Shejhul Islam Ibn Tejmije, bën dallim mes
meseleve të qarta dhe atyre të fshehta në çështjen e tekfirit konkret, në meseletë
e shirkut dhe kufrit të qartë. Nëse argumenti i ka arritur, ai e gjykon me
kufër apo shirk. Vetëm nëse është i ri në Islam apo ka jetuar në vend të largët
nga muslimanët. Gjë që është e kundërt sa i përket meseleve të panjohura ku
duhet të largohet dyshimi.
Prandaj, është mirë të përmendim rregullat
e dijetarëve për meseletë e qarta dhe ato të fshehta e të panjohura. Çfarë hyn
në çdonjërën prej tyre. Këtu do të përmendim shkurtimisht, ndërsa për më
hollësisht duhet të kthehemi në librat përkatës.[1]
-Rregullat kryesore të dijetarëve rreth meseleve të qarta dhe të fshehta-
Së pari: rregulli i meseleve të qarta:
1. Ato janë mesele të njohura detyrimisht nga feja jonë. Të
cilat i njohin edhe njerëzit e thjeshtë edhe të tjerët nga muslimanët.
2. Janë mesele për të cilat ka ixhma në
argumentim, të cilat janë të prera padyshim, pa te’vil dhe gabim.
3. Ato janë mesele të dukshme, të qarta,
të cilat muslimanët i përcjellin gjeneratë pas gjenerate.
Së dyti: rregulli i meseleve të fshehta
dhe të panjohura:
1. Mesele të panjohura në fe në mënyrë
detyruese ngase janë të fshehta. Mbase nuk janë të përhapura tek njerëzit e
thjeshtë.
2. Mesele për të cilat ka polemikë mes
ehlu sunetit dhe të tjerëve. Injoranca në këto mesele është si shkak i dyshimit
të cilin e përkatësojnë në Kur’an dhe Sunnet. Mesele ku ndodh gabimi dhe
te’vili.[2]
3. Mesele të fshehta të cilat nuk njihen
thjeshtë vetëm me argument, por duhet të përdoret mendja për t’i kuptuar.
-Çfarë bën pjesë nën mesele të qarta-
1. Teuhidul Uluhije dhe realizimi i tij,
lënia e shirkut, siç është adhurimi i varrit, zotimi për ta, kërkimi ndihmë në
vështirësi prej tyre, lutja dhe therja për to.
2. Mesele të njohura detyrimisht nga feja,
siç janë të njohura me emrin: ligje doemos të njohura, si falja e namazit,
zekati, agjërimi, haxhi, ndalesa e amoralitetit, ndalesa e rakisë, zinasë dhe
kamatës dhe të tjera prej çështjeve të ndaluara detyrimisht.
3. Meseletë degëzuese të cilat janë të
njohura tek njerëzit, siç është dispozita e ngrënies në agjërim dhe të folurit
në namaz.
-Çfarë bën nën mesele të panjohura-
1. Meseletë e emrave dhe cilësive, për të
cilat ka polemikë mes ehlu Sunnetit dhe grupeve të tjera të cilat kundërshtojnë
ehli Sunnetin në këtë kaptinë. Siç është istivaja, shikimi i Allahut, përpos
cilësive të cilat kanë të bëjnë me rububijen e Tij, siç janë kudreti dhe
dituria. Këto mesele hyjnë nën meseletë e qarta. Ngase kjo ka të bëjë me
teuhidin rububije.
2. Besime të grupeve të cilat janë në
kundërshtim me ehlu Sunnetin, të cilat u kundërvihen teksteve të sheriatit. Siç
janë murxhitë të cilët i kundërvihen ehlu Sunnetit në meselenë e imanit.
3. Meseletë e degëve të sheriatit të cilat
nuk janë të njohura për njerëzit e thjeshtë. P.sh.: ndalesa e martesës së gruas
së bashku me hallën apo tezën e saj. Apo ajo se ai i cili vret me qëllim nuk
trashëgon. Se gjyshes i takon një e gjashta në trashëgimi dhe dispozita të
ngjashme. Ai i cili i ndërron këto, nuk shpallet kafir, ngase kjo dituri nuk
është e përhapur tek njerëzit e thjeshtë.
-Tekstet e shejhul Islam Ibn Tejmijes, mbi dallimin mes meseleve të qarta
dhe atyre të fshehta rreth tekfirit konkret-
1. Ibn Tejmije, rahimehullah, kur flet për
mutekeliminët dhe gabimet e tyre, thotë: “Nëse kjo është në fjalë të fshehta
dhe të panjohura, mund të themi se është gabimtar i devijuar, të cilit nuk i
është ngritur argumenti. Mirëpo kjo nuk vlen për disa grupe të tyre në çështje
të qarta që njihen nga të gjithë muslimanët. Saqë edhe jehudët dhe të
krishterët e dinë se Muhamedi, alejhi selam, është dërguar me këto dhe i ka shpall
kafirë kundërshtarët. Siç është urdhri i Allahut për adhurimin e Tij, ndalesa
nga adhurimi i të tjerëve pos Allahut, melaqet, Pejgamberët, diellin, hënën,
yjet apo idhujt. Kjo është çështja më e qartë në Islam. Po ashtu, urdhri i Tij
për faljen e pesë kohëve të namazit, obligimi dhe madhërimi i tij (namazit).
Siç është armiqësimi kundër jehudëve, krishterëve, mushrikëve, sabijëve dhe
mexhusëve. Siç është ndalesa e amoralitetit, kamatës, alkoolit dhe bixhozit
etj,[3] pastaj
e sheh se shumë prej të parëve të tyre, ranë në këto çështje andaj u bënë
murtedinë”.[4]
-Ky tekst është prej më të qartave nga Ibn
Tejmije në këtë mesele. Prej kësaj përfitojmë disa çështje:
1. Ai bën dallim mes atij i cili bën kufër
në mesele të qarta dhe atij i cili bën kufër në mesele të panjohura në çështjen
e tekfirit.
2. Atë i cili ra në kufër në mesele të
panjohura para se t’i ngrihet argumenti, e cilësoi si gabimtar të devijuar.
3. Atë i cili ra në kufër të meseleve të
qarta, e cilësoi me ridde dhe dalje nga Islami.
4. Shejhul Islami përmendi çfarë bën pjesë
nën mesele të qarta, p.sh:
a. Teuhidi, që do të thotë urdhri për
adhurimin e Allahut Një.
b. Shirku, që do të thotë adhurimi i
dikujt tjetër pos Allahut, prej melaqeve, Pejgamberëve, diellit apo hënës.
c. Çështjet e njohura detyrimisht nga
feja, siç janë falja e namazit, armiqësimi i feve të kufrit, ndalesa e
amoralitetit, kamata, rakia dhe bixhozi.
2. Shejhul Islami, në librin e tij
“Sherhul Umde” kur flet për kufrin e lënësit të namazit, thotë: “Në esencë, çdo
refuzim i lajmit të Allahut apo urdhrave të Tij është kufër, qoftë kjo mesele e
hollë apo e dukshme. Mirëpo, mund të falet nëse rrugët e mësimit të saj janë të
panjohura, nëse është punë e vogël në degë të sheriatit.....[5]
3. Ibn Tejmije, kur flet për tevesulin dhe
llojet e tij, thotë: “Me fjalën tevesul, synojmë tre çështje. Dy kuptime për të
cilat janë pajtuar të gjithë muslimanët. Njëra është esenca e imanit dhe Islamit.
Kjo është tevesuli me imanin. E dyta, lutja e tij dhe shefati i tij. Edhe kjo
është e dobishme. Me këtë afrohet tek Ai me pajtimin e të gjithë muslimanëve.
Kush e mohon tevesulin me një nga këto dy kuptime ai është kafir, murted, nga i
cili kërkohet të pendohet. Nëse pendohet, mirë, përndryshe vritet si murted.
Tevesuli me iman ndaj Tij dhe respektimin e tij, është esenca e fesë. Kush e
mohon këtë, kufri i tij është i qartë për të gjithë”.[6]
-Ky tekst është i qartë se shejhul Islami
bën dallim në meselenë e tekfirit konkret mes meseleve të cilat i quan të
qarta, kufri i tij është i njohur për të gjithë, dhe në mesele të panjohura për
të cilat shejhul Islami solli disa shembuj. Ai i cili i vepron ato është gabimtar i devijuar, nuk shpallet kafir ngase kjo
mesele është e panjohur. Pra nëse rrugët për mësimin e një mesele janë të
panjohura, ajo falet. Mirëpo nëse ajo është prej bazave të fesë, prej lajmeve
dhe urdhrave, atëherë është e kundërta.
-Ky kuptim nuk është kuptim i veçantë i ynë
i fjalëve të shejhul Islam ibn Tejmijes. Ky është kuptimi i dijetarëve të mëdhenj,
të cilët kanë folur për qëndrimin e Ibn Tejmijes rreth meseleve të tekfirit
konkret.
Do t’i përmendim tekstet e tyre si vijon:
Tekstet e dijetarëve për shpjegimin e
dallimit të Ibn Tejmijes të meseleve në ato të qarta dhe të panjohura gjatë
tekfirit konkret.
Me ndihmën e Allahut, do të përmendim
tekstet e dijetarëve të thirrjes së teuhidit për atë se Ibn Tejmije dallon mes
meseleve të qarta dhe atyre të panjohura në meselenë e tekfirit konkret. Fjalët
e Ibn Tejmijes nuk mund t’i kuptojë mirë vetëm se ai i cili i njeh bazat e tij,
i cili i ka lexuar dhe përdorur shumë fjalët e tij duke ia mbledhur të gjitha
fjalët në një vend. Ndërsa dijetarët e thirrjes selefije në Nexhd, Allahu i
mëshiroftë, janë prej njerëzve më të dijshëm rreth metodës së Ibn Tejmijes në
çështjen e tekfirit konkret.
1. Shejhul Islam, Muhamed b. AbdulVehabi,
Allahu e mëshiroftë, thotë: “Këto janë fjalët e tij në çdo vend ku jemi ndalë
nëpër libra. Ai nuk përmend tekfirin konkret vetëm se e sqaron atë. Ai tregon
se qëllimi i tij kur ndalet nga tekfiri konkret është vetëm para se të arrijë
argumenti. Nëse i ngrihet argumenti, ai e gjykon atë sipas asaj që vepron, ose
shpallet kafir, ose fasik apo mëkatar. Ai, Allahu e mëshiroftë, ka treguar se i
ka për qëllim meseletë jo të qarta. Siç e tha këtë gjatë demantit kundër
mutekeliminëve, ku tha se disa imamë të tyre bëjnë shumë ridde nga feja.
Pastaj, shejh Muhamed b. AbdulVehabi, solli
tekstin e Ibn Tejmijes ku bën dallim mes meseleve të qarta dhe të panjohura, tekst
të cilin e kemi përmendur më lartë. Pastaj, ai (Ibn AbdulVehabi) tha: “Pra
mendo rreth kësaj se si t’i largon dyshimet”.[7]
Pastaj, pasi përmendi fjalët e Ibn Tejmijes për tekfirin konkret të njeriut i
cili ka bërë kufër apo shirk në mesele të qarta, ai (Ibn AbdulVehabi) tha:
“Shiko fjalët e tij për tekfirin konkret...ky është ai të cilin e përkatësojnë
armiqtë e fesë se nuk e shpall kafir njeriun konkret”.[8]
2. Shejh Muhamed b. AbdulVehabi,
rahimehullah, ka thënë: “Shiko fjalët e tij si bën dallimin mes meseleve të
fshehta, të panjohura dhe ajo për të cilën flasim ne, për tekfirin konkret.
Mendo rreth ixhmasë të cilën e transmetoi për ridden e Fahr Razit, edhe pse ai
tek dijetarët tuaj konsiderohet nga katër imamët”.
3. Shejh Abdullah b. AbduRrahman Ebu
Betini, myftiu i Nexhdit në kohën e tij, thotë: “Fjala jote se shejhu (Ibn
Tejmije) thotë se atij i cili vepron diç prej punëve të shirkut nuk i thuhet
mushrik dhe kafir derisa t’i ngrihet argumenti. Ai nuk e tha këtë për shirkun e
madh, për adhurimin e dikujt tjetër pos Allahut dhe të ngjashme me këtë prej
kufrit. Ai e tha këtë për meseletë e panjohura, siç tha: “Nëse kjo është në
fjalë të panjohura”.[9]
4. Hamid b. Atik, rahimehullah, prej
dijetarëve të thirrjes së teuhidit, duke sqaruar dallimin mes meseleve të qarta
dhe të panjohura sa i përket çështjes së tekfirit konkret, thotë: “Meseleja e
tekfirit konkret është mesele e njohur, pra nëse e thotë një fjalë që thënia e
saj është kufër. Prandaj, thuhet se kush e thotë këtë fjalë bën kufër, ndonëse
njeriu konkret nuk shpallet kafir derisa t’i ngrihet argumenti. Mirëpo kjo
është në meseletë e panjohura ku argumenti është i panjohur për disa njerëz.
Siç është në meseletë e kaderit dhe
irxhasë, etj. Disa fjalë të tyre përmbajnë fjalë të kufrit ku refuzohen
argumente nga Kur’ani dhe Sunneti mutevatir. Kështu, ka fjalë e cila përmban
kuptim të kufrit, mirëpo personi nuk gjykohet me kufër ngase ka mundësi të ketë
injorancë. Apo nuk e di tekstin e argumentit, apo nuk e di kuptimin e tij.
Ngase sheriati obligohet vetëm pas arritjes së tij. Këtë e përmendi Shejhul Islam
Ibn Tejmije në shumë prej librave të tij. Ai e përmendi tekfirin konkret tek
disa nga mutekeliminët pasi e vërtetoi këtë mesele. Ai tha: “Nëse kjo është në
mesele të panjohura, mund të themi se nuk shpallen kafirë. Mirëpo me ata kjo
ndodh në mesele të qarta, të njohura detyrimisht nga feja”. Në këtë rast, nuk
ndalet në tekfirin e atij i cili i thotë”.[10]
5. Shejh Sulejman b. Suhmani, thotë: “Shih
fjalët e shejhul Islamit, fjalë të cilat nuk mund të jenë të paqarta. Kur ai
përmendi fjalët e disa grupeve, thotë: “Nëse kjo është në fjalë të panjohura, mund
të themi se është gabimtar i devijuar. Mirëpo kjo tek disa nga grupet e tyre
ndodh në çështje të qarta. Gjëra të cilat i njohin të gjithë muslimanët se janë
nga feja Islame”. Pastaj përmendi fjalët tjera të shejhul Islamit për meseletë
e qarta dhe të panjohura”.[11]
Pastaj thotë: “Shih në fjalët e këtij
imami se si përmendi tekfirin e Fahër Razit, Ebi Miasherit dhe të tjerëve prej
autorëve të njohur të cilët bënë kufër dhe dolën nga Islami”.[12]
6. Shejh Ebu Betini, tregon tekstualisht
se Ibn Tejmije bën dallim mes meseleve të qarta dhe atyre të panjohura në
çështjen e tekfirit konkret. Ai thotë: “Shih se si bën dallim mes meseleve të
qarta dhe atyre të panjohura. Në meseletë e fshehta e të panjohura të cilat
janë kufër, thuhet se personi është gabimtar i devijuar të cilit nuk i është
ngritur argumenti. Mirëpo, këtë nuk e thotë për çështjet e qarta. Për ato tha:
“Do të gjesh se shumica prej të parëve të tyre kanë rënë në këto mesele,
prandaj u bënë murtedinë”. Pra gjykoi për ridden e tyre në mënyrë absolute. Ai
nuk u ndal për të mos të gjykuar ndaj të paditurit. Pra fjalët e tij janë shumë
të qarta sa i përket ndarjes mes dy llojeve të meseleve (të qarta dhe atyre të
panjohura)”.[13]
7. Shejh Muhamed b. AbdulVehabi, duke
treguar për pajtimin e tij me mendimin e Ibn Tejmijes, sa i përket meselesë së
tekfirit konkret dhe dallimit mes meseleve të qarta dhe të panjohura, thotë:
“Personi konkret, nëse shpreh diç që është kufër, ai nuk gjykohet me kufër
derisa t’i ngrihet argumenti, ndërsa pas ngritjes së tij ai i cili e braktis
ate bëhet kafir. Mirëpo, kjo është në meseletë e panjohura të cilat mund të mos
e kenë argumentin e njohur tek disa njerëz. Por në meseletë e njohura dhe të
qarta, të cilat ndodhin tek njerëzit, mesele të cilat njihen detyrimisht nga
feja, në këto raste nuk ndalemi për kufrin e atij i cili e shpreh atë”.[14]
8. Dijetari i madh, Muhamed b. Ibrahim Ale
Shejh, myftiu i Saudisë në kohën e tij, vërteton këtë dallim mes meseleve të
qarta dhe të panjohura në meselenë e tekfirit konkret. Ai thotë: “Sa i përket meselesë
së tekfirit konkret, ka prej njerëzve që thonë se njeriu konkret nuk shpallet
kafir asnjëherë. Ata argumentohen me disa fjalë të Ibn Tejmijes të cilat i kanë
kuptuar gabimisht. Mendoj se nuk e shpallin në mënyrë konkrete vetëm se atë i
cili është shpall si kafir tekstualisht nga Kur’ani. Siç janë faraoni etj,
mirëpo tekstet nuk përmendin çdonjërin në këtë mënyrë. Pastaj ata për të cilët
u ndalën dhe nuk i shpallën kafirë, kanë të bëjnë për çështje të cilat argumentet
i kanë të panjohura. Në këto raste ai nuk shpallet kafir derisa t’i ngrihet
argumenti. Ndërsa nëse i sqarohet në mënyrë të mjaftuar, ai shpallet kafir, e
kuptoi apo jo. Ngase kufri i kafirëve nuk është i tëri nga inati. Sa i përket
asaj që njihet nga feja detyrimisht se Pejgamberi, sal’Allahu alejhi ue selem, erdhi
me atë, nëse vepron diç prej kësaj, ai shpallet kafir menjëherë. Në këtë rast
nuk ka nevojë për t’u njoftuar, qoftë kjo në çështje të bazave apo në degë të
sheriatit, derisa nuk është i ri në Islam”.[15]
-Nga ajo që përmendëm, përfundojmë:
1. Shejhul Islam Ibn Tejmije në meselenë e
tekfirit konkret bën dallim mes meseleve të qarta dhe atyre të panjohura.
2. Rregulli për meseletë e qarta dhe të
panjohura tek shejhul Islam Ibn Tejmije, rahimehullah.
3. Shejhul Islam përmendi rregullin e
meseleve të qarta, ato janë meseletë e njohura detyrimisht nga feja për të
gjithë muslimanët, që njëherazi janë edhe simbolet më të dukshme të Islamit,
dhe përmendi disa shembuj.
4. Nëse njeriu konkret bie në mesele të
shirkut të qartë, ai shpallet kafir, ndërsa për mesele të panjohura nuk
shpallet kafir derisa t’i largohen dyshimet.
5. Dijetarët e thirrjes së teuhidit në
Nexhd, janë të pajtimit me këtë qëndrim të Ibn Tejmijes. Ata shpjeguan
qëndrimet dhe tekstet e Ibn Tejmijes. Ata janë: Imami, ripërtërirësi shejh
Muhamed b. AbdulVehab, myftiu i Nexhdit Ebu Betini, dijetari i madh Sulejman b.
Suhmani, shejh AbduRrahman b. Hasen, autori i librit “Fet’hul Mexhdit”, shejh
AbduLatif b. AbduRrahman b. Hasen, shejh Hamed b. Atik, shejh Ibrahim b.
AbduLatif b. AbduRrahman b. Hasen, vëllai i tij Abdullahu, shejh Muhamed b.
Ibrahim Ale Shejh, siç i përmendëm tekstet e tyre.
6. Ky dallim mes meseleve të qarta dhe të panjohura, dallon nga bidatçinjët në ndarjen e fesë në baza dhe në degë në mesele të tekfirit. Meseleja mund të jetë prej bazave por të jetë e panjohur, prandaj njeriu konkret nuk shpallet kafir. Po ashtu, ajo mund të jetë prej meseleve degëzuese, mirëpo është e qartë dhe e njohur, andaj personi konkret edhe shpallet kafir”.[16]
Ebul Ula b. Rashid b. Ebil Ula Rashid
Libri: Dawabit-tekfir el muajen (Në recensim të Shejh Salih el-Feuzan), libri është i përkthyer në gjuhën shqipe
Përktheu: Teuhid.NET
[1] Për më shumë rreth kësaj çështje,
mund të lexoni në librin “Aridul xhehl” f.37
[2] Shih për meseletë e fshehta:
1.Bejanul Edhher f.10, 2.Risaletu Tekfiril Muajen f.41, 3. Fetava shejh Muhamed
b. Ibrahim 190/2, Dureru Senije 437-438/10, Fetava ibn Baz.
[3] Shih për këtë: Kavaid ibn Erexheb
f.323, Sherh Muslim 205/1, Eshbah ve Nexhair f.220, Imanul Eusat f.161, Meusua
fekhije 200/16
[4]Mexhmu Fetaca 54/4
[5]Bejanul Edhhar f.10
[6]Mexhmu Fetava 153/1
[7]Dureru Senije 405-406/9
[8]Dureru Senije 418/9
[9] Dureru Senije 388/10
[10] Dureru Senije 433/10, shih edhe
fjalët e Sulejman Suhmanit, Abdullahit dhe Ibrahimit, djemtë e AbduLatifit
në Dureru Senije 433/10
[11]Dureru Senije 515/10
[12]Direri Senije 517/10
[13]Dureru Senije 355/10
[14]Shih qëndrimin e AbduRrahman b.
Hasen në Fetava Eimeti Nexhdije 144/3, Dureru Senije 244/8
[15]Fetava shejh Muhamed b. Ibrahim
73-74/1, shih Fetava ibn Baz f.139-142
[16]Shih librin “Aridul Xhehël” f.78



