Dega e tetë
TEUHIDI ËSHTË SHKAK I FATIT NË KËTË BOTË DHE NË AHIRET
Ibn Kajjimi rahimehullah thotë:
“Çelësi i suksesit dhe fatit është në realizimin e dy llojeve të teuhidit (monoteizmit Islam) mbi të cilat ngritet edhe Libri i Allahut, gjë për ç’arsye u dërguan edhe profetët e Allahut.”
Në një vend tjetër ibën Kajjimi rahimehullah thotë: “Nevoja që njerëzit t’a njohin Zotin dhe Krijuesin e tyre është mbi të gjitha nevojat e tjera, sepse pa e njohur Atë dhe pa iu përkulur Atij nuk do të mund të dinë as për fatin, e as për suksesin. Ai është qëllimi i tyre i vetëm, ndërsa të afruarit drejt Tij i ringjall zemrat e tyre.
Po qe se (njerëzit) janë larg kësaj, atëherë gjendja dhe pozita e tyre është më e rëndë se tek shtazët. Atëherë kur njeriu e ndien domosdoshmërinë e njohjes së Zotit të tij dhe nevojën për t’iu afruar Atij, në atë rast rrugët drejt një njohje dhe diturie të këtillë do të lehtësohen.”
DITURIA PËR TEUHIDIN ËSHTË SHKAK I FATIT
Ibn Kajjimi rahimehullah thotë:
“Dituria për Allahun dhe emrat e Tij, për atributet, veprat dhe për rrugën drejt kënaqësisë së Tij është dituria më e ndershme në këtë botë, ndërsa në Ahiret e pret shpërblimi më i lartë. Qëllimi më i ndershëm është dëshira për t’u takuar me Atë, dhe ky është fati më i madh në Ahiret, ndërsa të gjitha dituritë dallohen sipas gradës së afërsisë tek dituria për Allahun. E njëjta gjë është edhe me veprat, prandaj namazi dhe xhihadi janë mënyrat më të mira për t’iu afruar Allahut. Nga ana tjetër, sa më i rëndë të jetë modëgjueshmëria, aq më tepër largohet nga ky qëllim.”
Në një vend tjetër ibën Kajjimi thotë:
“Tek njeriu ekzistojnë dy forca: forca e njohjes dhe forca e zbatueshmërisë së dëshiruar. Fati i tij i plotë qëndron në plotësimin e këtyre dy forcave. Fuqia e njohjes plotësohet me njohjen e Krijuesit, përmes njohjes së emrave të Tij, me njohjen e atributeve të Tij, me mënyrën se si duhet të arrihet tek Ai, si dhe duhet të njihet vetvetja dhe mangësitë personale. Fuqia e zbatueshmërisë së dëshiruar realizohet duke iu përmbajtur rrugës së detyrimeve që njeriu duhet t’i kryejë ndaj Zotit të vet, me sinqeritet dhe i dorëzuar, si dhe duke i ftuar të tjerët në këtë këshillë dhe në këtë vepër. Nga ana tjetër, largimi nga kjo rrugë shpie në devijim dhe në hidhërim të Allahut.
Allahu i Lartmadhëruar në kaptinën el-Fatiha ka thënë: “Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve! Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Sunduesit të Ditës së Gjykimit (përgjegjësisë-shpërblimit)!” (el-Fatiha, 1-3)
Këto ajete flasin për njohjen e Zotit dhe emrave të Tij, si dhe për njohjen e atributeve dhe veprave të Tij.
“Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm te Ty kërkojmë ndihmë!” (el-Fatiha, 5)
Këto ajete udhëzojnë në rrugën e arritjes së kënaqësisë së Allahut, ndërsa kjo do të thotë robërim vetëm Atij ashtu siç Ai kënaqet.
“Na udhëzo (na përforco) në rrugën e drejtë! Në rrugën e atyre, të cilët i begatove me të mira...” (el-Fatiha, 6-7)
“...jo në të atyre që kundër vetes tërhoqën hidhërimin, e as në të atyre që e humbën veten!” (el-Fatiha, 7)
Largimi nga robërimi i sinqertë shpie drejt hidhërimit të Allahut, ndërsa largimi nga rruga e njohjes së drejtë dhe korrekte, shpie në devijim.”
Ibn Kajjmi vazhdon duke thënë:
“Zemra nuk qetësohet derisa të arrijë tek Allahu. Zemra e tillë është e qetësuar në fatkeqësi, i është dorëzuar Zotit të saj, mëshirës së Allahut dhe asaj që Ai ia caktoi me urtësinë e Tij. Nëse është e kënaqur me to, atëherë atë do t’a kapë kënaqësia e Allahut, në të kundërtën - do t’a zërë hidhërimi i Tij.”
Nëse pyet se ç’është brenga e fshehur - ajo ndodh në zemër gjatë ardhjes së qetësisë, rehatisë, ikjes së zhurmës dhe brengës, ikjes së pasigurisë dhe dëshpërimit. Në atë rast i dorëzohet Zotit të vet në mënyrë të përulur dhe me dëgjueshmëri, duke shikuar tek Ai përmes zemrës, madje duke e gjetur qetësinë e shpirtit dhe brendisë. Për shkak të brengës së Atij ndaj këtij (besimtarit), brenga u preokupua duke e minimizuar dhembjen e madhe që ndien. Nga prania e ndjenjës reale të asaj dhembje, e mbarti njohja personale, se Ai i dhuroi zgjidhjen më të mirë, se ai është vetëm një rob mbi të cilin manifestohen rregullat e Zotit, qoftë ai i kënaqur ose jo. Nëse Ai është i kënaqur, atëherë robi do të marrë kënaqësi, e nëse Ai është i hidhëruar, atëherë robi do të marrë hidhërimin. Kjo brengë e fshehur është fryt i asaj sjelljeje të fshehur, dhe zmadhohet me zmadhimin e saj (frytit), dhe zvogëlohet me zvogëlimin e saj (frytit).
Në një vend tjetër thotë:
“Atëherë kur kënaqësia e Allahut për robin bëhet e vetmja brengë, në atë rast Allahu do t’ia mbartë brengat dhe barrën e tij të kësaj bote. Nëse kjo botë i bëhet brengë, atëherë Allahu ia lë atij, dhe zemrën ia mbush me dashurinë ndaj krijesave në vend që atë dashuri t’a ketë ndaj Allahut, ndërsa gjuha e tij do t’i përmendë krijesat në vend që t’a përmendin Krijuesin dhe do t’u robërohet atyre në vend që t’i robërohet Allahut.
Allahu i Lartmadhëruar ka thënë: “Kush i mbyll sytë para këshillave të Zotit, atij i çojmë një djall që nuk i ndahet kurrë”. (en-Nahl, 60)
Dega e nëntë
ZEMRA ËSHTË VEND I BESIMIT, NDËRSA AJO ËSHTË PJESA MË E NDERSHME E NJERIUT
Ibn Kajjimi rahimehullah thotë: “Allahu i Lartmadhëruar e krijoi zemrën dhe bëri që aty të gjendet vendi i njohjes, dashurisë dhe ëndjes për Atë. Ajo (zemra) është froni i shembullit më të lartësuar, që është njohja e Allahut, si dhe dashuria dhe ëndja për Atë.
Allahu i Lartmadhëruar ka thënë: “Shembulli i keq u takon atyre që nuk e besojnë botën tjetër, ndërsa Allahut i takon shembulli më i lartë. Ai është Fuqiploti, i Urti”. (en-Nahl, 60)
Allahu i Lartmadhëruar ka thënë: “Ai e shpik jetën dhe pastaj e përsërit atë, dhe ajo (përsëritja e jetës) është më e lehtë për Të (sipas mendimit tuaj). Shëmbëlltyra më e lartë është vetëm e Tij në qiej e në tokë dhe Ai është Mbizotëruesi, i Urti”. (er-Rum, 27)
Allahu i Lartmadhëruar thotë: “...Asnjë gjë nuk është si Ai...” (esh-Shura, 11)
Sipas kësaj, ekzistojnë dy lloje zemre:
Zemra e cila për fron e mban të Gjithëmëshirëshmin, ku qëndron drita dhe jeta, gëzimi dhe çdo e mirë,
Zemra e cila për fron e mban djalli; në te ekziston ankthi, errësira, vdekja dhe pikëllimi” .
Dega e dhjetë
NJOHJA E ALLAHUT DHE ADHURIMI VETËM NDAJ TIJ
Njohja e Njëshmërisë së Allahut nuk mjafton vetvetiu, por ajo medoemos duhet të pasohet edhe duke e adhuruar Atë, i Cili është Një, dhe në atë adhurim asgjë të mos llogaritet si i barabartë me Atë. Njohja e Allahut të Lartmadhëruar arrihet përmes atributeve dhe emrave të Tij më të bukur, si dhe përmes veprave dhe dispozitave të Tij, prandaj edhe adhurohet ashtu siç ka përcaktuar Ai.”
Allahu i Lartmadhëruar ka thënë: “Allahu krijoi shtatë palë qiej dhe prej tokës aq sa ata; në to zbatohet vendimi i Tij për ta ditur ju se Allahu ka fuqi për çdo send dhe që me të vërtetë Allahu ka përfshirë çdo send me dijen e vet.” (et-Talak, 12)
Allahu i Lartmadhëruar na lajmëroi se Ai i krijoi qiejt dhe Tokën, dhe gjithçka që është ndërmjet tyre, me qëllim që njerëzit t’a njohin se Ai është Krijues dhe i Gjithëmundshëm. Kjo njohje është edhe esenca e adhurimit (ose robërimit) të vërtetë dhe të sinqertë i cili kërkohet nga njerëzit.
Allahu i Lartmadhëruar ka thënë: “Dije se nuk ka zot tjetër përveç Allahut, kërko falje për mëkatin tënd, për të besimtarëve e të besimtareve. Allahu i di lëvizjet tuaja (për veprat) dhe për vendin tuaj”. (Muhammed, 19)
Dituria për Njëshmërinë e Allahut dhe për çështjen se nuk ekziston zot tjetër përveç Atij, imponohet vetvetiu, edhe pse ajo nuk do të mjaftonte, prapëseprapë do të ishte e domosdoshme që pranë kësaj të adhurohet vetëm Ai që është Një, i Cili nuk ka partner. Këto dy gjëra vetvetiu kërkojnë që Zoti i Lartmadhëruar të njihet përmes emrave, atributeve, veprave dhe dispozitave të Tij, dhe të adhurohet sipas asaj që ato nxisin dhe kërkojnë, ashtu siç kërkohet ibadeti (adhurimi) ndaj Tij, t’i dedikohet njësoj diturisë dhe njohjes së Tij .
Dega e njëmbëdhjetë
TEUHIDI ËSHTË VENDSTREHIM PËR ATA TË CILËT I KUNDËRVIHEN DHE I ATYRE TË CILËT E SHFAQIN ATË
Duke e shpjeguar dallimin ndërmjet muvehidëve të vërtetë dhe atyre që iu kundërvihen teuhidit (monoteizmit Islam), ibën Kajjimi rahimehullah ka thënë:
“Ata të cilët iu kundërvihen teuhidit të vërtetë, më shpesh i drejtohen Allahut të Lartmadhëruar në ato raste kur gjenden në pozita të rënda dhe në vështirësi të mëdha, dhe atëherë kur shpirtrat iu arrijnë deri në fyt, ndërsa Ai, i Lartmadhëruari ua pranon lutjet.
Allahu Fuqiplotë ka thënë: “Kur ata hipin në anije, i luten sinqerisht Allahut, e kur i shpëton ata (dhe dalin) në tokë, po ata të njëjtit i lusin idhujt!” (el-Ankebut, 65)
Kjo është e kundërt me muvehidët e vërtetë (ithtarët e vërtetë të monoteizmit Islam) të cilët i nxjerr nga vuajtjet dhe sprovat e kësaj bote dhe të botës tjetër.
Shembull për këtë është Junusi alejhisselam të cilin Allahu i Lartmadhëruar e liroi nga errësira në të cilën u gjet. Gjithashtu, ai i shpëtoi edhe ithtarët e të Dërguarit të Allahut, salallahu alejhi ue selem, atëherë kur idhujtarët mekkas ushtronin dhunë dhe lloje të ndryshme të sprovave.
Atëherë kur Faraoni kërkoi strehim gjatë mbytjes në det, ajo aspak nuk i bëri dobi, sepse thirrjet dhe pendimet nuk pranohen në momentet e vdekjes.
Ky është ligj i Allahut i cili nuk ndryshon.
Nuk ekziston asgjë që mund t’i kundërvihet vështirësive ashtu siç mund ta bëjë atë besimi Islam (teuhidi). Po ashtu, nuk ekziston asgjë që të çon në shkatërrim dhe në fatkeqësi, ashtu siç mund ta bëjë atë shirku (politeizmi), e as nuk ka shpëtim ose rrugëdalje vetëm se me teuhid (besimin Islam), sepse ai është strehim dhe mbrojtje për njerëzit.
Dega e dymbëdhjetë
DEVIJIMI I FRAKSIONEVE NË ÇËSHTJEN E TEUHIDIT
Ibn Kajjimi rahimehullah duke shpjeguar qëndrimet e fraksioneve të ndryshme të cilët besimin e tyre e mbështesin në devijim dhe atë besim e quajnë monoteizëm, thotë:
“Ithtarët e Aristotelit, ibën Sinasë dhe të en-Nesih et-Tusit esencën e teuhidit e mbështesin në:
- mohimin e qenies së Allahut,
- në pohimin se gjithësia nuk ka fillim,
- se Allahu i Lartmadhëruar nuk do t’i ringjallë të vdekurit nga varret e tyre,
- se Profetësia mund të trashëgohet dhe se ajo është një gjë që mësohet (zeje),
- se Allahu nuk e di numrin e yjeve dhe se Ai assesi nuk ka dituri për krijesat,
- se nuk ekziston e lejuara, as e ndaluara, as urdhri, e as ndalesa,
- se nuk ekzistojnë Xheneti dhe Xhehenemi.
Kjo është esenca e teuhidit të tyre, që në vete përmbajnë shirk (politeizëm, idhujtari) dhe kufër (mosbesim).
1. Ittihadije (panteistët)
Ky grup, me Njëshmërinë e Zotit nënkupton se gjithçka është e krijuar, prandaj edhe vetë Allahu, dhe se emrat e të gjitha sendeve që janë krijuar nuk janë asgjë përveçse emra, e jo esencë, për të cilat ibën Seb’ini ka thënë se është fshehtësi që nga kohët e para dhe esencë e të gjitha shpalljeve.
Prandaj për të, Faraoni dhe populli i tij kanë qenë besimtarë me besim të plotë, me njohje të plotë ndaj Allahut dhe e menduan se është e logjikshme dhe korrekte që të adhurohen idhujt, sepse Faraoni është zot dhe idhujt janë zota.
Nuk ka dallim ndërmjet marrëdhënieve intime me gruan që është e lejuar dhe me atë që nuk është e lejuar, e nuk ekziston dallim ndërmjet ujit dhe verës, e as ndërmjet prostitucionit dhe kurorëzimit, dhe se vetëm ata që nuk kanë njohuri për këtë sekret pohojnë: “Kjo është haram (e ndaluar), e kjo është hallall (e lejuar)”. Me të vërtetë për ta është haram (e ndaluar) sepse nuk kanë njohuri dhe nuk dinë për teuhidin (monoteizmin) e vërtetë Islam.
2. Xhehmije
Ky fraksion i devijuar e ndërton teuhidin (monoteizmin Islam) sipas themeleve që vijojnë:
- mohim të ngritjes së Allahut të Lartmadhëruar me qenien e Tij mbi robët e Tij,
- mohimi se Allahu i Lartmadhëruar është ngritur mbi Arsh (Fron),
- mohimi se Allahu sheh dhe dëgjon, si dhe mohimi i fuqisë dhe forcës së Tij,
- mohimi i të gjitha atributeve dhe veprave të Tij.
Me një fjalë, teuhidi për këtë grup paraqet një hiperbolizim me të cilin Allahu i Lartmadhëruar i dërgoi Profetët e Tij dhe përmes së cilëve erdhi Shpallja.”
Në të njëjtën rrugë ecën edhe mu’tezilët. Ata teuhidin e mbështesin në refuzimin e atributeve të Allahut dhe të përsosmërisë së Tij.
3. Kaderitë
Kaderitë janë ai grup të cilët teuhidin (monoteizmin Islam) e kuptojnë dhe e definojnë në atë mënyrë ku refuzojnë caktimin e Allahut (kaderin), emrat e bukur të Tij dhe atributet e përsosura të Allahut. Madje ata mohimin e kaderit e quajtën “mosbesim në caktimin dhe në dëshirën e Allahut dhe për veten e tyre pohojnë: “Ne jemi përfaqësuesit e drejtësisë dhe të teuhidit (monoteizmit) të vërtetë”.
4. Xhebrijje
Ky grup teuhidin (monoteizmin Islam) e mbështet në këtë që vijon:
Ata mendojnë se janë të detyruar në kryerjen e veprave të tyre dhe se veprat e tyre ndodhin jashtë fuqisë së tyre. Ata mendojnë gjithashtu se lëvizës kryesor i veprave të tyre është dikush tjetër, e jo ata vetë. Xhebritë janë edhe më të rrezikshëm se ata të cilët e mohojnë plotësisht ekzistimin e kaderit (caktimit nga Allahu).
Ibn Kajjimi, Allahu e mëshiroftë
Përgatiti: Teuhid.NET
www.teuhid.net



