Mbështetja tek Allahu

Ibn Kajjimi, rahimehullah, tevekulin (mbështetjen në Allahun) e përkufizoi në këtë mënyrë: “Ajo është gjendja e zemrës e cila buron nga njohja e Allahut dhe nga besimi në Njëshmërinë e Tij në krijim dhe në udhëheqje, në dhënien e dëmit dhe në ofrimin e dobisë, në furnizim dhe në reduktim të të mirave, dhe se ndodh ajo që Ai dëshiron, madje edhe nëse njerëzit nuk e dëshirojnë atë që të ndodh, dhe se ndodh ajo që Ai dëshiron edhe pse atë njerëzit e dëshirojnë.

Kjo nënkupton mbështetje të fuqishme tek Ai, duke ia lënë rastet e Tij me qetësi të plotë zemërore. Tek Ai besohet me një bindje të fuqishme dhe Ai mjafton që t’i mbështetemi, sepse Ai përcakton gjithçka dhe asgjë nuk ndodh pa vullnetin e Tij, e duan njerëzit atë gjë apo jo.

Gjendjen e tij e krahasoi me gjendjen e fëmijës dhe prindërve të tij në atë që dëshiron dhe nga ajo që frikësohet. Ata e nxisin dhe e frikësojnë, sepse nxitjen dhe kanosjen e caktojnë prindërit. Shikoni vetëm se si është orientuar zemra e tij nga prindërit, përderisa ai nuk i përfill të tjerët të cilët e rrethojnë. Atij i intereson vetëm ajo që mendojnë prindërit e tij. E këtillë është gjendja e atij që mbështetet. Ndërsa ai i cili ndaj Allahut mban një sjellje të tillë, me të vërtetë Ai do t’i mjaftojë.

Allahu i Lartmadhëruar ka thënë: “...Kush i mbështetet Allahut, Ai i mjafton atij...” (et-Talak, 3)

Ai që është edhe i devotshëm, do të ketë me të vërtetë një përfundim të mirë.

Ekzistojnë dy lloje të tevekulit:

E para: Mbështetja e plotë e njeriut tek Allahu Fuqiplotë gjatë përfitimit të nevojave në këtë botë dhe mbështetja gjatë mënjanimit të të gjitha vështirësive dhe fatkeqësive.

E dyta: Mbështetja tek Allahu në të arriturat e të gjithave që Ai dëshiron dhe me atë që është i kënaqur; nga besimi tek Ai, bindja e thellë, lufta në rrugën e Tij dhe thirrja tek Ai.

I shpjegoi karakteristikat e çdonjërit prej tyre, vlerën e të cilave e di vetëm Allahu i Lartmadhëruar.

Atëherë kur besimtari i mbështetet Allahut me sinqeritet, në mënyrë që të arrijë llojin e dytë të tevekulit (mbështetjes tek Allahu), lloji i parë do t’i mjaftonte plotësisht. Nëse njeriu besimtar i mbështetet Allahut që të arrijë vetëm llojin e parë të tevekulit, ajo gjithashtu do t’i mjaftojë, por nuk do të jetë e plotë, sepse përfundimi nuk do të jetë vepra të cilën mbështetësi i sinqertë e dëshiron dhe me të cilën do të ishte i kënaqur.”

Më pas thotë: “Grada më e lartë e tevekulit (mbështetjes) tek Allahu është në manifestimin e monoteizmit të pastër, në pasimin e të Dërguarit të Allahut dhe në luftën kundër ithtarëve të rrugës së devijuar. Pra, kjo nuk është tevekul (mbështetje) e të dërguarve dhe e atyre që i përcjellin.”

Duke folur për fshehtësitë e tevekulit, Ibn Kajjimi, ndërmjet të tjerash, ka thënë: “Fshehtësia dhe esenca e tevekulit qëndron në mbështetjen e sinqertë tek Allahu, që gjatë mbështetjes tek Ai, nuk e dëmton drejtpërsëdrejti përcjelljen e shkakut pa praninë me zemër, siç nuk e dëmtojnë as fjalët: “Pranë Allahut, jam mbështetur dhe strehohem fuqimisht tek Ai”. Mbështetja me gjuhë është një çështje, ndërsa tevekuli (mbështetja) me zemër është një çështje tjetër, njësoj sikurse pendimi permanent me zemër është diçka tjetër, ndërsa pendimi përmes gjuhës pa ndjenjë të zemrës është krejtësisht tjetër. Atëherë kur besimtari thotë: “Jam mbështetur tek Allahu”, ndërsa zemra është orientuar diku tjetër, kjo i përngjan fjalës: “Pendohem tek Allahu”, por përsëri vazhdon që të bëjë gjynahe dhe të shkojë drejt tyre.”

Në një vend tjetër Ibn Kajjimi shpjegon dhe thotë: “Tevekuli buron nga mbështetja dhe strehimi. Kjo është esenca e fjalëve Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm te Ti kërkojmë ndihmë. Këto dy themele, tevekuli (mbështetja tek Allahu) dhe ibadeti (adhurimi), janë përmendur bashkërisht në shumë vende në Kur’an. Ajeti i lartpërmendur është njëri nga ato, ndërsa këto çështje përmenden edhe në ajetet që vijojnë:

Allahu i Lartmadhëruar tregon në Kur’an për fjalët e Shuajbit alejhisselam: “...këtë mund ta arrij vetëm me ndihmën e Allahut, vetëm Atij mbështetem dhe vetëm te Ai jam i drejtuar!” (Hud, 88)

Po ashtu Allahu në Kur’an ka thënë: “Vetëm Allahut i takon dija për fshehtësitë e qiejve dhe të tokës, çdo çështje i kthehet (në kompetencë) vetëm Atij, prandaj adhurojeni Atë, mbështetuni tek Ai, sepse Zoti juaj nuk është i panjohur për atë që veproni”. (Hud, 123)

Po ashtu Allahu në Kur’an ka thënë: “...Zoti ynë, vetëm Ty të jemi mbështetur, vetëm nga Ti jemi kthyer dhe vetëm te Ti është e ardhmja!” (Mumtehina, 4)

“Po ti përmende Zotin tënd dhe përkushtoju plotësisht Atij! Zot i lindjes dhe i perëndimit, nuk ka zot tjetër përveç Atij, prandaj mbështetuni tek Ai”. (el-Muzzemil, 8-9)

Po ashtu Allahu në Kur’an ka thënë: “...vetëm Atij i jam mbështetur dhe vetëm Atij i drejtohem”. (esh-Shura, 10)

Këto janë gjashtë vendet (në Kur’an) ku Allahu i përmendi bashkë këto dy themele: Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm te Ti kërkojmë ndihmë.”

Ibn Kajjimi, Allahu e mëshiroftë

Përgatiti: Teuhid.NET

www.teuhid.net

Hits: 362
Comments (0)Add Comment

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy