-Fjalët e dijetarëve të thirrjes së teuhidit në Nexhd rreth mos konsiderimit të dyshimit, te’vilit dhe gabimit në mesele të shirkut të madh.
1. Shejh Ebu Betin Nexhdij, myfti i Nexhdit në kohën e tij, ka thënë: “Dijetarët nga çdo medh’heb përmendën gjëra të shumta prej fjalëve, veprave dhe besimeve, të cilat nuk mund të numërohen. Dhe ai i cili i posedon këto bën kufër. Këtë nuk e përkufizuan me atë i cili është inatçi. Prandaj, ai që pretendon se vepruesi i kufrit me te’vil, ixhtihad, gabimisht me pasim qorrazi apo nga injoranca se është i arsyetuar, është në kundërshtim me Kur’anin, Sunnetin dhe ixhmanë, padyshim”. (Shih “Ihtisar” f.46)
2. Ebu Betini, duke treguar se Ibn Tejmije nuk arsyeton me injorancë dhe te’vil në mesele të shirkut të madh, thotë: “Ai, Allahu e mëshiroftë, në disa vende në mënyrë të prerë përmendi kufrin e atyre që vepruan shirk, përmendi ixhmanë e muslimanëve rreth kësaj dhe nuk e përjashtoi nga kjo injorantin dhe të tjerët. Allahu, te’Ala, tha: “Është e vërtetë se Allahu nuk falë (mëkatin) t’i bëhet Atij shok, e pos këtij (mëkati), të tjerat i falë atij që dëshiron. Ai që i përshkruan shok Allahut, ai ka humbur dhe bërë një largim të madh (prej të vërtetës).” (En-Nisa, 116). Për Mesihun tha: “Bënë kufër (mohuan të vërtetën) ata që thanë: “Allah është ai, Mesihu, biri i Merjemes”. E vetë Mesihu, (Isai), tha: “O beni israilë, adhurojeni Allahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj, sepse ai që i përshkruan Zotit shok, Allahu ia ka ndaluar (ia ka bërë haram) atij Xhennetin dhe vendi i tij është zjarri. Për mizorët nuk ka ndihmës.” (Maide, 72). Kush e veçon këtë kërcënim vetëm për inatçiun dhe i përjashton nga ky kuptim injorantin, atë që vepron me te’vil dhe mukalidin, vetëm se e ka kundërshtuar Allahun dhe të Dërguarin, dhe ka dalë jashtë rrugës së besimtarëve. Kaptinën e murteddit fukahatë e fillojnë me shirkun dhe nuk e përkufizojnë me inatçiun”. (Dureru Senije 40/10, Ihtisar f.46)
3. Shejh AbduRrahman b. Hasen duke sqaruar mos arsyetimin me gabim, dyshim dhe te’vil në meseletë e shirkut, thotë: “Çdo kafir ka gabuar, edhe mushrikët patjetër kanë bërë te’vil. Ata besojnë se shirku i tyre me njerëz të mirë është madhërim që u sjell dobi dhe i mbrojnë ata. Andaj nuk arsyetohen me këtë gabim, e as me atë te’vil”. (Fetava Eimeti Nexhdije)
4. Shejh AbduLatif b. AbduRrahman b. Hasen, gjatë demantit kundër Daud Xherxhisit për çështjen e arsyetimit me dyshim në meseletë e shirkut, i cili këtë mendim e përkatësoi tek Ibn Tejmije, thotë: “Nuk ka në fjalët e shejhul Islamit diç që aludon për arsyetim me çdo lloj dyshim. Ai nuk arsyeton në të gjitha llojet e dyshimit, kjo nuk është në fjalët e tij. Nuk e kupton fjalën e tij në këtë mënyrë vetëm një i cili nuk është marrë aspak me dituri. Shprehja e Ibn Tejmijes është e qartë dhe në kundërshtim me këtë kuptim”. (Fetava Eimeti Nexhdije 192/3, Minhaxh Tesis f.102)
5. Ai po ashtu tha: “Sa i përket meselesë së adhurimit të varrezave dhe lutjes së atyre pos Allahut, kjo mesele është çështje e pajtimit tek të gjithë se është e ndaluar, sipas ixhmasë, prandaj nuk ka aspak paqartësi në fjalët e shejhut”. (Fetava Eimeti Nexhdije 194/3)
6. Shejh AbduLatifi, rahimehullah, ka thënë: “kur Irakiu i përjashton havarixhët nga arsyetimi me dyshim dhe i futë nën arsyetim adhuruesit e varrezave, veçse e pason epshin e tij në këtë mesele dhe të tjerat”. (Fetava Eimeti Nexhdije 194/3)
7. Ai, gjithashtu ka thënë: “Shejhu (Ibn Tejmije) nuk ka folur për synimet e Irakiut rreth meseleve të besimit të cilat detyrimisht njihen në fe. Ai i ka për qëllim dyshimet për meseletë të cilat janë të panjohura”. (Fetava Eimeti Nexhdije 194/3)
Prej kësaj që përmendëm nga fjalët e dijetarëve të thirrjes së teuhidit, kuptojmë se në meseletë e shirkut të madh dhe të qartë, nuk ka arsye me dyshim, te’vil dhe gabim. Dhe arsyetimi në këto çështje do të thotë se nuk shpallet kafir vetëm se inatçiu. Ndërsa kjo është e pavërtetë. Kjo është e qartë edhe në fjalët e Ibn Tejmijes se ai nuk arsyeton me dyshim dhe te’vil në meseletë e qarta përpos në ato të panjohurat, në të cilat arsyeton.
Prej kësaj kuptojmë edhe gabimin e atij i cili përkatësohet me Ibn Tejmijen në atë se: “kusht për ngritjen e argumentit është që t’i sqarohet në mënyrë të plotë derisa të shihet inati kundër Pejgamberit, sal’Allahu alejhi ue selem ”. (Menhexh Ibn Tejmije fi tekfir 216/1)
Autori i kësaj fjale solli disa tekste nga Ibn Tejmije të cilat nuk aludojnë për atë. Siç do t’i sjellim në një kaptinë të veçantë dhe do t’i shqyrtojmë me ndihmën e Allahut.
Fjala e tij “derisa të shihet inati i tij kundër Pejgamberit, sal’Allahu alejhi ue selem ”, është përkufizim i tekfirit vetëm tek inatçiu. Ndërsa kjo është e kotë dhe e pavërtetë, siç përmendëm fjalët e dijetarëve.
-Çështja e dytë-
Dallimi mes ngritjes së argumentit dhe kuptimit të tij. Për ngritjen e argumentit nuk është kusht kuptimi i tij. Nëse ka arritur në mënyrë që po të dëshirojë mund ta kuptojë.
Është kusht që të transmetohet në mënyrë që mund ta mësojë. Pra, nëse ai të cilit i arrin argumenti është i mençur, i dallon gjërat dhe kupton atë që dëgjon, siç u përmend në tekstet e dijetarëve rreth kësaj çështje.
-Çështja e tretë-
Dyshimi, te’vili dhe gabimi, nuk konsiderohen arsye në mesele të shirkut të madh, ngase argumentet për të janë të dukshme. Në këto mesele kthehemi në fjalët e Ibn Tejmijes siç e përmendën këtë dijetarët e Nexhdit.
-Çështja e katërt-
Mendimi se kuptimi i argumenteve është kusht për tekfirin konkret të njerëzve dhe se nuk shpallet kafir vetëm se inatçiu ndaj argumenteve. Po ashtu arsyetimi me dyshim, te’vil dhe gabim në meseletë e shirkut të madh. Ky është një dyshim i vjetër me të cilin u ballafaquan dijetarët e thirrjes së teuhidit në Nexhd kundër Daud Xherxhisit dhe të tjerëve. Këtë dyshim e thanë edhe disa nga bashkëkohorët.
Ebul Ula b. Rashid b. Ebil Ula Rashid
Libri: Dawabit-tekfir el muajen (Në recensim të Shejh Salih el-Feuzan)
Përktheu: Teuhid.NET
Kujdes! Ky kapitull nuk kuptohet vetëmse pas leximit të temës së ardhshme. Andaj të argumentohemi vetëm me këtë temë duke e fshehur temën tjetër, është hile në fenë e Allahut subhanehu ue teala! Po ashtu, edhe tema e ardhshme nuk kuptohet vetëm se me leximin e temës së kaluar, sepse të gjitha temat janë të lidhura njëra me tjetrën!
FUND I KËSAJ KAPTINE, së shpejti me KAPTINËN E DYTË të këtij libri: Dallimi mes meseleve të qarta dhe të panjohura gjatë tekfirit konkret tek Ibn Tejmije dhe dijetarët e thirrjes së teuhidit



