Shpjegimi i fjalës "Bismilahi Rrahmani-Rrahim" nga libri Kitabu-Teuhid

Bismilahi Rrahmani-Rrahim

KOMENTI:

Autori Allahu e meshiroftë - thotë:

Me emrin e Allahut, Mëshirëplotit, Mëshirëbërësit.

Autori ka filluar librin e tij me Bismilahin, duke marrë shembull nga libri "Libri i Nderuar" dhe duke vënë në jetë hadithin "Cdo punë me rëndësi, që nuk fillon me emrin e Allahut, Mëshirëplotit, Mëshirëbërësit është e ndërprerë”. (Ibn Hibani nga dy rruge transmetimi te Ibn Salahut. Hadithi Hasen).

Ndërsa nga Ebu Davudi dhe Ibn Maxheh përcillet: " Cdo punë me rëndësi, që nuk fillon me falemnderimin e Allahut ose me falemnderimin oshte e ndërprerë".

Ndërsa nga Ahmedi përcillet: "Cdo punë me rëndësi që nuk hapet me përkujtimin e Allahut është e këputur ose e ndërprerë".

Ndërsa nga Dar El-Kutni përcillet nga Ebu Hurejra (merfu): "Cdo punë me rëndësi, që nuk fillon me përkujtimin e Allahut është e ndërprerë".

Autori në disa kopje të tij është mjaftuar me Bismilahin, sepse ai është një togfjalësh që e përcjell më së miri falemnderimin dhe përkujtimin në lidhje me fjalët hapëse. I Derguari i Allahut a.s. mjaftohej me to në korrespodencat e tij, sic ishte dërgesa e tij drejtuar Herakliut, të madhit të Romakëve.
Mua  më ka rënë në dorë një kopje e shkrimit të tij -  Allahu e meshiroftë - ku e fillon me Bismilah, më tej lavdëron dhe falemnderon Allahun dhe jep salavat mbi Profetin a.s. dhe familjen e tij. Për këtë fillimi i fjalës me Bismilah është origjina e vërtet, pastaj falemnderimet janë shtesa që do të thotë se gjithcka thuhet pas falemnderimit (Hamdit) konsiderohet fjalë e filluar.

Parafjala "me" i referohet një kryefjale të fshehur, ku shumë prej njohësve bashkëkohorë të gjuhës janë të mendimit se ajo është një përemër vetor.
Dijetari i madh Ibn Kajimi - Allahu e mëshiroftë - thotë se fshehja e kryefjalës ka disa dobi:

Së pari: fshehja e saj jep mundësinë që fjalia të mos fillojë me një fjalë tjeter, ku përmendet dicka tjeter përvec Allahut.
Së dyti: nëse fshihet përemri si kryefjal (si.p.sh. unë filloj me emrin e Allahut), kjo bën të mundur që fillimi i cdo pune, fjal apo levizjeje të bëhet me emrin e Allahut (Bismilah).

Parafjala "me" ka disa funksione, ku thuhet se njëra prej tyre tregon shoqerim dhe thuhet se gjithashtu tregon mbështetje, pra, fjala Bismilah (me emrin e Allahut) mer kuptimin "filloj punën i mbështetur tek përkujtimi i Tij dhe duke kërkuar begatinë e Tij në të". Ndërsa shfaqja e kryefjalës (ti) në fjalën e Tij a.xh. "(Ti) Lexo me emrin e Zotit tënd" dhe "(Ai) me emrin e Allahut le të rrjedh", bëhet sepse situata e kërkon nji gjë të tillë sic vihet re.

Për fjalën "Allah" të autorit El-Kisai dhe El-Ferau thonë se ajo rrjedh nga fjala "ilah" ku është fshirë zanorja "i" duke bashkuar germën "l" me një "l" tjetër, që mer trajtën e germës "ll".

Ibn Kajimi thotë: "E vërteta qëndron se kjo fjalë rrjedh nga rrënja "ilah" sic shprehet Sibeuejhi dhe ndjekësit e tij, përvec ndonjërit. Kjo fjalë përmbledh shumë kuptime të emrave të bukur të Allahut dhe shumë kuptime të cilesive të Tij të larta. Ata që janë shprehur se kjo fjal rrjedh nga një rrënje (ilah), kanë dashur të thonë se ajo tregon për një cilësi të Allahut, që është "el-ilahije" që do të thotë të qenit e Tij Zot, ashtu sic janë të gjithë emrat e Tij të mirë si: i Gjithëdijshmi, i Plotfuqishmi, Dëgjuesi i gjithckaje, Shikuesi i gjithckaje etj, etj. Të gjithë keto emra burojnë pa asnji dyshim nga një rrënjë dhe janë të mocme. Kur themi se ato burojnë nga një rrënjë, nënkuptojmë se ato ndjekin rrënjën  e tyre në kuptim dhe shqiptim dhe jo se ato janë lindur prej tyre, sic lind dega nga trungu. Njohesit e gjuhës shprehen për rrënjën dhe derivatet me termat: rrënja dhe dega, por kjo nuk do të thotë se njëra lind prej tjetrës, por se njëra përfshin tjetrën, madje edhe më tepër.

Ebu Xhafer ibn Xheriri thotë: Fjala Allah rrjedh nga fjala El-ilah ku pas rënies së zanores "i" jane bashkuar dy germat "l" duke krijuar një "ll" të vetme dhe të fort. Ndërsa shpjegimin e fjalës Allah na e ka dhënë Abdullah bin Abazi ne një transmetim ku thotë: "Eshte Ai që njerzit e hyjnizojnë për gjithcka dhe e adhuron cdo krijesë". Ndërsa përcillet se ibn Abazi ka thënë: " Allahu është Ai që i përket hyjnia dhe adhurimi mbi të gjitha krijesat e Tij së bashku.

Dijetari i madh Ibn Kajimi thotë: "Ky emër gëzon dhjet vecori shprehëse" dhe i rendit ato. Më tej thotë "Për vecoritë e tij kuptimore krijesa më e ditur a.s. thotë "Une nuk mund të numeroj as nji lavdërim për Ty. Ti je ashtu si e ke lavdëruar veteveten".

E si mundet të përcaktojmë vecoritë e një emri, objektit të të cilit (Allahut) i perket gjithcka të përkryer në mënyrë absolute, cdo lavdërim dhe falemnderim, cdo lavdërim dhe lavdi, cdo madhërim dhe plotësi, cdo krenari dhe bukuri, cdo bamirësi dhe mirësi, cdo bujari, meritë dhe mirësi që vjen prej Tij dhe është për Të?!

Ky emër nuk mund të përmendet për ndonjë të vogel e të mos e zmadhojë atë, në frike të mos e fshij atë, në fatkeqësi vetëm të mos e zgjedh atë, në shqetësim e të mos e lehtësojë atë, në ngushtic vetëm të mos e zgjedh atë. Nëse i dobti lidhet pas tij, aj emer i shton forcë, të poshtëruarin e krenon, të varfërin e pasuron, të brengosurin e qetëson,të humburrin e ngadhnjen, të ngushtuarin e liron, të pastrehuarin e strehon. Ai është një emër që me të zgjidhën fatkeqësite, zbresin begatitë, gjejnë përgjigje lutjet, zihen të carat, largohen të këçijat dhe afrohen të mirat. Ai është një emër mbi të cilin është ngritur toka dhe qiejt, me të janë zbritur librat, janë dërguar të dërguarit dhe janë ligjëruar ligjet, me të janë zbatuar kufijtë (dënimet, hududet), me të është ligjëruar xhihadi, me të janë ndarë krijesat në të lumtur dhe të dëshpëruar, me të do të bëhet dita e të vërtetës (Dita e Kijametit), me të do ë vendosen peshoret e drejtësisë dhe do të vendoset Sirati, me të do të ngrihet tregu i Xhenetit dhe Zjari, me të adhurohet zoti i botëve dhe falemnderohet, për të janë të dërguar të dërugarit dhe për të do të bëhet pyetja e varrit, dita e ringjalljes dhe tubimi, për të do të gjykohen dhe për të Ai do të gjykojë, me të lumturohet ai që e njeh dhe i jep atë që i takon, për të do të dëshpërohet ai që nuk e njeh dhe nuk i jep asaj fjale të drejtën që i takon. Kjo fjalë është sekreti i krijimit dhe i urdhërit që qëndrojnë ngritur mbi të dhe se fundmi te ajo do të përfundojne. Krijimi është bërë me atë fjalë, kushtuar asaj dhe për të. Cdo krijim, urdhër, shpërblim apo ndëshkim fillon prej saj dhe mbaron tek ajo. Këto janë efektet dhe përmbajtja e saj: "O Zoti ynë, nuk e krijove kot gjithë këtë, Ti je larg të metave, kështu që na ruaj nga dënimi i zjarrit" (Al-Imran 191) deri ne fund të fjales së Tij a.xh.

Në lidhje me fjalën e autorit "Mëshirëplotit, Mëshirëbërësit" ibn Xheriri thotë se më ka treguar Siri bin Jahja, e ky nga Osman bin Zyferiu, që thotë se kam degjuar Azmeriun: "Mëshirues për të gjithë krijesat dhe Mëshirëbërës për besimtarët".

Ndërsa nga Ebu Sejidi-pra Huderiu- përcillet të ketë thënë se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Isai i biri i Merjemes ka thënë: "Mëshirues do të thotë Mëshirues në boten tjetër dhe në dynja, ndërsa Mëshirëbërës do të thotë Mëshirëbërës në botën tjetër".

Ibn Kajiimi-Allahu e mëshiroftë- thotë: Emri i Tij "Allah" tregon për qenjen e tij Zot i Adhuruar, që të gjitha krijesat e adhurojnë me dashuri, madhështi e përulje dhe i drejtohen Atij me frikë në rast nevoje dhe fatkeqesish. Kjo nënkupton detyrimisht plotësinë e të qenurit të Tij Zot dhe të mëshires së Tij, që përfshin plotësine e pronës dhe falemnderimin. Të qenit i Tij i Adhuruar, Zot po ashtu edhe Mëshira dhe prona e Tij nënkuptojnë detyrimisht plotësinë e të gjitha cilësive të Tij ku është e pamundur që cilësi të tilla t`i njihen dikujt që nuk është i gjallë, që nuk dëgjon, nuk shikon, nuk ka fuqi, nuk flet, nuk bën atë që dëshiron, që nuk është i urtë në veprimet dhe fjalët e tij. Pra cilësitë e krenarisë dhe bujarisë janë më afër emrit Allah, ndërsa cilësite e të vepruarit, fuqisë, të qenit i vetmi në shkaktimin e dëmit dhë dobisë (dhënia, privimi, pushteti i dëshires, forca e plotë, planifikimi i plotë i cështjes së krijesave janë më afër emrit Zot),ndërsa cilësitë e mirësisë, bujarisë, bamirësisë, dashurisë, butësisë janë më afër emrit Mëshirëplotë՞ (Rrahman)"

Ibn Kajimi-Allahu e mëshiroftë- thotë sërish:"Fjala Mëshirëplotë tregon për një cilësi të qenies së Allahut, ndërsa Mëshirëbërësi tregon për një cilësi të qenies së Allahut a.xh. që lidhet më të mëshiruarin. Nëse dëshiron ta kuptosh një gjë të tillë, medito rreth fjalës së Allahut të Lartësuar: "Me besimtarët Ai është Mëshirëbërës" (Azhab 43), dhe "Me të vërtetë, Ai me ta eshte i Butë dhe Mëshirëbërës" (Teube 117), ku nuk përmendët në asnji rast fjala Mëshirëplotë (Rrahman) me ta.

Emrat e Zotit të Lartësuar janë emra dhe epitete njikohësisht, sepse ato tregojnë për cilësite e Tij të plota, ku nuk bie në kundërshtim emri i përvetshëm me cilësine sepse fjala Mëshirues është emri dhe përshkrimi i Tij. Si nji cilësi ai ndej emrin e Allahut, ndërsa si emër ai është përmendur në Kuranin pa u ndjekur nga asnjë cilësi apo përshkrim, sic është fjala e Allahut a.xh.: "Mëshireploti qëndroi mbi Arsh".

Marrë nga libri: Fet'hul mexhid fi sherhi kitabil teuhid

Autor i librit: Abdurrahman ibn Hasan

Përgatiti: Teuhid.net

E lusim Allahun Fuqiplotë, të Gjthëdijshëm dhe Plotmëshirshëm që të na e lehtesoj rrugën të arrijm kënaqësinë e Tij. Allahu e jep suksesin.

Hits: 566
Comments (0)Add Comment

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy