Këtu, ti o njeri e pranon se je një skllav i komanduar,i urdhëruar,indaluar e i nënshtruar;ti vepron si një skllav nën urdhra dhe jo si një njeri i lirë,ti nuk mund të zgjodhësh për veten tënde,pasi këtë mund ta bëjnë vetëm mbretërit dhe njerëzit e lirë, ndërsa skllavërit duhet të sillen ashtu siç i takon një skllavi të sillet |
Në librin “Musned” të imam Ahmedit dhe në “Sahihun” e Ibn Hibanit, transmetohet një hadith nga Abdullah ibn Mes`udi,i cili ka thënë se i Dërugari i Allahut (salallahu alejhi ue selem), ka thënë: Nëse ndonjë njeri e kaplon trishtimi apo ankthi, le të thoët: “O Zot Unë jam një rob i Yti, biri i robit dhe robëreshës Tënde, balluket e mia (jeta ime) janë në dorën Tënde ,mbi mua vepron vendimi Yt, gjykimi Yt mbi mua është i drejtë. Të lutem me të gjithë emrat e Tu, me të cilët TI ke quajteur Veten, apo i ke zbritur në librin Tënd,apo ia ke mësuar ndonjërës prej krijesave të Tua, apo i ke mbajtur të fshehtë në dijen Tënde, bëje Kuranin pranverën e zemrës sime, dritën e krahrorit tim, largues të trishtimit tim dhe shërues të ankthit dhe merakut tim!” Nëse njeriu e bën këtë lutje, Allahu do t`ia largojë ankthin dhe merakun dhe do t`ia zëvendësojë atë me gëzim dhe hare. “Sahabët i thanë: “O i Dërguari i Allahut! A ta mësojmë këtë lutje? ‘ Dhe ai tha: ‘Po duhet që çdokush që e dëgjon ta mësojë atë.’
Ky hadith i madh,përmban në vetvete çështje që kanë të bëjnë me njohjen e Zotit, njësimin e Tij dhe adhurimin.
Kështu personi që i lutet Allahut,i drejtohet Atij duke filluar lutjen me këto fjalë: “Unë jam një rob i Yti,biri i robit dhe robëreshës Tënde”, këtu futen të gjithë ata njerëz që kanë qënë shkak që ai të vinte në jetë,pra deri te prindërit e parë.Ademi dhe Havaja,e kjo është një përulje dhe përgjërim që njeriu shfaq para Allahut. Ky është një pranim se ai vetë dhe prindërit e tij nuk janë veçse shkllevërit e Zotit,dhe skllavi nuk ka ku të trokasë tjetër kund veç portës së Zotërisë së tij.Ai nuk mund të shpresojë në bujarinë dhe mirësinë e tjetërkujt,veç Bujarisë dhe Mirësisë së Zotërisë së tij.
Nëse Zotëria i tij e lë pas dore dhe e braktis atë ,padyshim që ai do të vdesë dhe askush nuk do të kujdeset për të,askush nuk do të tregohet i mëshirëshëm për të, por do të humbë tërësisht.Me këtë lutje o njeri, e ke pranuar se ti nuk mund të jetosh pa Zotin tënd,pa ndihmën dhe përkujdesjen e Tij,as edhe një çast të vetëm,dhe kështu që ti nuk ke askënd tek i cili do gjesh strehë dhe përkujdesje veç Zotërisë tënd,skllav i të cilit ti je.
Këtu, ti o njeri e pranon se je një skllav i komanduar,i urdhëruar,indaluar e i nënshtruar;ti vepron si një skllav nën urdhra dhe jo si një njeri i lirë,ti nuk mund të zgjodhësh për veten tënde,pasi këtë mund ta bëjnë vetëm mbretërit dhe njerëzit e lirë, ndërsa skllavërit duhet të sillen ashtu siç i takon një skllavi të sillet.Të tillë njerëz janë skllavër të bindjes që vetë kanë zgjedhur t`i bashkëngjiten emrit të Allahut të Lartësuar,siç përmenden në ajetin: “Në të vërtetë ti nuk do të kesh aspak forcë mashtruese mbi robërit e Mi “(Hixhr-42) , apo ashtu në ajetin: “Dhe robërit e të Gjithëmëshirshmit janë ata,të cilët ecin në tokë me përulje dhe me qëtësi”(Furkan-63), ndërsa skllavërit e tjerë janë skllavër të nënshtrimit të pazgjedhur.Bashkëngjitja që u bëhet këtyre të fundit me emrin e Allahut,është si bashkëngjitje që i bëhet të gjitha banesave si pronë e Tij,ndërsa bashkëngjitja e të parëve është bashkëngjitje nderim,siç thuhet për Qabën se është shtëpia e Zotit,apo për devenë e Salihut si deveja e Zotit,për Xhenetin si bota e Zotit dhe po kështu edhe për robërinë e të Dërguarit të Tij: “Dhe nëse ju dyshoni për atë (Kur`anin)që Ne i kemi zbritur robit tonë “ (Bekare-23), “Lavdia dhe Madhështia i takon Atij (ALlahut) i Cili e mori robin e Tij ( Isra-1) “ Kur rob i Allahut (Muhamedi) u ngrit duke u lutur (Xhin-19).
Që të vërtetohet fjala:”Unë jam një rob i Yti”, duhet që njeriu t`i përkushtohet robërisë ndaj Allahut me përulje,nënshtrim,pendim,zbatim të urdhrave të Tij,largim nga ndalesat e Tij,kërkim ndihme dhe shpëtim vetëm prej Tij,e mbështetje tek Ai. Zemra e robit nuk duhet të krijojë varësi nga dashuria,frika dhe shpresa e askujt tjetër përveç Zotit.
Fjalët e mësipërme nënkuptojnë gjithashtu se unë jam rob në çdo aspect,i madh dhe i vogël qofsha,i gjallë dhe i vdekur,i bindur dhe i pabindur,i sëmur dhe i shëndoëshë,me shpirt,zemër gjuhë , dhe gjymtyrë.Pasuria ime dhe shpirtim im janë pronë e jotja,sepse gjithçka që posedon robi, i përkasin zotërisë së tij.çdo gjë e mirë që unë kam është dhuratë e Mirësisë Tënde dhe kjo është bujaria Jote ndaj robit Tënd. Jetën dhe pasurinë që Ti ma ke dhuruar,unë e kam vënë nën urdhrat e Tua,ashtu si skllav i bindet padronit të tij,unë nuk kam pushtet t`i bëj mirë apo këq vetes,nu kam në dorë as jetën aas vdekjen time.
Nëse të gjitha këto kuptime janë të vërteta ,atëherë me të drejtë lutësi ka deklaruar se është rob i vërtetë i Zotit.
Më pas , ai thotë: “ balluket e mia ( jeta ime ), janë në dorën Tënde” , Ti je Ai që më ke nën kontroll,ndaj bëj me mua çfarë të duash,sepse nuk jam unë ai që veproj me veten time si dua.
Çfarë ka në dorë njeriu, kur shpirti dhe jeta e tij si rob janë në duart e Zotit të tij,zemra e tij ndodhet mes dy gjishtave të Tij;jeta , vdekja, lumturia,dështimi,shëndeti,sëmundja dhe gjithçka tjetër është në dorë të Allahut të Lartësuar! Robi nuk ka azgjë në dorë para Allahut,ai është në duart e Tij si skllavi më i dobët para mbretit më të madh,nën pushtetin dhe urdhrin e tij,madje edhe më tepër se kaq!.
Kur robi dëshmon se jeta e tij dhe e të gjithë njerëzve është vetëm nëë duart e Allahut,i Cili bën me to çka të dojë,atëherë ai nuk ka sit ë ketë frikë dhe shpresë prej njerëzve,nuk ka për t`i konsideruar ata si mbretër,por si robër të thjeshtë,të përulur para Allahut dhe të nënshtruar ndaj Tij në gjithçka.
Kush i dëshmon me fjalë dhe vepra të gjitha këto gjëra,tregon se çfo nevojë të tij e ka lidhur me Zotin,çdo gjë e ka lënë në dorë të Tij dhe kur edhe njerëzit e tjerë e dëshmojnë këtë gjë për të, se ai nuk e ndien nevojën e tyre dhe as i ka varur shpresat tek ata atëherë me të vërtetë monoteizmi i tij,mbështetja dhe adhurimi i tij ndaj Allahut është i palëkundshëm. Prandaj edhe Hudi, Profeti i Zotit it ha popullit të tij: “Unë i vë shpresat tek Allahu,Zoti im dhe Zoti Juaj! Nuk ka asnjë krijesë të gjallë që Ai të mos e ketë mbërthyer pas bullukeve të ballit (të ketë nën sundimin e Tij të plotë) Nuk ka dyshim që zoti im është nën Udhën më të Drejtë“. (Hud-56).
Fjala e tij :” mbi mua vepron vendimi Yt,gjykimi yt mbi mua është i drejtë” , përmban dy elementë:
E para: Zbatimi i gjykimit të Zotit mbi njeriun.
E dyta: Lëvdata që Allahu meriton dhe drejtësia e vendimeve të Tij - Allahut i përket pushteti dhe lavdia. Ky ëhstë dhe kuptimi i fjalëve të Hudit:
“Nuk ka asnjë krijesë të gjallë që Ai të mos e ketë mbërthyer pas bullkave të ballit ( ta ketë nën sundimin e Tij të plotë)” dhe më pas tha : “Nuk ka dyshim që Zoti është n Udhën më të Drejtë “. E pra, megjithëse, Ai ka nën kontroll gjithçka, dhe njerëzit janë nën sundimin edhe pushtetin e Tij. Ai përsëri është në udhën e drejtë. Dhe kjo është drejtësia që i karakterizon veprimet e Tij. Ai është në udhën e drejtë në fjalët e Tij,veprat gjykimin,caktimin ,urdhrat,ndalesat,shpërblimin dhe ndëshkimin që jep.Lajmet e Allahut janë të gjitha të vërteta,gjykimi i Tij në çdo rast është i drejtë,urdhrat e Tij janë vetëm në interes të njeriut,çdo gjë që Ai e ka ndaluar është e dëmshme.Atij që e meriton shpërblimin, Ai ia jep me Mirësinë dhe mëshirën e Tij,dhe atij që e meriton ndëshkimin,Ai ia jep me Drejtësinë dhe Urtësinë e Tij.
Në këtë lutje bëhet fallim ndërmjet vendimit dhe gjykimit,zbatimi i caktohet vendimit ,ndërsa drejtësia gjykimit. Vendimi i Allahut të Lartësuar përfshin vendimin ligjor/fetar dhe vendimin ekzistencial kaderist,që të dyja llojet zbatohen te njeriu dhe ai është i ndrydhyr nën të dyja këto vendime,vendime këto që zbatohen ndaj tij,do apo nuk do,por me një ndryshim pasi vendimi që ka të bëjë me kaderin nuk mund të kthehet,ndërsa vendimit fetar/ligjor,njeriu të mos i bindet.
Duke qenë se gjykimi është plotësim i vendimit dhe vjen pas zbatimit të tij,fjalët e lutjes që thonë: “gjykimi yt mbi mua është i drejtë” , do të thonë që ky vendim që e plotësove dhe e zbatove mbi robin tën është i drejtë për të.
Përsa i përket vendimeve të Allahut, Ai mund të dojë që ato të zbatohen,por edhe mund të mos i zbatojë. Nëse vendimi është fetar,ai është i zbatueshëm te robi,e nësë është vendim ekzistencial dhe Allahu e zbaton,atëherë ai kryhet në të kundërt ai nuk kryhet. Allahu është Ai,i Cili zbaton atë që Ai gjykon, por dikush tjetër mund të gjykojë apo vendosë diçka dhe nuk mund ta zbatojë aët.Kështu Allahu është i Vetmi që gjykon dhe zbaton ndaj edhe vetëm Atij i përket gjykimi dhe zbatimi i gjithçkaje.
Fjala: “gjykimi yt mbi mua është i drejtë” ,përmban të gjitha gjykimet e Allahut ndaj robit të Vet,siç është shëndeti,sëmundja,pasuria,varfëria,kënaqësia,dhimbja,jeta,vdekja ,ndëshkimi,shpërblimi etj. Allahu i Madhëruar thotë: “Dhe çfarëdo fatkeqësie që ju bie,ajo është veçse çfarë vetë duart tuaja e kanë fituar. “ (Shura-30)., “ por kur nodnjë e keqe u bie atyre për shkak të veprave që vetë duart e tyre i kanë kryer më parë,atëherë me të vërtet njeriu bëhet mosmirënjohës! (Shura-48).
Çdo gjykim që Allahu jep ndaj robit, sçka se sit ë jetë ndryshe përveçse i drejtë.
Dikush mund të pyesë dhe të thotë: Sipas jush gjynahet ndodhin me gjykimin edhe caktimin e Zotit,atëherë ku qëndron drejtësia në caktimin e tyre?! Pse Zoti duhet t`i ndëshkojë për atë që Ai e ka caktuar të ndodhë?!
Pa dyshim që kjo pytje është e rëndësishme dhe vetëm për shkak të saj,ka patur një grup i cili pretendonte se drejtësi është gjithçka që ndodh ,e ndërsa padrejtësi është e pamundur të ndodhë.Padrejtësi, sipas këtyre njerëzve,do të thotë të veprosh në pronën e dikujt tjetër,e ndërsa Allahu është Ai që zotëron çdo gjë,ndaj edhe çdo veprim i Tij te krijesat e Tij,nuk mund të jetë tjetër vetëm se drejtësi!
Ndërsa një grup tjetër thotë: “Drejtësia e do që Allahu të mos ndëshkojë për atë çka Ai ka gjykuar dhe caktuar.”
Mirëpo nga kjo del sikur Allahu i pqlyeka të ndëshkojë për gjunahet që i cakton! Atëherë,nga kjo kuptohet se ato nuk ndodhin me gjykimin edhe caktimin eTij,kështu ndëshkimi që Ai jep për gjunahet,qoftë në këtë botë apo në tjetrën është drejtësi,pasi nuk është Ai i Cili i ka caktuar ato.
Siç shihet,për të duja grupet ka qënë e vështirë të pranohet së bashku këto dy koncepte,drejtësia dhe caktimi ( kaderi).Sipas tyre,kushdo që pranon kaderin,nuk mund të pranjë drejtësinë,edhe kushdo që pranon drejtësinë nuk mund të pranojë kaderin. Në mënyrë të ngjashme,ata e patën të vështirë që të pranojnë së bashku monoteizmin ( teuhidin ) dhe pranimin e cilësive të Zotit.Ata nuk mund ta pranojnë njësimin e Zotit ndryshe,vetëm se duke mohuar cilësitë e Tij! Kështuqë monoteizmi i tyre nuk është gjë tjetër përveçse mohim, dhe drejtësia sipas tyre veçse përgënjeshtrim i kaderit!
Pasuesit e Sunetit i pranojnë të dyja,kaderin dhe drejtësinë.Padrejtësi do të thotë që të mos vendosëhs diçka në vendin që i takon,siç mund të jetë ndëshkimi i një njeriu të devotshëm apo pa gjunahe,gjë të cilën Allahu e ka mohuar për Veten e Tij disa herë në Kur`an.Allahu i Madhëruar ndonëse lë në humbje atë që do dhe ka caktuar të mëkatojë dhe devijojë ai që (Ai) do,kjo është drejtësi për këtë njeri sepse Allahu e ka vendosur humbjen dhe mëkatin në vendin e merituar. S`ka se sit ë jetë ndryshe ,pasi një nga emrat e Tij të bukur është “ I Drejti “, gjë që do të thotë se të gjitha veprimet dhe vendimet e Tij janë të drejta dhe me vend. Allahu i ka bërë të qarta rrugët,ka çuar dhe të dërguar,ka zbritur Libra ,ka larguar pengesat dhe ka mundësuar shkaqet e udhëzimit dhe bindjes me anë të dëgjimit,shikimit dhe logjikës,sepse kjo është Drejtësia e Tij. Allahu i jep sukses me përkujdesjen e Tij atij që do; kjo është një dëshirë dhe privilegj i Tij që ai ia bën kujt të dojë.
Allahu poshtëron atë që nuk e meriton suksesin dhe privilegjin e TIj dhe ai e ka lënë vetëm këtë njeri. Allahu në Vetvete nuk dëshiron që t`i japë atij sukses,ndaj edhe nuk e privilegjon atë,por ama nuk ia privon atij rejtësinë e TIj. Kjo ndahet në dy lloje:
E para: Mosudhëzimi i tij jen si rezultat i largimit dhe indiferencës së vetë njeriut ndaj Zotit,dhënies përparësi atyre që nuk i binden Zotit,harimit,mospërmendjes dhe mosmirnjohjes ndaj Zotit.Të gjitha këto dhe të tjera,bëjnë që njeriu ta meritojë braktisjen nga ana e Allahut.
E dyta: Allahu nuk dëshiron që nga fillimi që ai të udhëzohet,sepse e njeh mirë këtë njeri që nuk është i përshtatshëm për të,nuk do t`ia dija vlerën dhe mirësinë udhëzimit dhe as nuk do të jetë mirënjohës ndaj Tij për këtë gjë,e ai nuk e dëshiron një gjë të tillë, ndaj dhe Allahu duke e njohur mirë nuk ia dëshiron udhëzimin,siç thotë i Madhëruari: “Kështu Ne i kemi provuar disa prej tyre me disa të tjerë,që të mund të thonë:” A këta janë që Allahu i nidhmon dhe u sjell mirësi? “ A mos vallë nuk i di më mirë Allahu ata që janë falënderues?!” (En`am-53 ). “ Po të dinte Allahu ndonjë të mirë tek ata,padyshim që Ai do t`ia kishte bërë ata të dëgjojnë,por edhe sikur Ai t`i kishte bërë ata të dëgjonin,ata prapë vetëm se do të ishin larguar e do të ktheheshin përsëri tek e gabuara “ (Enfal-23)
Kur Allahu i gjykon këta njerëz me humbje dhe mëkate,kjo është vetë drejtësia,ashtu siç gjukohet për gjarprin që të vritet,për akrepin dhe qenin e tërbuar dhe kjo është drejtësi për të,megjithëse ai,këtë cilësi të dëmshme eka të krijuar. Për më tepër rreth kësaj teme kam folur në librin mbi Kaderin.E rëndësishme është se fjala e Profetit ( salallahu alejhi ue selem ): “mbi mua vepron vendimi Yt, gjykimi Yt mbi mua është i drejtë” , u kundërvihet të dyja grupeve:
Kaderijeve, të cilët mohojnë në mënyre të përgjithshme gjykimet e Allahut ndaj robit të Tij dhe thonë se veprimet e njerëzve s`kanë lidhje fare me gjukimin dhe caktimin e Zotit,por për ta gjykimi është vetëm urdhërese dhe ndalesë.!
Xhebrijeve, të cilët thonë se çdo gjë që ndodh është drejtësi! Kështu që s`ka asnjë vlerë për shprehjen: “ gjykimi yt mbi mua është i drejtë “! Drejtësia sipas tyre, është pjesë e çdo gjëje të mundshme që ndodh,ndërsa padrejtësia nuk është e mundur të ndodhë ndonjëherë!Nga kjo del sikur kuptimi për shprehjen e mësipërme është:”Tek unë zbatohet gjykimi Yt,kuptim i cili i përket frazës së parë,pra diçka e përsëritur!
Fjala: “Të lutem me të gjithë emrat e Tu … “ e deri në fund të lutjes është një përgjirim që i bëhet Allahut me të gjithë emrat e Tij,si ata që i di njeriu dhe ata që nuk i di.
Kjo metodë,është një nga më të dashurat për Allahun,sepse ajo bëhet duke iu lutur Allahut me cilësitë dhe veprat e Tij,nga të cilat rrjedhin edhe emrat e Tij.
Fjala: “ bëje Kur`anin pranverën e zemrës sime,dritën e krahrorit tim”: fjala ‘rebi’ ( pranverë )në gjuhën arabe, ka për qëllim shiun,i cili gjallëron bimësinë dhe , Kur`ani në këtë lutje është shëmbëllyer me shiun,sepse zemrat gjallërohen nëpërmjet tij.Allahu ka përmendur në Kur`an ujin,me të cilin merr gjallëri jeta,bashkë me dritën e cila jep ndriçimin: “Ai lëshon ujë nga ëielli dhe luginat rrjedhin sipas masës së tyre,por vërshimi mbart shkumën që del në sipërfaqe,si dhe nga ai (ari),të cilin ata ( njerëzit ) e nxehin në zjarr,me qëllim që të bëjnë zbukurime” (Er-Rad-17). “Kjo ngjason si me atë që ndezi zjarrin dhe pasi ai ndriçoi gjithandej rreth tij,Allahu ua mori dritën ( Bekare-17) dhe më poshtë thotë: “Ose si një shtrengatë nga qielli” (Bekare-19). E po kështu,në ajetin: “Allahu është drita e qiejve dhe e tokës. SHembulli i Dritës së Tij është sit ë kishim një kënd të errët dhe në të një llambë,llamba e future në një kupe qelqi,kupa e qelqit sit ë ishte yll që shkëlqen i ndezur nga një pemë e bekuar,nga ulliri ,as nga lindja as nga perëndimi, vaji it ë cilit digjet vetvetiu dhe pse nuk e ka prekur zjarri fare.Dritë përmbi Dritë! Allahu udhëzon drejt Dritës së Tij atë që do Ai. Allahu sjell shembuj e përngjasime për njerëzimin edhe Allahu është për çdo gjë i Gjithëditur.” ( Nur -35) Dhe pak më pas thotë: “A nuk e shihni se Allahu i drejton retë me qetësi,pastaj i mbledh ato bahkë,pastaj i kthen ato në stivë shtresa-shtresa dhe ju shihni shiun të dalë nga brendësia e tyre.Ai dërgon nga qielli edhe re si male të mëdha me breshër dhe godet me të atë që do AI ose largon atë prej kujt të dojë Ai. Drita e shpejtë e shkrepjes së tyre ( e reve) sa s`të merr sytë “. (Nur-43)
Në këtë lutje ,pra kërkohet gjallërimi i zemrës me shiun e Kur`anit dhe ndriçimi i krahërorit , dhe kështu do të kemi jetë dhe dritë. Allahu i Lartësuar thotë: “A mos vallë është njësoj si a ii cili ishte i vdekur ( nga padija dhe mosbesimi ) dhe që Ne i dhamë atij jetë ( me dije dhe Besim ) ,duke i vënë atij një dritë (Besimin ) me anë të së cilës ai të ecë mes njerëzve,me atë i cili është në errësirë ( mosbesim),nga e cila kurrë nuk mund të dalë?“ (Enam-122)
Më pas, në këtë lutje kërkohet nga Allahu që Ai ta shpëtojë lutësin nga ankthi,meraku dhe trishtimi,sepse këto janë sëmundje që i marrin jetën dhe dritën zemrës.
Njeriu lutet qe ilaçi të jetë Kur`ani dhe jo diçka tjetër,sepse kështu është e vështirë që ato të kthehen,ndryshe nga fakti që nëse ato largohen me anë të kënaqësive të kësaj bote,si gruaja,fëmija apo pozita, kur këto të mos jenë më,ankthi,meraku dhe trishtimi ktehen përsëri.
Nëse zemra mbërthehet nga një pakënaqësi e shkuar,atëherë ajo jep trishtim; nëse mbërthehet nga një vuajtje për të tashmën,atëherë ajo shkakton merak,e nëse i përket të ardhmes atëherë ajo ka rënë në ankth, e Allahu e di më mirë.
Ibn Kajjim, El-Fewaid
Përgatiti: Teuhid.NET



