kurejshitët fare mirë dinin që kuptimi i këtyre fjalëve rrënjësisht e ndryshonte pozitën që gëzonin para Islamit. E dinin se çdo gjë që vjen nga to rrënon privilegjet dhe supremacinë e tyre mbi të tjerët.
Fjalët e kelimei-shehadetit, pra, kanë rol të vërtetë në lirimin e njerëzimit. Ato (fjalë) mësojnë që njerëzit të mos jenë robër të njëri-tjetrit, por robër të Sunduesit Fuqiplotë.
Masa e vetme e vlerës sipas së cilës mund të njihen njerëzit është përulje (devotshmëria), e jo zakonet dhe shprehitë e xhahilijjetit, të cilat bijët i trashëgonin nga të etërit e tyre, këta nga gjyshërit etj.
Secili musliman serioz është i obliguar që të përpiqet të kuptojë se çfarë domethënie ka kelimei shehadeti dhe t’i përmbahet atyre, që të mund të bëhet nga të atillët që me vetëdije dhe ashtu si duhet, me dituri dhe bindje të sigurtë t’i robërohet Allahut.



