Është e njohur se parimi i njohur “qëllimi e arsyeton mjetin”, nuk njihet në fenë Islame, kjo është e njohur në fenë e Makiavelit! |
Bashkëbiseduesi im më tha: Neve e përdorim demokracinë si mjet për të realizuar qëllimet tona, ajo nuk është qëllim në vete.
Unë them: Kështu vepron edhe perëndimi të cilët janë jobesimtarë, vepron me të si mjet për të arritur deri në qëllimet e tij, edhe ata nuk e kanë qëllim në vete...
Mirëpo, problemi qëndron në atë se dallimi mes qëllimit dhe mjetit është çështje e cila ndryshon prej momentit në moment tjetër. Sepse mjeti me kalimin e kohës shndërrohet në qëllim, kur kjo bëhet e patjetërsueshme. Sikur ajo të bëhet një pjesë e qëllimit, mu kjo ngjan me demokracinë e këtyre.
Pastaj, është e njohur se parimi i njohur “qëllimi e arsyeton mjetin”, nuk njihet në fenë Islame, kjo është e njohur në fenë e Makiavelit!
Në Islam, nuk lejohen mjetet të cilat nuk janë të lejuara në esencë apo lejohen më pas, ndërsa kjo nuk është me demokracinë, sepse demokracia nuk është e lejuar në esencë, as nuk ndërlidhet me diç e cila më pas mund ta lejon, sepse ajo cilësohet me “shirk”.
Ngase, “shirku” nuk lejohet në raste të tjera jashtë dhunës së arsyetuar në sheriat, siç do të sqarojmë dispozitat e dhunës në vijim, nëse dëshiron Allahu.
Dije se ata të cilët dëshirojnë të marrin demokracinë për mjet, që të ndihmojnë fenë e Allahut, ata i bëjnë dëm fesë, e pranojnë apo jo:
“Dëshirojnë dobinë por sollën dëm pa qëllim, ka mirësi e cila në esencë nuk është mirësi”.
Fillimisht, ata i bëjnë dëm fesë sepse mundohen ta ndihmojnë fenë e Allahut me diç e cila është negacion nga jashtë dhe brenda, në përmbajtje, pra gjendja e tyre është sikur ata të cilët dëshirojnë ndaljen e zjarrit me vaj!
Së dyti, i bëjnë dëm fesë sepse dëshirojnë ndihmën e fesë së Allahut me diç e cila është mëkat ndaj Allahut, afrohen tek Allahu me diç e cila i largon prej Allahut. Prandaj, gjendja e tyre është sikur e atij i cili dëshiron largimin e papastërtisë me urinë!
Shejhul Islam Ibn Tejmije, rahimehullah, është pyetur për një hoxhë i cili organizonte dëgjim të poezive me daire, ku prezentonin mëkatarë të mëdhenj të cilët prej tyre pendoheshin një numër i madh, pra a lajohet kjo vepër për hir të dobive të cilat rrjedhin prej kësaj?
Ai u përgjigj: Allahu i udhëzon të devijuarit dhe i drejton të humburit, ua pranon pendimin, e gjithë kjo duhet të bëhet përmes asaj që Allahu dërgoi Pejgamberin sal’allahu alejhi ue selem. Shejhu i përmendur kishte për qëllim mendimin e prezentëve prej mëkatarëve, ai nuk kishte ndonjë mundësi pos mënyrës së bidatit. Kjo tregon se shejhu është injorant ndaj mënyrave të sheriatit me të cilat pendohen mëkatarët apo është i dobët për t’i përdorur ato, sepse Pejgamberi sal’allahu alejhi ue selem dhe as’habët i kanë thirrur ata të cilët ishin më të këqij se këta prej ithtarëve të kufrit, fiskut dhe mëkateve, sipas mënyrave të sheriatit të cilat u mjaftuam nga Allahu. Është e njohur në mënyrë obligative dhe me transmetime të njëpasnjëshme se një numër i madh i popujve, që vetëm Allahu e din numrin, janë penduar përmes mënyrave të sheriatit, ku nuk janë përdorur mbledhje të bidatit...” Pastaj ai (Ibn Tejmije) tha: “Prandaj, nuk i lejohet këtij shejhu që veprat të cilat janë të ndaluara, apo të papëlqyera, t’i bën vepra të mira me të cilat afrohet tek Allahu...” Gjithashtu ai tha: “Kush e thotë këtë, ai është i devijuar dhe shpifës, sipas pajtimit të të gjithë dijetarëve musliman dhe është në kundërshtim me konsensusin e muslimanëve”. (Mexhmu Fetava, 11/620)
Në revistën “Ahiru Satin”, një vallëzuese është pyetur: Çfarë thua për vallet e lindjes, a janë të ndaluara? Ajo u përgjigj: Vallëzimi është punë, ndërsa puna është adhurim (ibadet), kur unë jam duke vallëzuar, unë jam në përmendje të Allahut...!
Po...!
Vallëzimi është ibadet...!
Demokracia është ibadet...!
Kështu pra, i afrohen Allahut me valle, sepse kjo është art dhe punë...!
Ata i afrohen Allahut përmes gjykimit të popullit, sepse kjo qenka mjet për realizimin e Islamit!
Pasha Allahun...më mirë është të jeton muslimani gjithë jetën e tij në mesin e vallëzuesve dhe këngëtarëve se të jeton një moment duke u arbitruar në diç tjetër pos sheriatit.
O ju përkrahës të demokracisë...nëse juve u lejohet kjo për të arritur në pushtet, atëherë u lejohet juve edhe zinaja për të arritur në pushtet...
U lejohet juve kamata si mjet për të arritur në pushtet...
U lejohet juve të përdorni magjinë, u lejohet të përdorni alkeminë dhe çdo shkencë të keqe për të arritur në qeveri...?
Pse mos të jetë kjo kështu?
Ngase këto vepra nuk janë më të ndaluara se gjykimi i popullit...!
Iu përmend Imam Ahmedit se një grua dëshiroi të ndahet nga burri i saj, mirëpo ai refuzonte. Një ithtarë i hileve i tha asaj: Nëse bën ridde nga Islami, t’i ndahesh prej tij. Ajo e bëri këtë, prandaj Imam Ahmedi u hidhërua. Ai tha: Ai i cili ia dha këtë fetva apo ia mësoi këtë, apo është pajtuar me këtë, ai është kafir...
Abdullah ibn Mubareku në gjarjen e Bint Ebu Reuh, e cila u urdhërua të bën ridde në kohën e Ebi Gassanit, ajo bëri ridde, prandaj edhe u nda nga burri i saj. Ajo u fut në burg. Ibn Mubareku i hidhëruar tha: Kush e urdhëroi këtë, ai është kafir, ai tek i cili është ky libër, në shtëpinë e tij për të vepruar me të, ai është kafir. Edhe nëse është në shtëpinë e tij dhe nuk urdhëron për këtë, ai është kafir”. (Igathetu Lahfan)
Sikur kjo grua, janë edhe demokratët të cilët dëshirojnë të arrijnë në pushtet me çdo mjet, edhe nëse kjo është shirk në Allahun e Lartësuar!!
Mirëpo, kjo grua u kthye në fenë e Allahut duke u penduar nga riddeja...kur do të kthehen këta njerëz në fe duke u penduar nga demokracia?
“Ajo tha se je çmendur pas asaj që dëshiron, i thash se dashuria është më e madhe se çmenduria, pronari i dashurisë nuk zgjohet kurrë, ndërsa i çmenduri kapet një moment”.
Dije se këta të cilët nuk kanë brengë tjetër përpos arritjes deri tek qëllimi i tyre me çdo mjet të mundshëm, po t’i njihte këta Ejubi alejhi selam, do t’i godiste një qind herë me shkop, siç veproi me gruan e tij për të cilin shkak edhe u betua se do t’i bie njëqind herë. Asaj i erdhi Iblisi në formë të mjekut, ajo e nxiti për ta shëruar Ejubin alejhi selam. Ai i tha: E shëroi me kusht që nëse shërohet të thotë: Ti më shërove, nuk dua shpërblim pos kësaj. Ajo tha: Po. Ajo ia tregoi Ejubit këtë, prandaj ai u betua se do ta rrahë”. (Fet’hul Kadir të Sheukanit)
Ebu AbduRrahman Shenkiti
Përktheu: Ebu Humejd
Teuhid.NET



