Definicioni i Imanit (Besimit)

Në shumë vende të veprave të tij, ibën Kajjim el-Xhevziu (rahimehullah), definicionin e imanit (besimit) e paraqet si domethënie terminologjike dhe thotë:

“Esenca e imanit (besimit) përbëhet nga të shprehurit dhe nga veprat. Të shprehurit ndahet në dy pjesë: të shprehurit /të folurit/e zemrës (bindja) dhe të folurit përmes gjuhës, që është të shprehurit e shehadetit (dëshmia e besimit Islam). Vepra ndahet në dy pjesë: vepra e zemrës (qëllimi i saj dhe sinqeriteti) dhe veprimtaria e organeve” .

Në një vend tjetër ai thotë:

“Esenca e imanit përbëhet nga njohja e asaj me të cilën ka ardhur i Dërguari i Allahut (s.a.v.s.): Besimi me zemër, shprehja me gjuhë, nënshtrueshmëria me dashuri (dhe praktikë), praktikimi në mënyrë të hapët dhe të fshehur dhe thirrja në të varësisht sipas mundësive”.

Mendimi i dijetarëve ndaj të kuptuarit të besimit

Të njëjtin definicionin ose të afërt me këtë e transmetojnë edhe dijetarët më eminentë Islamë, ndër të cilat janë:

Imam Mailk es-Sagir ebu Muhammed Abdullah bin Ubejj el-Kinvani, i cili thotë: “Besimi është të shprehurit me gjuhë, të vërtetuarit e sinqertë me zemër dhe veprimi përmes pjesëve të trupit. Besimi zvogëlohet dhe zmadhohet. Ai zmadhohet me nënshtrim, dhe zvogëlohet duke gabuar” .

Miku i Shafiut, imam i shkollës juridike shafi’ite në kohën e tij, Ebu Ismail bin Jahja el-Muzni, ka thënë: “Imani (besimi) përbëhet nga të shprehurit dhe nga veprat. Ato janë të ndërlidhura në atë mënyrë, sa që nuk mund të ketë iman (besim) pa vepër, e as vepër pa iman (besim)” .

Halifi i besimtarëve Umer ibën Abdulazizi ka thënë: “Me të vërtetë, imani (besimi) ka degët e saj, detyrimet obligative, sunnetet dhe rregullat, dhe ai që i plotëson do të plotësojë imanin (besimin)” .

Mungesa e fjalës së zemrës dhe shprehjes përmes gjuhës

Ibn Kajjimi konstaton se imani (besimi) nuk do të konsiderohet i plotë nëse deklarohet vetëm përmes gjuhës ose përmes njohjes me zemër ose përmes të dyjave, por pranë këtyre nevojitet edhe vepra e zemrës, që është dashuria ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij, dëgjueshmëria në fenë e tij, qëndrueshmëria në nënshtrim dhe ndjekja e të Dërguarit të Allahut, sal-Allahu alejhi ue sel-lem.

Pra, kjo është e kundërta e mendimit të atyre që konsiderojnë se imani përbëhet vetëm nga besimi me zemër dhe të vërtetuarit me gjuhë.

Ibn Kajjimi thekson disa shembuj nga Kur’ani dhe sunneti në lidhje me mosbesimin e atyre që refuzuan t’i nënshtrohen Allahut dhe të Dërguarit të Tij (s.a.v.s.) edhe krahas besimit në Allahun në ekzistimin e të Cilit aspak nuk kanë dyshuar.

I tillë është edhe udhëheqësi i mëkatarëve Iblisi (i mallkuar qoftë)

Iblisi e ka ditur se Allahu ka urdhëruar që t’i bëhet sexhde Ademit (sexhdeja ka qenë ndaj Lartmadhërisë së Allahut, i Cili është Krijues i pashoq). (B.J.) Ai nuk dyshoi në Allahun e Lartmadhëruar, por u bë kryeneç dhe refuzoi të bindej për shkak të së cilës meritoi mallkimin e Allahut dhe vuajtje të përhershme.

Krahas njohjes së Allahut dhe mosdyshimit në Të, ai (Iblisi) u betua në dinjitetin e Tij se do t’i devijojë njerëzit, përveç atyre që do të qëndrojnë të sinqertë ndaj Allahut.

Pra, (Iblisi) nuk dyshoi në Allahun, e as në ekzistimin e Tij. Ai nuk dyshoi as në Ditën e Ringjalljes, as për Xhenetin dhe Xhehenemin, por prapëseprapë si vendqëndrim të përhershëm zgjodhi zjarrin e Xhehenemit.

Ai mori me vete hidhërimin dhe mallkimin e Allahut, si dhe meritoi që të jetë larg Xhenetit. Ekzistojnë shumë prej tyre që ende nuk e dinë këtë çështje, dhe djali tha:

“(Iblisi) Tha: "Zoti im, më jep afat deri në ditën kur ata (njerëzit) të ringjallen!” (el-Hixhr, 36)

Mosbesimi i Iblisit (djallit) erdhi nga mosdëgjueshmëria dhe kryeneçësia, e jo nga padituria.

Faraonit, Musai alejhisselam i kishte thënë:

“Ai (Musai) tha: "Po ti e di se ato (mrekullitë) nuk i zbriti askush tjetër përveç Zotit të qiejve e të tokës, i zbriti të dukshme, e unë besoj, o Faraon, se ti je i shkatërruar." (el-Isra, 102)

Për të dhe popullin e tij, Allahu i Lartmadhëruar ka thënë:

“Kur u erdhën argumentet Tona të qarta, ata thanë: "Kjo pa dyshim është magji! Edhe pse ata u bindën dhe besuan në to (se ishin nga Zoti), ata i mohuan në mënyrë të padrejtë e me mendjemadhësi, pra shikoje se si ishte fundi i shkatërrimtarëve.” (en-Neml, 13-14)

Këto ajete kur’anore tregojnë se refuzimi dhe mohimi i tyre rrjedh nga bindja e fortë (jekin) që është rruga më e fuqishme e njohjes, si dhe nga dhuna (padrejtësia) dhe kryelartësia, e jo nga padituria.

Sipas fjalëve të ibën Kajjimit, këtij grupi i takojnë edhe Ithtarët e Librit - çifutët dhe të krishterët (Ehlu-l-Kitab).

Në lidhje me ta, Allahu i Lartmadhëruar në Kur’anin Fisnik ka thënë:

“O ithtarë të librit, përse nuk i besoni ajetet e Allahut (Kur'anin), duke e ditur të vërtetën? O ithtarët e librit, përse, kur ju e dini të vertetën e ngatërroni me gënjeshtrën dhe e fshihni realitetin? (Ali Imran, 70-71)

Ato janë Kur’ani dhe Ai që thërret në të. Ju dëshmoni se ai është libër autentik dhe se e Vërteta qëndron në të. Mosbesimi i tyre rrjedh qartë nga dituria për të vërtetën, e jo nga padituria.

Po ashtu, ibën Kajjimi ka përmendur edhe argumente të tjera të cilat i transmetoi nga ai. Më pas thotë:

“Në lidhje me këtë mjaftojnë lajmet e Allahut ndaj jobesimtarëve të cilët pohojnë që, pasi e kanë parë me sytë e tyre dënimin dhe u është afruar Dita e Gjykimit, e vërejnë dhe binden në atë që kanë ftuar të Dërguarit dhe për atë që kanë paralajmëruar.
“Sikur t’i shohësh ata kur të vihen para zjarrit, duke thënë: “Ah! Sikur të ktheheshim pas, nuk do t’i mohonim shpalljet e Zotit tonë dhe do të bëheshim besimtarë!” Po, atyre iu doli sheshit ajo që më parë e fshihnin, por edhe sikur të ktheheshin, prapë do të bënin ato që ishin ndaluar për ta. Vërtet, ata janë gënjeshtarë.”
(el-En’am, 27-28)

Pra, cila njohje është më e qartë se njohja e atij që e ka parë Ditën e Gjykimit dhe e ka ndier vuajtjen e asaj bote, e më pas nëse kthehet përsëri në këtë botë, do t’i jepte përparësi devijimit ndaj udhëzimit?! Përse nuk i bëri dobi ajo që e kishte parë me sytë e tij?

Ibn Kajjim, Allahu e mëshiroftë

Përgatiti: Teuhid.NET

www.teuhid.net


 

Hits: 411
Comments (0)Add Comment

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy