Shpjegimi i qëllimit të dërgimit të Pejgamberëve a.s.

Bismilahi Rrahmani Rrahim

Fjala e Tij a.xh.: "Ne kemi dërguar në cdo popull një të dërguar, që i urdhëron  të adhuroni  Allahun dhe ti braktisni tagutët". (Nahl 36)

SHPJEGIM:

Autori thotë: "Fjala e Allahut a.xh.: "Ne kemi dërguar në cdo popull një të dërguar, që i urdhëron të adhuroni Allahun dhe të braktisni tagutët" (Nahl 36). Fjala tagut rrjedh nga fjala tug`jan (tirani), që do të thotë tejkalim i kufijve.

Omer bin Hatabi r.a. thotë:"Taguti është shejtani."

Xhabiri r.a.thotë:"Tagutët janë murgj, të cilëve u zbrisnin shejtanët." Këto dy qendrime i ka përcjellë Ibn Hatimi.

Maliku thotë:"Tagut quhet gjithkush që adhurohet përvec Allahut."

Them se deri tani është përmendur vetëm e një pjesë e përkufizimit. Dijetari i madh Ibn Kajimi ka përcaktuar një përkufizim përmbledhës, ku thotë:"Tagutë quhen të gjithë ata, të cilët njeriu i ka vlerësuar përtej kufirit, prej atyre që adhurohen, ndiqn apo u binden. Tagutë janë të gjithë ata, prej të cilëve kërkohet që të gjykojnë për një cështjë përvec Allahut dhe të Dërguarit të Tij, ose që adhurohen përvec Allahut, ose i ndjekin pa asnjë vizion të qartë të zbritur prej Allahut, ose që u binden për gjëra të cilat i përkasin vetëm bindjes ndaj Allahut.

Këta janë tagutët e botës, të cilët nëse sheh me vëmendje gjendjen e njerëzve, do të shohësh se shumica e tyre janë larguar nga adhurimi i Allahut të Lartësuar drejt adhurimit të tagutëve, si dhe nga bindja ndaj Profetit a.s. drejt bindjes së tagutëve dhe ndjekësve të tyre.

Kurse për kuptimin e ajetit, Allahu i Lartësuar ka njoftuar se ka dërguar për cdo bashkësi njerëzish një profet me këto fjalë:"...adhuroni Allahun dhe braktisni tagutët", që do të thotë: adhuroni vetëm Allahun dhe lërini adhurimin e dikujt tjetër, ashtu sic thotë Allahu i Lartësuar: "E kushi mohon tagutët dhe bason tek Allahu, me të vërtetë është kapur mbas litarit të lidhur fort, që nuk mund të këputet. (Bekare 256) Ky është kuptimi i fjalës:"Nuk ka Zot të adhuruar me të drejtë përvec Allahut", sepse kjo fjalë është litari i lidhur fort.

Në lidhje me këtë ajet Amad bin Kethiri thotë: "Që të gjithë -profetët-bëjnë thirrje drejt adhurimit të Allahut dhe ndalojnë adhurimin e dikujt tjetër. Allahu i Lartësuar ka dërguar pareshtur të dërguarme këtë mesazh, që kur ndodhi shirku për herë të parë në mesin e bijve të Ademit nga populli i Nuhit, për të cilët ky i fundit u dërgua. Ai ishte i dërguari i parë që Allahu i Lartësuar e dërgoi tek banorët e tokës dhe pas tij erdhën profetë të tjerë, deri sa u dërgua vula e tyre Muhamedi a.s., thirja e të cilit përfshiu njerëzit, xhindët, lindjen dhe perëndimin. Të gjithë ata janë sic thotë Allahu i Lartësuar në këtë ajet: "Nuk kemi dërguar para teje, ndonjë të dërguar, vetëm se i shpallnim atij se nuk ka Zot tjetër të adhuruar me të drejtë përvec se Meje, pra, më adhuroni." (Enbija 25)

Ndërsa në këtë ajet fisnik, Ai a.xh. thotë: "Ne kemi dërguar në cdo popull një të dërguar, që i urdhëron adhuroni Allahun dhe braktisni tagutët."(Nahl 36)

E si mund t`i lejohet nji politeisti që pas gjithë kësaj të thotë: "E sikur Allahu të dëshironte, ne nuk do të adhuronim dicka tjetër përvec Tij." (Nahl 35)

Pra dëshira legjislative e Allahut të Lartësuar u është mohuar atyre në këtë rast si justifikim, për arsye se Ai a.xh.  i ka ndaluar ata për një vepër të tillë nëpërmjet gjuhës së profetëve të Tij. Ndërsa sa i përket dëshirës univerzale- që në këtë rast do të thotë se Allahu ua dha mundësinë atyre që të bënin shirk nëpërmjet kaderit të Tij-gjithashtu nuk përbën justifikim për ta, sepse Allahu i Lartësuar ka krijuar Zjarrin dhe banorët e tij nga shejtanët dhe jobesimtarët, ndërkohë që Ai nuk e dëshiron mohimin për robin e Tij. Këtë Allahu a.xh. e bën për një arsye madhore dhe për një urtësi të pa diskutushme. Më pas Allahu a.xh. ka njoftuar se një vepër të tillë Ai a.xh. ua ka bërë të qartë se nuk e pëlqen dhe këtë e ka komunikuar nëpërmjet ndëshkimeve që ka zbritur mbi ta në dynja, pas qortimit të tyre nga ana e të dërguarve. Për këtë Allahu a.xh. thotë: "Kishte prej tyre që Allahu i udhëzoi dhe kishte prej atyre që e meritonin humbjen." (Nahl 36) Mbaroi fjala e tij.

Them se ky ajet komenton ajetin pararendës: "Kishte prej tyre që Allahu i udhëzoi dhe kishte prej atyre që e meritonin humbjen", kështu që nxir mësime. Ky ajet tregon se urtësia e dërgimit të profetëve qëndron në thirjen e tyre drejt adhurimit të Allahut të pashoq, ndalimit të adhurimit të dikujt tjetër përvec Tij dhe se kjo është feja e profetëve dhe e të dërguarve, edhe nëse legjislacionet e tyre ndryshojnë nga njëri-tjetri, ashtu sic thotë Allahu i Lartësuar: "Secilit prej tyre i dhamë një legjislacion dhe një metodë" (Maide 48) dhe se duhet që besimi të përfshijë punët e zemrës dhe të gjymtyrëve.

Marrë nga libri: Fet'hul mexhid fi sherhi kitabil teuhid

Autor i librit: Abdurrahman ibn Hasan

Përgatiti: Teuhid.net

www.teuhid.net


 

Hits: 459
Comments (1)Add Comment
...
written by Muhamed Ramadani, February 27, 2012
Selamu alejkum.
Me falni por desha te ju pyes rreth asaj se cdo pejgamber ka qene i derguar per popullin e vet d.m.th ne kohen kur ka jetuar ai, dhe pejgamberi i vetem ishte Muhammedi a.s i cili ishte pejgamberi i mbare njerezise deri ne diten e premtuar dhe, Sipas keti ajeti qe e keni potencuar me larte kuptojme se cdo popull ka pasur nga nje pejgamber por pyetja eshte se pas ngritjes se Ises a.s e deri te Muhammedi a.a ka pasur 570 vite dhe gjeneratat qe kane jetuar brenda ketyre viteve kane qene pa te derguar.. d.m.tm vjen ne kundershtim me ajetin Kur'anor...! Ju lutem nje shpjegim te shkurter

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy