Qëllimi i ekzistimit të njeriut është që të adhurojë Allahun

Ibn Kajjimi rahimehullah ka thënë: “Allahu i Lartmadhëruar i krijoi të gjitha gjallesat që t’i bëhen robër, dhe ajo është detyra kryesore që kërkohet prej tyre. Allahu i Lartmadhëruar ka thënë: “Unë i krijova xhinët dhe njerëzit vetëm që të më adhurojnë”. (edh-Dharijat, 56)

Në lidhje me qëllimin kryesor të ekzistimit të njeriut, ibën Kajjimi më tej thotë: “Rezultati kryesor i robërimit është shpërblimi ose dënimi i drejtë. Allahu i Lartmadhëruar ka thënë: “Vetëm e Allahut është gjithçka që është në qiej dhe në tokë - për t'i shpërblyer ata që bënë keq me të keqen e tyre dhe për t'i shpërblyer ata që bënë mirë me të mirën e tyre”. (en-Nexhm, 31)

Allahu i Lartmadhëruar ka thënë: “S'ka dyshim se momenti (Kijameti) do të vijë patjetër, Unë gati e kam fshehë atë; (do të vijë) për t'u shpërblyer secili njeri për atë që ka bërë”. (Ta-Ha, 15)

Po ashtu, Allahu ka thënë: “I ringjall për t'ua sqaruar atyre atë për të cilën përçaheshin dhe, për t'ua bërë me dije atyre që nuk besuan se me të vërtetë ishin gënjeshtarë”. (en-Nahl, 39)

Më tej Allahu në Kur’anin Fisnik thotë: “Me të vërtetë Zoti juaj është Allahu, i cili i krijoi qiejt e tokën brenda gjashtë ditësh e pastaj qëndroi mbi Arshin; Ai e rregullon gjendjen. Nuk do të ketë ndërmjetësues, vetëm nëse i lejon Ai. Ky, Madhëria e Tij, është Allahu, Zoti juaj, pra adhurojeni Atë! Nuk po merrni mësim? Kthimi i të gjithë juve është te Ai, dhe premtimi i Allahut është i vërtetë. Ai e filloi krijimin e pastaj e përsërit atë për t'i shpërblyer me të drejtë ata që besuan dhe bënë vepra të mira. Ndërsa për ata që mohuan, ka pije të valë dhe dënim të dhembshëm, për shkak se ata mohonin”. (Junus, 3-4)

Më tej ai (Ibn Kajjimi) vazhdon duke shpjeguar se: “Allahu i Lartmadhëruar dërgoi Lajmëtarë, shpalli Libra dhe i krijoi qiejt dhe Tokën me qëllim që njerëzit ta njohin Atë dhe ta adhurojnë vetëm Atë, si dhe ta manifestojnë fenë e vërtetë dhe të thërrasin në rrugën e Tij.

Allahu i Lartmadhëruar ka thënë: “Ne i krijuam qiejt dhe tokën vetëm me urtësi (të madhe)...” (el-Hixhr, 85)

I Lartmadhëruari ka thënë: “Allahu i krijoi shtatë palë qiej dhe prej tokës aq sa ata; në to zbatohet vendimi i Tij për ta ditur ju se Allahu ka fuqi për çdo send dhe që me të vërtetë Allahu e ka përfshirë çdo send me dijen e vet”. (et-Talak, 12)

Më tej Allahu thotë: “Allahu e ndërtoi Qaben, shtëpinë e shenjtë, vend jetësimi (çështje të fesë e të jetës) për njerëz, dhe muajin e shenjtë, edhe kurbanin edhe (ato kafshë të shënuara për kurban) atë me qafore. Këtë (përcaktim nga Zoti) ta dini se Allahu e di se çfarë ka në qiej dhe çfarë ka në tokë dhe se Allahu ka përfshirë me urtësinë e dijen e vet çdo send (përcaktimi i Zotit për këto është me qëllim të caktuar, e për të mirën e njerëzve)”. (el-Maide, 97)

Nga këtu mund të përfundojmë se qëllimi kryesor i krijimit (të njeriut) është njohja e emrave dhe atributeve të përsosura të Allahut, adhurimi vetëm ndaj Tij i Cili është Një, duke mos i përshkruar partner, si dhe sjellje korrekte me njerëzit.

Allahu i Lartmadhëruar ka thënë: “Ne i dërguam të dërguarit Tanë me dokumente të qarta dhe Ne zbritëm me ata librin dhe drejtësinë që njerëzit t'i përmbahen të drejtës...” (el-Hadid, 25)

Me këtë ajet, Allahu i Lartmadhëruar tregon se i dërgoi të Dërguarit e Tij dhe i shpalli Librat me qëllim që njerëzit të sillen mirë dhe t'i përmbahen të drejtës. Drejtësia më e madhe është teuhidi (njësia/monoteizmi Islam), ndërsa shirku (idhujtarizmi/politeizmi) është padrejtësia dhe dëmi më i madh.

Allahu i Lartmadhëruar ka thënë: “(përkujtoju popullit tënd) Kur Llukmani duke e këshilluar birin e vet, i tha: "O djali im, mos i përshkruaj Allahut shok, sepse idhujtaria është padrejtësia më e madhe!” (Lukman, 13)

Pra, shirku (idhujtaria/politeizmi) është padrejtësia më e madhe, ndërsa teuhidi (njëshmëria/monoteizmi Islam) është drejtësia më e madhe, dhe sipas kësaj kuptohet se shirku (idhujtaria) është mëkati më i madh.

Gradat e fuqisë së këtij mëkati varen nga konfrontimet me vlerën e teuhidit. Prandaj, sado që është në harmoni me teuhidin, aq më i madh është obligimi për kryerjen e veprës së tillë.

Duhet që për këtë themel të mendojmë me seriozitet dhe në mënyrë të hollësishme. Të marrim shembull prej aty dhe nga ato hollësi me qëllim që ta njohim të diturin më të Lartësuar dhe më të Madh, ta njohim atë që Ai ua urdhëroi dhe atë që Ai ua ndaloi robëve të Tij, si dhe t’i njohim gradat si në kryerjen e veprave të mira ashtu edhe në gabime.”

Ibn Kajjimi, Allahu e mëshiroftë

Përgatiti: Teuhid.NET

www.teuhid.net


Hits: 357
Comments (0)Add Comment

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy