1.Imani është
fjalë dhe vepër:
Ibn Tejmije rahimehullah thotë: “Transmetimet janë
mutevatir nga selefi se imani është fjalë dhe vepër”.[1]
Zuhriju rahimehullah thotë: “Imani është fjalë dhe vepër
të cilat nuk ndahen, nuk bën dobi njëra pa tjetrën”.[2]
2.Imani është
fjalë, vepër dhe nijet:
Imam Shafiju rahimehullah thotë: “Ka ixhma prej sahabeve
dhe tabiinëve dhe ata pas tyre të cilët i kemi takuar, ata thonin: “Imani është
fjalë, vepër dhe nijet, nuk mjafton vetëm njëra prej treve vetëmse me të
tjerat”.[3]
Ibn AbdulBerri rahimehullah thotë: “Dijetarët e fikhtu
dhe hadithit janë të pajtimit se imani është fjalë, vepër dhe nijet”.[4]
3.Imani është
fjalë, vepër, nijet dhe pasim i sunnetit:
Sehël b. Abdilah Testurij është pyetur për imanin se
çfarë është. Ai tha: “Fjalë, vepër, nijet dhe sunnet. Nëse imani është fjalë pa
vepër, kjo është kufër, nëse është fjalë dhe vepër pa nijet, kjo është nifak,
nëse është fjalë, vepër, nijet pa sunnet, kjo është bidat”.[5]
4.Imani është fjalë
me gjuhë, besim me zemër dhe vepër me gjymtyrë:
Axhorij rahimehullah, thotë: “Dijeni, Allahu ju
mëshiroftë se ajo në të cilën janë dijetarët e muslimanëve se imani është
vaxhib për të gjithë njerëzit. Ai është besim me zemër, pohim me gjuhë duke e
shqiptuar dhe se nuk mjafton njohja me zemër dhe shqiptimi me gjuhë derisa të
ketë vepër me gjymtyrë. Nëse plotësohen këto tre cilësi, ai është besimtarë.
Për këtë aludon Kur’ani , sunneti dhe fjalët e dijetarëve musliman”.[6]
Ebu Theurij rahimehullah thotë: “Dije, Allahu na
mëshiroftë se imani është besim me zemër, shqiptim me gjuhë dhe vepër me
gjymtyrë”.[7]
Bedrul Ajinij rahimehullah thotë: “Mendimi i selefit dhe
pasuesve të etherit është se imani përbëhet me bashkimin e tre gjërave: Besim
me zemër, shqiptim me gjuhë dhe vepër me gjymtyrë”.[8]
Imam Ibnul Kajimi rahimehullah thotë: “Kush mediton në
sire dhe lajme të vërteta për dëshmitë e shumë prej ithtarëve të librit dhe
mushrikëve mbi dërgesën e Pejgamberit sal’allahu alejhi ue selem, se ai është i
drejtë, do ta sheh se kjo dëshmi nuk i ka futur ata në Islam, do të kupton se
Islami është një çështje mbi këtë dhe se Islami nuk është vetëm njohje, e as
vetëm njohje dhe besimi i tij, por është njohje, besim, nënshtrim, respektim i
tij dhe fesë së tij nga jashtë dhe brenda”.[9]
Muhamed b. Nasr El-Meruezij thotë: “Sa i përket fjalës:
“T’i besosh Allahut”, kjo është që ta njësosh , ta besosh me zemër dhe gjuhë,
t’i nënshtrohesh Atij dhe urdhrave të Tij duke e vendosur për të kryer atë që
urdhëroi, duke u shmangur nga përtacia, kryelartësia dhe inati, nëse e bën këtë
fiton dashurinë e Pejgamberit sal’allahu alejhi ue selem dhe i largohesh
hidhërimit të tij”.[10]
Komentimi i fjalëve të selefit: “Imani është fjalë dhe
vepër”:
1.Fjala e zemrës: Ky është besimi i prerë ndaj Allahut,
melaikeve. librave, të dërguarve dhe ditën e Gjykimit. Në këtë hyn imani në atë
që erdhi i Dërguari sal’allahu alejhi ue selem.
Argument për emërtimin e besimit i cili është në zemër me
“fjalë” është hadithi i Usame b. Zejd ku tha: “A ia ke hapur zemrën që të
kuptosh a e ka thënë apo jo?”.[11]
Neveviju rahimehullah, thotë: “Derisa të kuptosh a e ka
thënë apo jo. Ai i cili e thotë këtë është zemra”.[12]
Pra, Pejgamberi sal’allahu alejhi ue selem e përkatësoi
fjalën në zemër. Ai nuk ka dyshim aspak se ai këtë e tha me gjuhën e tij, nga
ai e dëgjoi Enesi r.a., mirëpo Pejgamberi sal’allahu alejhi ue selem e kishte
për qëllim a ishte i drejtë në fjalën e tij apo e tha nga frika e armës.
2.Fjala e gjuhës: Siç është dëshmia e teuhidit për
Allahun, është ajo në të cilën Pejgamberi sal’allahu alejhi ue selem i
urdhëronte njerëzit kur i thirte në Islam. I gjithë ummeti ka ixhma se ai i
cili nuk i shqipton dy dëshmitë, duke pasur mundësi për këtë, ai është
jobesimtarë dhe nuk ka hy në Islam.[13]
Fjala e gjuhës pa fjalën e zemërs është fjalë e
munafikave, Allahu i Lartësuar thotë: “...Ata flasin me gjuhët e veta atë që
nuk e kanë në zemrat e tyre”. (Fet’h, 11)
3.Vepra e zemrës: Kjo është dashuria e Allahut dhe të
Dërguarit, madhërimi i Allahut dhe të Dërguarit, frika prej Allahut, kthimi ka
Ai, sinqeriteti, mbështetja tek Ai....dhe të tjera prej veprave të cilat i
sjellë besimi siç e sjellë shkaku ndodhinë.
Allahu i Lartësuar thotë: “E, besimtarë të vërtetë janë
vetëm ata, të të cilëve kur përmendet All-llahu u rrëqethen zemrat e tyre, të
cilëve kur u lexohen ajetet e Tij u shtohet besimi, dhe që janë të mbështetur
vetëm te Zoti i tyre”. (Enfal, 2)
4.Veprat e gjymtyrëve: Siç janë: namazi, zekati, therrja,
zotimi, tavafi, që të gjitha janë prej veprave të gjymtyrëve dhe janë prej
veprave të imanit.
Allahu i Lartësuar thotë: “Thuaj: “Namazi im, kurbani im,
jeta ime dhe vdekja ime janë thjesht për All-llahun, Zotin e botëve. Ai nuk ka
shok (nuk adhuroj tjetër). Me këtë (thjeshtësi të adhurimit vetëm për Zotin)
jam i urdhëruar dhe jam i pari i muslimanëve (i pari që pranoj dhe bindem)!”.
(En’am, 162-163)
Dhe i Lartësuari tha: “Andaj ti falu dhe prej kurban për
hir të Zotit tënd!”. (Keuther, 2)
Ibnul Kajimi rahimehullah, thotë: “Ehlu sunneti janë të pajtimit se imani humbet dhe se besimi nuk bën dobi nëse nuk ka vepra të zemrës, të cilat janë dashuria dhe nënshtrimi ndaj Tij. Ashtu siç nuk u bëri kjo dobi Iblisit, faraonit dhe popullit të tij, jehudëve dhe mushrikëve të cilët besonin vërtetësinë e Pejgamberit sal’allahu alejhi ue selem, të cilët e pohonin këtë fshehtas dhe haptas. Ata thonin: “Ai nuk është gënjeshtarë mirëpo nuk i besojmë dhe nuk e pasojmë”. Nëse imani humbë me humbjen e veprës së zemrës, atëherë nuk është e paqartë humbja e imanit me humbjen e veprës më të madhe të gjymtyrëve”.[14]
Muhamed Xhiritlij
Përktheu: Rexhep MEMISHI
Teuhid.NET
[1]
Mexhmu Fetava 366/7
[2]
Kitabul Iman të Ibn Tejmijes, f.176
[3]
Usul iatikad të Lalekait me zinxhir të vërtetë
[4]
Temhid, 238/9
[5]
Iman, Ibn Tejmije, f.107
[6]
Sheria të Axhorit, 611/2
[7]
El-Iman të Ibn Tejmijes, f.230
[8]
Umdetul Karij, 103/1
[9]
Zadul Mead 42/3
[10]
El-Iman të Ibn Tejmijes, f.186
[11]
Transmeton Muslimi, nr.140
[12]
Sherhu Nevevij ala Muslim, 104/2
[13]
Sherhu Nevevij ala Muslim, 149/1
[14]
Kitabu Salat, Ibn Kajim, f.37



