Shejhul Islam Ibni Tejmijje, Allahu e mëshiroftë thotë: “Fjala tagut rrjedh prej fjalës tug’jan – teprim, siç janë fjala melekut, rahamut, rahbut, ragbut, të gjitha nga forma falut.
Tug’jan është tejkalim i kufirit, kjo është zullumi dhe padrejtësia. Prandaj, ai i cili adhurohet pos Allahut, nëse nuk e urren këtë, është tagut. Andaj, Pejgamberi, sal’Allahu alejhi ue selem, idhujt i quajti tagutë. Siç erdhi në hadith të vërtetë: “...dhe ata të cilët adhuronin tagutët i ndjekin ata...”. Edhe ai i cili respektohet duke i bërë mëkat Allahut, ai i cili pasohet pa udhëzim dhe fe të vërtetë, qoftë i pranuar lajmi i tij i cili kundërshton librin e Allahut apo i respektuar urdhri i tij, ai është tagut. Mu për këtë, atë tek i cili arbitrohen dhe i cili gjykon me ligje tjera pos librit të Allahut, Allahu e quajti tagut”.
Shih: Mexhmu Fetava 200-201/28
Teuhid.NET



