Realizimi i Teuhidit

Ibn Kajjimi ka thënë: “Ekzistojnë dy lloje të teuhidit: E para është të besuarit në ndarjen e Zotit nga krijesat dhe në Lartësinë e Tij mbi Fronin e Tij përmbi shtatë qiejt, për të cilën kanë lajmëruar të gjitha shpalljet e Tij dhe të gjithë të Dërguarit e Tij, dhe të besuarit në atributet e Tij të plota, ashtu siç e përshkroi Veten, larg nga mohimi ose nga komentimi i transmetuar ose përngjasimi me cilësitë njerëzore.

Ai thotë: “... Asnjë gjë nuk është si Ai; Ai është dëgjuesi, shikuesi”. (esh-Shura, 11)

Më pas, ibën Kajjimi transmeton atë që pohojnë ehlus-sunne vel-xhema’ati:

“E përshkruajmë Allahun ashtu siç e përshkroi Ai veten e Tij dhe ashtu siç e përshkroi i Dërguari i Allahut, pa ndonjë koment të transmetuar, dhe pa mohuar atributet e Tij. Rruga jonë është që t’i përmbahemi domethënieve të jashtme të tyre dhe t’i refuzojmë përngjasimet me karakteristikat e njerëzve. Prandaj, nuk themi se Allahu nuk ka dy duar, fytyrë, të dëgjuar, të parë, jetë, forcë, as nuk mund të themi se nuk është ngritur mbi Fronin e Tij, as të themi se duart e Tij janë sikurse duart e krijesave, as të themi se fytyra (e Tij) është sikurse fytyrat e krijesave, as të themi se diçka nga karakteristikat e Tij iu përngjan karakteristikave të krijesave, por ne pohojmë se qenia e Tij nuk është sikurse qeniet e krijuara, neve as që e dimë esencën dhe cilësinë e qenies së Tij, Allahu as që e kërkon këtë prej nesh, as që na ka bërë të aftë për një gjë të tillë, ashtu siç nuk e dimë esencën e shumë gjërave të krijuara, siç është shpirti, mirëpo, është e mundur që ne t’a dallojmë shpirtin e njeriut nga shpirti i kafshës. Allahu i Lartmadhëruar na lajmëroi për hollësitë e Ditës së Kiametit, të Xhenetit dhe Xhehenemit, dhe zemrat dhe shpirtrat e besimtarit dëshmojnë dhe nuk dyshojnë se lumenjtë në Xhenet janë nga vera, mjalti dhe qumështi, por nuk e njohim esencën e tyre, as cilësinë, ashtu siç thotë ibën Abbasi (radijAllahu anhu): “Asgjë nuk ekziston në këtë botë nga ajo që ekziston në Ahiret, përveç emrave”.

Ibn Kajjimi, Allahu e mëshiroftë

Përgatiti: Teuhid.NET

www.teuhid.net

Hits: 453
Comments (0)Add Comment

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy