Bismilahi Rrahmani Rrahim
Allahu xh.sh.thotë: "Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë, që të mos adhuroni dikë tjetër përveç Tij, dhe që të silleni mirë ndaj prindërve. nëse njërin prej tyre , ose që të dy, i ka kapluar pleqëria nën kujdesin tënd, atëherë mos u thuaj atyre as "uf", as mos u trego i vrazhdë ndaj tyrë, po thuaju atyre fjalë të buta. Dhe në shenjë mëshire shtrije pranë tyre krahun e përuljes dhe tuaj:"O Zoti im! Mëshiroji ata të dy, sikurse më edukuan mua kur isha i vogël." (Isra 23,24)
SHPJEGIMI
Autori thotë: "Allahu xh.sh. urdhëron: "Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë, që të mos adhuroni dikë tjetër përvec Tij dhe që të silleni mirë ndaj prindërve".
Muxhahidi thotë: "Thënia e Allahut a.xh.: "...ka dhënë urdhër të prerë"do të thotë: "Ka këshilluar." "Këtë qëndrim e ka mbajtur edhe Ebu bin Kabi, Ibn Mesudi etj. Ndërsa Ibn Xheriri përcjell nga ibn Abasi se "...ka dhënë urdhër të prerë" do të thotë "ka urdhëruar".
Fjala e Allahut a.xh.: "...që të mos adhuroni dikë tjetër përvec Tij" do të thotë që ta adhuroni Atë të vetëm, pa të tjerë e ky është kuptimi i fjalës "Nuk ka Zot tjetër të adhuruar me të drejtë përvec Allahut (La ilahe il-lallah).
Ibn Kajimi-Allahu e mëshiroftë-thotë: "Mohimi i absolut (nuk ka Zot) nuk është njësim. Po kështu është edhe pohimi absolut (përvec Allahut), që nuk shoqërohet nga mohimi. Njësimi (Teuhidi) mund të realizohet vetëm nëse i përmban pohimin dhe mohimin. Kjo është e vërteta e teuhidit."
Fjala e Allahut a.xh.: "...që të silleni mirë ndaj prindërve" do të thotë se Ai a.xh.ka vendosur që të tregoheni bamirës me prindërit, ashtu siq ka vendosur ta adhuroni Atë të vetëm e të pashoq, ashtu sic thotë i Lartësuari në një ajet tjetër: "Të jesh mirënjohës ndaj Meje dhe ndaj dy prindërve të tu, sepse vetëm tek Unë është kthimi." (Lukman 14)
Thënia e Allahut a.xh.: "Nëse njërin prej tyre,ose që të dy, i ka kapluar pleqëria nën kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as "uf" as mos u trego i vraxhdë ndaj tyre..." do të thotë mos i bëj ata të dëgjojnë fjalë të këqija prej teje,saqë edhe pasthirma "uf"bën pjesë te grada më e ulët e fjalëve të këqija.
"...as mos u trego i vrazhdë ndaj tyre" do të thotë të mos burojë prej teje asnji vepër e keqe karshi tyre, ashtu sic thotë Ata bin Rebahu:"Mos i shkund duart e tua para tyre."
Kur Allahu i Lartësuar ka ndaluar njerëzit që të flasin apo të sillen keq dhe i ka urdhëruar ata që te flasin dhe sillen mirë, duke thënë: "...po thuaju atyre fjalë të buta", që do të thotë të ëmbla, të shoqëruara me sjellje të mirë dhe respekt.
Fjala e Allahut a.xh.: "Dhe në shenjë mëshire,shtrije pranë tyre krahun e përuljes..." do të thotë tregohu i thjeshtë me ta" dhe thuaj: "O Zoti im! Mëshiroji ata të dy" pra në moshën e pleqërisë ose kur të vdesin "sikur se më edukuan mua kur isha i vogël."
Në lidhje me temën e mirësisë ndaj prindërve janë përcjell hadithe të shumta, ku disa prej tyre janë:
Hadithi i përcjell me rrugët e transmetimit nga Enesi dhe të tjerë,se i Dërguari i Allahut u ngjit mbi minber dhe tha: "Amin, Amin, Amin." Të pranishmit thanë: "O i Dërguar i Allahut, për cfarë bëre Amin?!" Ai iu tha: "më erdhi Xhibrili dhe më tha: “O Muhamed! I poshtëruar qoftë (ragime enfu) ai njeri, në prani të të cilit ti përmendesh dhe ai nuk jep salavat(kërkon mëshirë) për ty. Thuaj Amin. Tha a.s. "Dhe unë thash Amin." Pastaj (Xhibrili) tha: "I poshtëruar qoftë ai, që i hyri muaji i Ramazanit dhe doli prej tij pa iu falur gjunahet. Thuaj Amin" Ai a.s. tha: "Dhe unë thashë Amin." Tha (Xhibrili): " I poshtëruar qoftë ai njeri, që i ka gjetur (gjallë) të dy prindërit ose njërin prej tyre dhe nuk është futur në Xhenet. Thuaj Amin." Ai a.s. tha :" Dhe unë thashë Amin" (Sahihu i Buhariut në kapitullin e sjelljes së mirë ndaj prindërve)
Imam Ahmedi përcjell prej hadithit të Ebu Hurejres r.a. nga i Dërguari i Allahut se ka thënë: "I poshtëruar qoftë, i poshtëruar qoftë, i poshtëruar qoftë ai burrë, që i ka gjetur (gjallë) prindërit e tij njërin prej tyre ose që të dy dhe nuk ka hyrë në Xhenet."
Amad bin Kethiri thotë:"në këtë formë është i saktë."
Na përcillet nga Ebu Bekrete r.a. se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "A t`ju njoftoj për më të mëdhatë e gjunaheve." Thamë: "Po o i Dërguar i Allahut." Tha: "T`i shoqërosh shok Allahut, mosrespektimi i prindërve" dhe pasi ishte i mbështetur, u ul ndenjur dhe tha:"Fjala e rreme, dëshmia e rreme" dhe vazhdoi ta përsërisë këtë fjalë deri sa thamë me vete: "Ah sikur të heshtte." E përcjell Buhariu dhe Muslimi.
Na përcillen nga Abdullah bin Amri r.a. se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Kënaqësia e Allahut është tek kënaqësia e prindërve dhe zemërimi i Tij është tek zemërimi i prindërve."
Na përcillet nga Esid Saidiu r.a. se: "Kur po qëndronin ulur bashkë me të Dërguarin e Allahut, pa pritmas na erdhi një burrë nga fisi i Beni Selemesë dhe tha:"O i Dërguar i Allahut! A ka mbetur ndonjë mirësi, që mund ta bëj unë për prindërit e mi pasi kanë vdekur?!" Ai a.s. tha:"Po. Të falësh namazin(e xhenazes për) për ta, të kërkosh falje për ta, të zbatosh premtimet e tyre pas vdekjes, të vendosësh lidhjet farefisnore, që mund të lidhen vetëm nëpërmjet tyre dhe të tregohesh bujar me shokun e tyre."
Marrë nga libri: Fet'hul mexhid fi sherhi kitabil teuhid
Autor i librit: Abdurrahman ibn Hasan
Përgatiti: Teuhid.net
E lusim Allahut a.xh. që të na e lehtësojë rrugën të arrijm kënaqësinë e Tij dhe të na furnizojë me dituri të dobishme. Allahu e jep suksesin.



