Shtylla e adhurimit tënd është zemra

Në mes tyre (rinisë) ishte edhe një plak i moshuar i cili ishte 90 apo 100 vjeç- me fytyrë të mbushur dritë- i cili më tha:”Vazhdo ta zgjasësh namazin, mos i dëgjo ata.” Një plak 90 vjeçar ndjen kënaqësi nga zgjatja e namazit, kurse rinia e të 20-ve, të cilët sigurisht ushtrojnë xhudo apo karate, nuk e përballojnë namazin e njëjtë.

Nga Abdullah Azam (Allahu e mëshiroftë)

“…zemra është nxitësi që drejton të gjitha veprat e adhurimit. Ajo e lëviz tërë trupin! Kur zemra është e gjallë, gjymtyrët janë të gjalla, kurse shpirti do të hapet për adhurim. Mirëpo, nëse zemra sëmuret, atëherë adhurimi bëhet shumë i rëndë për shpirtin, që përfundimisht mund të shpie në mospëlqim dhe urrejtje ndaj adhurimit- kërkojmë strehim tek Allahu nga kjo.
Për shkak të kësaj, Allahu- i Madhëruar e i Lartësuar lidhur me namazin - ka thënë:

“...Kjo (falja e namazit) është njëmend e vështirë, përveçse për të devotshmit...” (Bekare; 45)

Namazi është i vështirë, sepse ajo që ngrihet në namaz për adhurim nuk janë këmbët dhe duart. Ajo që ngrihet janë zemra dhe shpirti.

“Në të vërtetë, hipokritët përpiqen të mashtrojnë Allahun, por është Ai që i mashtron ata. Kur ata ngrihen për namaz, ngrihen me përtesë, vetëm sa për t’u dukur para botës dhe Allahun e përmendin fare pak”. (En-Nisa; 142)

Prandaj, zemra është ajo që ngrihet për adhurim. Gjymtyrët janë thjeshtë robër të kësaj zemre, që zbatojnë urdhrat e saj. Nëse zemra është e gjallë, atëherë shpirti do të jetë i gjallë, kurse adhurimi do të bëhet i dashur dhe i ëmbël për zemrat dhe shpirtrat, e ato zgjerohen për adhurim.

Mirëpo, nëse sëmuret zemra, adhurimi bëhet shumë i rëndë për të. Zemra është sikur sistemi tretjes: për momentin ndoshta gjëja më e dashur për ty është mishi. Megjithatë, nëse pas një kohë në sistemin e tretjes paraqitet sëmundja e ulcerës, atëherë mishi -bashkë më yndyrën dhe vajin- bëhen gjërat më të urryera për të, sepse është e sëmurë. Ëmbëlsirat gjithashtu janë gjëra të dashura për shpirtin. Shembull, nëse për momentin je duke agjëruar dhe sikur ta bëje iftarin më ndonjë ëmbëlsirë, shpirti yt do të kënaqej më këtë gjë, apo jo? Mirëpo, nëse ndonjërin e godet sëmundja e diabetit, ai nuk do të kishte mundësi t’u bëjë ballë ushqimeve me sheqer edhe pse ato janë të dashura për të.

Zemra është kësi lloj: doemos duhet të jetë e fortë që të kryej adhurimin e përkryer. Sa më shumë që të forcohet zemra, aq më shumë adhurim mund të hedhësh mbi të. Do të zgjoheshe për namaz të natës, e për këtë adhurim do të gëzohej aq shumë saqë gjumin do ta konsideroje si të ishte armiku yt.

“Ata ngrihen nga shtrati, i luten Zotit të tyre me frikë e shpresë” (Es-Sexhde; 16)

Ngrihen nga shtrati sepse mes tij dhe shtratit fillon të paraqitet një armiqësi.
Falet pas imamit, kurse në vete thotë: “ Sikur ta kishte zgjatur namazin”, që ta zgjerojë sa më shumë shpirtin dhe të shijojë më tepër ëmbëlsinë e këtij adhurimi.

Ndonjëherë, dal dhe e fali ndonjë namaz të rregullt me njerëz prapa meje, me qëllim që ta zgjas namazin. Në një rast të rinjtë ma thanë (hadithin): “Kushdo që i udhëheq njerëzit në namaz duhet tua lehtësojë atyre.” –rinia!
Në mes tyre (rinisë) ishte edhe një plak i moshuar i cili ishte 90 apo 100 vjeç- me fytyrë të mbushur dritë- i cili më tha: ”Vazhdo ta zgjasësh namazin, mos i dëgjo ata.” Një plak 90 vjeçar ndjen kënaqësi nga zgjatja e namazit, kurse rinia e të 20-ve, të cilët sigurisht ushtrojnë xhudo apo karate, nuk e përballojnë namazin e njëjtë.

Pse?

Sikur të shkonin në fushën e sportit dhe të shpenzonin dy orë duke luajtur pa mos ndier lodhje, atëherë pse lodhen kur dëgjojnë Kur’an për pesë minuta? Dallimi midis namazit të shkurtër dhe namazit të gjatë është thjeshtë vetëm pesë minuta, pse pra i riu ndihet i lodhur prej këtyre pesë minutave nga Kur’ani, ndërsa nuk lodhet nga dy orët në fushën e sportit? Pse nuk mërzitet duke qëndruar dhe shikuar dy orë një copë lëkure të rrumbullakët, me zemër të lidhur për të?
Sepse ajo që ngrihet për namaz është zemra, kurse ajo që ngrihet për sport janë thjeshtë trupi dhe muskujt. “

Shkëputur nga ligjërata e Abdullah Azamit, me titull: “Përgatitja e vërtetë” ;15 Qershor, 1988, ,” – që gjendet në “Et-terbijeh el-Xhihadije uel-Bina” 1/220]

Përktheu dhe përshtati: teuhid.net

Hits: 567
Comments (0)Add Comment

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy