Dobi të shkurta:
Dëshmia se Muhamedi është i Dërguar i All-llahut donë të thotë: Se ai është personi i vetëm që duhet pasur, ndjekur dhe pasur shëmbëlltyrë... nuk i jep përparësi asnjë fjale para fjalës tij, e as ligji para ligjit tij.. e as feje para fejesë tij.
Njashtu kjo fjalë donë të thotë se ti nuk posedon asnjë koment e as kundërshtim mbi vendimet dhe dispozitat e tij.
Me vendimet e tij i refuzon të gjithë vendimet e tjerëve, e nuk e refuzon vendimin e tij për vendimet e shumicës..pa marrë parasysh se sa është e lartë emri, pozita, fama dhe reputacioni i atyre burrave...!
Kjo fjalë nënkupton nënshtrimin, dorëzimin dhe kënaqjen me gjitha vendimet dhe ligjet që ka ardhur nga All-llahu i gjithëmëshirshmi, duke eliminuar dhe larguar sikletin dhe gishtësin e gjoksit nga këto vendime.
Nënkupton se admiron dhe dashuron.. dëshiron ta pasosh në të gjitha sferat e jetës.. e donë më shumë se vetveten, familjen pasurin dhe fëmijët e tu..!
Çdokush i cili nuk e thotë dhe nuk beson në këtë mënyrë ..ai në fakt nuk e ka thënë dëshminë Muhamedun resulullah edhe pse pretendon me gjuhën e tij..!
Regjistrimet e lapsit
Përgatiti: Abdyl FUGA
Teuhid.NET



