Në lidhje me definicionin e robërimit të plotë ibën Kajimi, rahimehullah, ka thënë:
“Robërimi ndërtohet mbi themelet të cilat përbëjnë katër baza, përmes realizimit të asaj që e duan dhe me atë që janë të kënaqur Allahu dhe i Dërguari i Tij (s.a.v.s.), e ato janë:
- të dëshmuarit me zemër,
- të dëshmuarit me gjuhë,
- veprat e zemrës,
- veprat e pjesëve të trupit.
Më pas, Ibn Kajjimi, përmend këto katër themele të robërimit të plotë dhe ibadetet të cilat iu takojnë dhe thotë:
Themeli i parë: Të Dëshmuarit me zemër
Kjo është bindja e fortë në atë që Allahu i Lartmadhëruar na informoi për Veten e Tij, për emrat dhe atributet e Tij, për veprat e Tij, si dhe për engjëjt e Tij. Po ashtu, na informoi edhe për takimin në Ditën e Gjykimit me Atë dhe për të gjithë atë që iu shpall të Dërguarve të Tij.
Themeli i dytë: Të dëshmuarit me gjuhë
Me këtë nënkuptohet thirrja e hapur drejt Tij duke shpjeguar për të pavërtetat, risitë dhe për të gjitha ato që janë në kundërshtim me Atë, si dhe të përmendurit permanent të Allahut dhe realizimin e urdhrave të Tij.
Themeli i tretë: Veprat e zemrës
Në veprat e zemrës numërohen: Dashuria ndaj Allahut, mbështetja vetëm tek Ai, të drejtuarit vetëm drejt Tij, frika dhe shpresa të dihet vetëm nga Ai, adhurimi i sinqertë të bëhet vetëm për Atë, durimi në ndalesat, urdhëresat dhe në caktimet e Tij, kënaqësia duhet të arrihet me Atë dhe me gjithçka që vjen nga Ai. Gjithashtu, në veprat e zemrës bëjnë pjesë edhe lidhja me Atë, largimi nga e keqja në emër të Tij, përulësia ndaj Tij dhe qetësia me Atë, si dhe disa vepra të tjera të zemrës roli i të cilave është më i madh, më obligativ dhe më i dashur për Allahun sesa veprat e pjesëve të trupit. Sepse, veprat fizike (trupore) nuk do të vlenin ose do të jenë shumë pak të dobishme po qe se nuk ekziston vepra e zemrës.
Themeli i katërt: Veprat e pjesëve të trupit
Ato janë: namazi, xhihadi (lufta në rrugën e Allahut, përpjekja përmes diturisë, drejtësisë), të falurit e namazit të xhumasë dhe kryerja e namazit në xhema’at, ndihma ndaj të njerëzve të dobët dhe manifestimi i mirësisë ndaj krijesave.”
Ibn Kajjimi, Allahu e mëshiroftë
Përgatiti: Teuhid.NET



