Dyshimi i parë i demokratëve: Dobia e përgjithshme

Na kanë habitur këta nxitës për demokraci, kur thonë se kjo është një e mirë e cila na erdhi nga perëndimi, herë thonë se kjo është e keqe e cila na duhet patjetër, herë thonë se kjo është rrugë për të ndihmuar Islamin, nga kjo huti ata na tregojnë se nuk i masin punët me peshoren e Sheriatit

Sa i përket atyre të cilët thonë se pjesëmarrja në demokraci është dobi e madhe për të përmirësuar gjendjen aq sa kemi mundësi, për të sjellur dobi dhe pakësuar të keqen, sipas mundësisë, u themi atyre se kjo çështje nuk është mesele e dobisë dhe dëmit, fitim apo humbje, kjo mesele është prej meseleve të Islamit apo kufrit, teuhid apo shirk...

Kush beson obligueshmërinë e njësimit të Allahut në gjykim, atij nuk i lejohet të toleron në këtë bazë të madhe e cila është prej shtyllave të teuhidit, duke u bazuar në ruajtjen e disa interesave supozuese dhe sekondare...

Nuk ka interes më të madh se ruajtja e teuhidit të Allahut, mësimi dhe edukimi i njerëzve në këtë...

Mjerimi dhe humbja më e madhe është të jesh i mangët në teuhid për të arritur disa dobi supozuese...

Nëse jemi të mangët në teuhid, atëherë cila është vlera e dobive të tjera?

Siç është e njohur se prej kushteve të ndryshimit të së keqes është që kjo mos të shpie në një të keqe më të madhe, po ashtu prej kushteve të sjelljes së dobisë është që ajo mos të shpie në të keqe më të madhe:

Shejhul Islam Ibn Tejmije rahimehullah, thotë: “E mira lihet në dy raste: nëse ajo bën të humbim diç e cila është më e mirë se ajo apo nëse është e pandarë nga një e keqe e cila është shumë më e dëmshme se dobia e të mirës”. (Fetava 20/53)

Shejh Muhamed Kutub përmend disa prej dëmeve të demokracisë: “Kur neve hyjmë në lojën e demokracisë, ne humbim shumë në çështjen “La ilahe il-lallah”. Çështja e parë të cilën e humbim është transferimi ynë në zgjedhjen e masës së gjerë, Allahu subhanehu ue teala thotë: “Kur All-llahu ka vendosur për një çështje, ose i dërguari i Tij, nuk i takon (nuk i lejohet) asnjë besimtari dhe asnjë besimtareje që në atë çështje të tyre personale të bëjnë ndonjë zgjidhje tjetërfare. E kush e kundërshton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, ai është larguar shumë larg së vërtetës.” (Ahzab, 36)

Çështja e adhurimit të Allahut pa i përshkruar ortak është çështja e fjalës La ilahe il-lallah. Kuptimi i kësaj është që vetëm Allahu të jetë i adhuruar, Ai është i adhuruari në rituale, vetëm Ai është Ligjvënës, Ai është Vendosës i vlerave dhe principeve, Ai është Vendosës i metodës së jetës së njerëzve. Në këtë çështje, muslimani nuk ka zgjidhje tjetër, përderisa ai pranon dhe beson Islamin:

Kur hyjmë në lojën e demokracisë, gjëja e parë të cilën e bëjmë është shndërrimi i këtij obligimi të Zotit në çështje ku duhet të mbështetemi në mendimin e njerëzve, ku merret pëlqimi apo refuzimi i tyre. Duke i dhënë shancë të thuhet: Juve jeni pakicë dhe se pakica nuk lejohet të refuzon mendimin e shumicës. Pra kjo është çështje e mendjes, nuk është çështje obligimi ndaj të gjithëve.

Zbatimi i Sheriatit është detyrë nga Zoti, kjo nuk ka të bëjë me numrin e votave, njerëzit nuk kanë zgjidhje sa i përket asaj se ta pranojnë apo jo, sepse nuk mund ta refuzojnë e pastaj të mbesin mysliman!

Kjo duhet tu paraqitet njerëzve si detyrë nga Zoti, se ai i cili ia kthen shpinën gjykimit të Allahut, është murted (del nga feja) dhe se të gjithë njerëzit duhet ta zbatojnë, qofshin udhëheqës apo të udhëhequr. Edhe nëse ekziston xhematë apo organizatë e cila kërkon këtë apo jo. Sepse kjo nuk është e ndërlidhur me kërkesë të njerëzve, por këtë e kërkoi Zoti i botëve nga robërit e Tij si obligim.

Ky kuptim është i fshehur dhe nuk perceptohet prej njerëzve apo së paku humbin mbushjen aktivizuese, kur ata futen në lojën demokratike, e cila lojë vendoset sipas shumicës së votave.

Humbja e dytë kur njerëzit futen në lojën demokratike, është tretja e çështjes së Sheriatit. Legjitimitetin e arrin në demokraci ai i cili i fiton shumicën e votave, ndërsa kjo nuk është peshore e Zotit. Peshore e Zotit është gjykimi me Sheriat. Andaj, kush shmanget nga gjykimi i Sheriatit të Allahut, ai nuk ka legjitimitet në fenë e Allahut edhe nëse i merr të gjitha votat, jo vetëm shumicën. Kjo është rrugë e cila e ndanë Islamin dhe demokracinë.

Kur neve futemi në lojën e demokracisë, duhet patjetër të pohojmë legjitimitetin e atij i cili merr shumicën e votave edhe nëse ai nuk gjykon me sheriat të Allahut, sepse ky është ligji i kësaj loje të cilin nuk mund ta kundërshtojmë. Në këtë mënyrë futemi në ndalesë të besimit. Kjo është legjitimimi i një çështje për të cilën Allahu i Lartësuar tha se është kufër, kjo është legjislacioni sipas të tjerëve pos asaj që Allahu zbriti. Sado që të themi haptas dhe fshehtas se neve nuk pajtohemi me ligj tjetër pos asaj që Allahu ka zbritur, neve duhet patjetër t’i nënshtrohemi ligjeve të lojës, përderisa jemi pajtuar të luajmë me to. Madje, shpesh herë kemi kërkuar të na lejohet të luajmë sipas tyre, madje kemi protestuar kur jemi privuar nga kjo e drejtë”. (Si ti thërrasim njerëzit, Muhamed Kutub)

Shejhul Islam Ibn Tejmijje ka alarmuar nga shikimi vetëm në të mira duke mos shikuar aspak në të këqijat, ai tha:

“Disa njerëz shikojnë vetëm nga këndi i të mirave, andaj edhe verifikojnë këtë anë edhe nëse kjo sjellë dëme të mëdha”. (Mexhmu Fetava 20/58)

S’ka polemikë mes dijetarëve se është obligim ndalja e të keqes edhe nëse e keqja është më e madhe se dobia...

Izz ibn AbduSelami ka thënë: “Nëse mblidhen të mirat dhe të këqijat, nëse kemi mundësi të arrijmë dobitë dhe t’i ndalim të këqijat, këtë e bëjmë duke praktikuar urdhrin e Allahut subhanehu ue teala, argument është fjala e Allahut të Lartësuar: “Keni frikë Allahun sa të keni mundësi”. Nëse nuk kemi mundësi të mbrohemi nga të këqijat dhe të arrijmë të mirat, nëse e keqja është më e madhe se dobia, ndalim të keqen dhe nuk na intereson dobia aspak, Allahu i Lartësuar thotë: “Të pyesin ty për verën dhe bixhozin. Thuaj: “Që të dyja janë mëkat i madh, e ka edhe dobi në to (të pakta) për njerëz, por dëmi i tyre është më i madh se dobia e tyre. Të pyesin ty edhe se ç’do të japin. Thuaj: “Tepricën”! Kështu ua sqaron All-llahu juve argumentet ashtu që të mendoni (çka është mirë e çka është keq).” (Bekare, 219)

Pra, e ndaloi sepse dëmi i tyre është më i madh se dobia. Sa i përket dobisë së alkoolit, ajo është me tregti dhe të ngjashme me këtë, ndërsa dobia e bixhozit është nga ajo që fiton ai i cili luan bixhoz”. (Kauaidul Ahkam, 1/84)

Në usul, rregulli thotë: “Mbrojtja nga të këqijat ka përparësi para arritjes së dobive”.

Ibn Nexhari thotë: “Një çështje nëse sillet mes ruajtjes nga e keqja e saj dhe arritja e dobisë, përparësi ka ruajtja nga e keqja se sa ruajtja e dobisë”. (Sherh Keukeb Munir, 447/4)

Ibn Nexhimi thotë: “Ruajtja nga të këqijat ka përparësi para arritjes së dobive. Nëse vjen ndesh e keqja me dobinë, i jepet përparësi ruajtjes nga e keqja në përgjithësi. Sepse, Sheriati i jep kujdes më shumë ndalesave se urdhëresave. Mu për këtë, Pejgamberi sal’allahu alejhi ue selem tha: “Nëse u urdhëroj për diç, veproni atë sa të keni mundësi, nëse u ndaloj nga diçka, largohuni prej saj”. Në “Keshf” transmetohet hadithi: “Lënia e një grimce nga ajo që Allahu ka ndaluar është më e mirë se adhurimi i njerëzve dhe xhinëve në tërësi”. Andaj, është e lejuar lënia e obligimit për të larguar vështirësinë e madhe, ndërsa nuk lejohet veprimi i ndalesave, posaçërisht mëkatet e mëdha.

Ngjashëm me këtë, është ajo të cilën e përmend Bezazij në “Fetava”: “Ai i cili nuk gjen me çka të mbulohet nga sytë e njerëzve, len pastrimin nga kryerja e nevojës, qoftë edhe nëse është rreth lumit. Sepse, ndalesa ka përparësi para urdhrit, saqë ndalesa ngërthen në vete çdo kohë, ndërsa tek urdhri nuk është e njëjta.

Kur një gruaje t’i është obliguar pastrimi, pastaj ajo nuk gjen diç të mbulohet nga sytë e burrave, ajo e vonon këtë”. (Eshkak ve Nedhair të Ibn Nexhim, 90/1)

Siç erdhi kjo në rregullat për arritjen deri tek mendimi më i vërtetë, ndalesa ka përparësi para lejesës, pra kjo kthehet në dhënien përparësi ndaljes së dëmit para arritjes së dobisë.

Dijetari i njohur, Zekerija El-Ensari rahimehullah, thotë: “Ndalesa ka përparësi para obligimit, sepse kjo është me rëndësi më të madhe, pra largimi i të keqes”. (Gajetul Vusul 161/1)

Me këtë bëhet e qartë ndalesa e dhënies përparësi të arrihet dobia duke sjellë dëme të cilat i  bën ai i cili zhytet në demokraci për të arritur disa përfitime prej saj.

Dije se dijetarët e cilësojnë shirkun si e keqja më e madhe, pra sipas tyre çdo dobi bije poshtë kur është fjala që të bëhet shirk.

Këtë e deklaroi shejhul Islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë, kur thotë: “Shirku, të folurit për Allahun pa dituri, amoraliteti nga jashtë dhe brenda dhe zullumi, nuk përmbajnë diçka prej dobive”. (Fetava 14/476)

Pastaj, ai thotë: “Ka ndalesa të tilla të cilat në Sheriat janë të prera, nuk lejohen asnjëherë, as për patjetërsim e as për rast tjetër pos patjetërsimit. Siç janë shirku, amoraliteti, të folurit për Allahun pa dituri dhe zullumi, këto katër janë përmendur në fjalën e Allahut: “Zoti im i ndaloi vetëm të këqijat e turpshme, le të jenë të hapta ose të fshehta, ndaloi mëkatin, ndaloi shtypjen e tjetrit pa të drejtë, ndaloi t’i mvishni All-llahut shok pa patur për të kurrfarë argumenti, dhe ndaloi të thoni për All-llahun atë që nuk e dini se është e vërtetë.” (A’raf, 33)

Këto gjëra janë të ndaluara në çdo Sheriat, me ndalesën e tyre janë dërguar të gjithë pejgamberët, nuk lejohet asnjëherë asgjë prej tyre, në asnjë rast prej rasteve, mu për këtë ky ajet zbriti në sure të Mekës”. (Fetava 14/477)

Prej kësaj përjashtohet rasti i dhunës së pranuar në Sheriat, siç do ta shpjegojmë këtë gjatë dyshimit se i jemi të nënshtruar dhunës.

Duhet të kuptohet se dobia nuk është argument i pavarur i cili mund t’u kundërvihet teksteve. Pra, dobia e cila i kundërvihet tekstit nuk është e pranuar.

Kjo është ajo të cilën e definoi autori i librit “Mahsul”: “Siç janë dobitë të cilat sheriati i konsideroi si të kota, p.sh. fjala e disa dijetarëve të cilën ia thanë një prej mbretërve i cili kishte kryer marrëdhënie seksuale me gruan gjatë ditës së Ramazanit, të agjëron dy muaj pa ndërprerje. Kur u kundërshtua me atë se Sheriati e ka urdhëruar të liron një rob, ai përgjigjet me atë se po ta urdhëroja për këtë, kjo do të jetë e lehtë për të dhe do të lironte lehtë robër për të kënaqur epshin e tij.

Dije se kjo është e kotë, sepse është gjykim i kundërt me gjykimin e Allahut, sepse kjo është dobi të cilën njeriu e vendosë sipas mendjes së tij”.

Dije se dobia për të cilën nuk ka argument, me të nuk veprohet përpos nëse plotësohen tre kushte: Të mund të realizohet sigurt; Të jetë e përgjithshme dhe mos të kundërshtohet me ndonjë tekst. Kjo është përmendur në poezi: ‘Kanë përmendur tre kushte, të cilat njerëzit duhet t’i plotësojnë, ato duhet të jenë reale dhe mos të kundërshtojnë argument të sheriatit’; Konsiderimi i këtyre kushteve sa i përket dobisë për të cilën nuk ka ndalesë, as urdhër, është mendimi më i saktë në këtë mesele.

Subkiu përmend mendimet e dijetarëve sa i përket kësaj dobie, ai thotë: “Njëri prej mendimeve është ndalesa në mënyrë absolute, ky është mendimi i shumicës dhe mendimi i dytë thotë se dobia e këtillë konsiderohet e lejuar në mënyrë absolute. Kjo është transmetuar nga Malik ibn Enesi, rahimehullah. Dhe mendimi i tretë është mendimi i autorit që nëse kjo dobi është e patjetërsuar, e prerë dhe e përgjithshme, atëherë është e pranuar, nëse humb njërën prej tre kushteve, atëherë nuk konsiderohet e pranuar”. (Ibhaxh 3/178)

Të gjitha dobitë të cilat i përmendin përkrahësit e demokracisë janë supozuese dhe nuk ka diçka reale, sepse ata mbështeten në vendimin e të përzgjedhurit të tyre për të cilin nuk dihet se a do ta udhëzon Allahu apo jo.

Mirëpo, studimi i cili u përmend, sa i përket kushteve të lartpërmendura nuk ka të bëjë me çështjen e demokracisë, sepse demokracia nuk bën pjesë nën dobi të cilat nuk janë ndaluar në Sheriat, sepse për demokracinë, Sheriati ka dëshmuar se nuk është valide dhe është e pa pranuar.

Gjendja e atyre të cilët dëshirojnë të përmirësojnë gjendjen përmes demokracisë, është sikur palestinezët të cilët u futën në parlamentin e Israelit duke u argumentuar me atë se do ta pakësojnë zullumin! Zullumi me futjen e tyre në të ishte më e madhe se vet zullumi i israelitëve, sepse me këtë u nënshtrohen dispozitave të çifutëve, ata shfaqën miqësim dhe pajtim ndaj shtetit, kushtetutës, kufrit dhe okupimit të tokës së Palestinës. Prandaj, ky është kufri i cili bëhet prej tyre për të larguar diçka prej zullumit të kësaj bote, ndërsa të njëjtit përkatësohen në lëvizje Islamike.

Kjo ngjanë edhe me ata të cilët u futën në demokraci duke u argumentuar me atë se do të përmirësojnë gjendjen sa të munden. Ata me këtë pajtohen me kushtetutat e shirkut, arbitrohen në ligje të shpikura prej njerëzve.

Ata adhurojnë vullnetin e popullit dhe qeverisjen e shumicës, ata pajtohen me qeverisjen e ateistëve dhe laikëve, miqësojnë dhe armiqësojnë në bazë të vatanit e jo të fesë, pra a ka të keqe më të madhe se këto?!

Kjo tregon se ata të cilët pretendojnë përmirësimin e gjendjes, e kanë për qëllim përmirësimin e gjendjes së kësaj bote, edhe nëse kjo shpije në prishje të fesë:

“Arnojmë fenë tonë me prishjen e fesë tonë, nuk na mbetë as feja, as ajo që arnojmë”.

Nijeti i mirë nuk ndërmjetëson për veprën e keqe, mu për këtë Ibn Mes’udi r.a. kur i pa ata të cilët përmendnin Allahun në mënyrë që nuk e kishte bërë Pejgamberi svs, u tha: “Ju jeni hapës të derës së devijimit”.

Transmetohet nga Omer ibn Jahja i cili thotë: Kam dëgjuar babain tim duke treguar nga babai i tij se: Kemi qenë ulur tek dera e Abdullah ibn Mes’udit para namazit të drekës. Kur ai doli, shkuam pas tij deri në xhami. Na erdhi Ebu Musa El-Eshariu dhe tha: A doli Ebu AbduRrahmani? I thamë: Jo. Ai u ul me neve duke pritur deri sa të del. Kur ai doli, u ngritëm së bashku, Ebu Musa i tha: “O Ebu AbduRrahman, unë pak para kam parë në xhami diçka të cilën e refuzova, unë nuk kam parë më parë diç tjetër pos mirë. Ai i tha: Çfarë ke parë? Ebu Musa tha: Nëse jeton do ta shohësh. Pastaj tha: Kam parë në xhami disa njerëz të ulur në hallka duke e pritur namazin. Në çdo hallkë kishte nga një njeri, në dorë kishte guralecë. Ai u thoshte: Thoni 100 herë Allahu Ekber, thuani La-ilahe il-lallah 100 herë, pastaj thoni 100 herë subhanallah, kështu vepronin. Ibn Mes’udi tha: Çfarë u the ti? Ebu Musa u përgjigj: Nuk u thash asgjë, prita mendimin dhe urdhrin tënd”. Ibn Mes’udi tha: Pse nuk i urdhrove t’i numërojnë mëkatet, do t’u garantoja se nuk do t’i humbin të mirat. Pastaj eci dhe neve ecëm me të, derisa arriti tek një prej hallkave dhe u ndal para tyre. U tha: Ç’është kjo që u shoh duke vepruar? Ata thanë: “O Ebu AbduRrahman, janë guralecë me të cilët i numërojmë tekbiret, tehlilet dhe tesbihun. Ai u tha: Numëroni mëkatet tua, unë u garantoj se të mirat nuk do t’u humbin aspak. Mjerrë për juve o ummeti Muhamedit, sa shpejtë u shkatërruat. Në mesin tuaj janë shokët e Pejgamberit svs, teshat e tij akoma nuk janë kalbur, enët e tij akoma nuk janë thyer. Pasha Atë i cili e ka shpirtin tim në dorën e Tij, ose jeni në një fe e cila është më e mirë se feja e Muhamedit, ose juve jeni hapës të derës së devijimit? Ata thanë: Pasha Allahun o Ebu AbduRrahman, nuk patëm ndonjë qëllim të keq, vetëm se të mirën e synuar. Ai tha: Sa njerëz dëshirojnë të mirën, nuk ia qëllojnë. Pejgamberi svs na ka lajmëruar për disa njerëz të cilët do të lexojnë Kur’anin, mirëpo ai nuk ua kalon fytin. Pasha Allahun, ndoshta shumica janë prej juve”. Pastaj u largua prej tyre. Amër ibn Seleme tha: I kemi parë shumicën prej tyre duke na luftuar ditën e Nehrauanit me havarixhët”. (Transmeton Darimiu me zinxhirë të mirë)

Përkrahësit e demokracisë janë më meritorë se ata për fjalët e Ibn Mes’udit r.a.: Juve jeni hapës të dyerve të devijimit”. Mëkatet nuk lejohen për shkak nijetit të mirë, e ku më çështja e shirkut.

Shehidi, Sejjid Kutub, Allahu e mëshiroftë, tregoi se disa prej thirrësve kanë marrë dobinë e përgjitshme për idhull, me të cilën kundërshtojnë tekstet dhe pezullojnë dispozitat!!

Na kanë habitur këta nxitës për demokraci, kur thonë se kjo është një e mirë e cila na erdhi nga perëndimi, herë thonë se kjo është e keqe e cila na duhet patjetër, herë thonë se kjo është rrugë për të ndihmuar Islamin, nga kjo huti ata na tregojnë se nuk i masin punët me peshoren e Sheriatit.

Disa njerëz shikojnë në dobinë me sy partiak, çdo gjë e cila është në dobi të partisë dhe xhematit të tij, është dobi e sheriatit për të cilën lejohen të ndaluarat, nuk veprohet me tekstet. Sipas tyre, çdo gjë e cila nuk është në dobi të partisë, nuk është dobi e konsideruar dhe nuk është në dobi të ummetit.

Ebu AbduRrahman Shenkiti

Përktheu: Ebu Humejd

Teuhid.NET

www.teuhid.net

Hits: 560
Comments (0)Add Comment

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy