Thelbi i fesë së Allahut subhanehu ue teala

Thelbi i fesë së Zotit të botëve, është ai çka kanë përcaktuar profetët dhe të dërguarit e Tij, megjithëse secili prej tyre ka pasur Sheriatin (ligjin) dhe menhexhin (rrugën) e vet. Sheriat, në terminologjinë islame do të thotë ligj, ndërsa në arabisht, në zanafillë, i thonë shtratit të lumit.

Allahu, subhanehu we teala, thotë:

" Për secilin prej jush, Ne caktuam ligj e program (të posaçëm në çështje të veprimit)." (Maide, 48)

“Pastaj, Ne të vumë ty në një rrugë të drejtë të fesë, pra ti ndiqe atë e mos ndiq dëshirat e atyre që nuk dinë. Ata nuk mund të mbrojnë ty për asgjë te All-llahu. Zullumqarët janë miq të njëri-tjetrit, kurse All-llahu është mbrojtës i besimtarëve të devotshëm.” (Xhathije, 18-19)

Menhexhi është rrugë, drejtim, Allahu subhanehu we teala, thotë:

“Sikur ata (idhujtarët) t’i përmbaheshin rrugës së drejtë, Ne do t’iu lëshonim atyre ujë me bollëk, për të sprovuar me të. E kush ia kthen shpinën adhurimit ndaj Zotit të vet, Ai e shpie atë në vuajtje të padurueshme.” (Xhinn, 16-17)

Sheriati është si shtrati i lumit, menhexhi është drejtimi që merr ky lum, ndërsa vendmbërritja është thelbi i fesë, pra adhurimi i Allahut të Madhëruar, pa i shoqëruar Atij dikë apo diçka tjetër. Ky është thelbi i fesë: nënshtrimi i robit ndaj Allahut, Zotit të botëve.

Nuk lejohet që t’i nënshtrohesh dikujt tjetër përveç Allahut, përndryshe do të quhesh idhujtar (mushrik) dhe Allahu nuk e fal idhujtarinë. Ai që nuk i nënshtrohet Allahut, duke refuzuar me mendjemadhësi adhurimin e Tij, bën pjesë ndër ata njerëz, për të cilët Allahu ka thënë:

“Ata që refuzojnë me mendjemadhësi adhurimin Tim, do të futen në Xhehenem përgjithmonë”.

Feja Islame është feja e profetëve të parë dhe e atyre të mbramë. Thënia e Allahut: “Kush kërkon fe tjetër përveç Islamit, nuk do t’i pranohet” është e përgjithshme për çdo vend dhe kohë.

Kësisoj, Nuhu, Ibrahimi, Jakubi, Esbatët, Musai, Isai, dishepujt e tij etj., kishin për fe Islamin, i cili do të thotë: Të adhurosh vetëm Allahun e Madhëruar, pa i shoqëruar Atij asgjë dhe askënd në adhurim.

Allahu i Lartësuar tregon për Nuhun se ai tha:

“O populli im, nëse u vjen rëndë qëndrimi im në mesin tuaj, përkujtimet e mia me ajetet e All-llahut, e unë iu kam mbështetur vetëm All-llahut, ju vendosni për qëllimin tuaj, thirrni në ndihmë edhe zotat tuaj, e mos e mbani fshehtë, dhe zbatoni atë kundër meje e mos pritni”. “E nëse prapësoheni (nga mësimet e mia), unë nuk u kërkoj ndonjë shpërblim, se shpërblimi im është vetëm prej All-llahut. Unë jam i urdhëruar të jem njëri prej muslimanëve”. (Junus, 71-72)

Po ashtu, Allahu i Lartësuar ka thënë:


“E kush largohet prej fesë së Ibrahimit, përveç atij që poshtëron veten?! Ne e zgjodhëm atë në këtë botë, ndërsa në botën tjetër ai do të jetë një nga të virtytshmit. Kur Zoti i tha atij: “Dorëzohu!”, ai tha: “Iu nënshtrova Zotit të botëve”. Këtë gjë Ibrahimi ia la porosi bijve të vet. P kështu bëri edhe Jakubi, i cili u tha: “O bijtë e mi! Allahu zgjodhi për ju këtë fe, prandaj vdisni vetëm duke qenë muslimanë (të nënshtruar ndaj Allahut)!”; “Musai tha: “O populli im! Nëse vërtet e keni besuar Allahun dhe nëse jeni muslimanë, atëherë mbështetjuni Atij”.

Magjistarët e Faraonit thanë: “O Zoti ynë, na jep durim dhe na bëj që të vdesim muslimanë”.

Jusufi, alejhi selam, tha: “Bëmë që të vdes musliman dhe që të jem me të virtytshmit”.

Belkisa tha: “Unë iu nënshtrova Zotit të botëve, së bashku me Sulejmanin”.

Dishepujt e Isait (Hauarijunët) thanë: “Ne besuam Allahun, ndaj dëshmo se jemi muslimanë”.

Allahu i Madhëruar ka thënë:

“Sipas tij (Teuratit) gjykojnë profetët që ishin të bindur (musliman), rabinët dhe dijetarët mbi hebrenjtë”.

Pra, feja e profetëve është e njëjtë, edhe pse ligjet e tyre janë të ndryshme, siç thotë Pejgamberi, sal’allahu alejhi we selem, në sahihët e Buhariut dhe të Muslimit: “Ne profetët kemi të njëjtën fe”.

Allahu i Lartësuar ka thënë:

“Ai përcaktoi për ju të njëjtën fe që i pati dhënë Nuhut, të njëjtë me atë që Ne ta zbuluam ty, të njëjtën me atë që i dhamë Ibrahimit, Musait dhe Isait: se duhet të mbani, pa u lëkundur, fenë e drejtë dhe të mos thyeni bashkimin tuaj që buron prej saj. Idhujtarët e kanë shumë të rëndë atë për të cilën ti i fton”;

“O ju të dërguar, hani atë që është e lejuar dhe e mirë, dhe bëni vepra të mira, sepse Unë e di atë që ju veproni. Kjo feja juaj është e vetmja fe, kurse Unë jam Zoti juaj, prandaj ruajuni dënimit Tim. E ata (ndjekësit e profetëve) më vonë u ndanë në grupe, sipas çështjes së fesë dhe secili grup krenohej me atë që kishte përvetësuar”.

El-furkan bejne ewlijai er-rahman we ewlijai esh-shejtan

Shejhul Islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë.

Teuhid.NET
www.teuhid.net

Hits: 529
Comments (0)Add Comment

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy