Njohja me grupin druzij dhe formimi i tyre
Ky grup, është prej batinive të cilët e adhurojnë Hakim BIemrilah El-Fatimij. Tërë besimin e tyre e morën prej ismailive, dhe përkatësohen tek Heshkatin Druzij.
Ky grup u shfaq në Kajro gjatë forcës së ubejdive. Lidhet me Hakim Bi emrilah, i cili formoi një vend të cilin e quajti “shtëpia e urtësisë”.
Përmes kësaj shtëpie, thirrësit e tyre ua stolisën njerëzve thirrjen për adhurimin e tij, gjë që është bazë e besimit druzij. Pra, druzitë janë një sekt prej sekteve të batinive ismailije, të cilët pajtohen me ata në baza të besimit, edhe pse dallojnë në adhurimin e Hakim Bi emrilah.[1]
Besimi kufrit tek druzët
1. Adhurimi i Hakim Bi emrilah
Ata e adhurojnë imamin e gjashtë tek ata, kjo është palca e besimit të tyre. Mbi këtë janë ndërtuar të gjitha mendimet dhe besimet e tyre. Sado që druzët mundohen të fshehin këtë besim të kufrit, librat e tyre janë të plota me këtë.
Hamza bin Alij, në “Mithak”, thotë: “Jam mbështetur tek mbikëqyrësi ynë Hakimi, i cili është një i panevojshëm, i pastër nga bashkëshortët dhe numri, unë filani biri i filanit besoj dhe ia obligoj vetes, me vet dëshirë dhe pa dhunë dëshmoj se distancohem nga çdo medhheb, mendim dhe besim tjetër, se nuk njoh diç tjetër pos respektimit të Hakimit. Respekti ndaj tij është adhurim dhe se asnjëri nuk i bën ortak atij në adhurim. Dhe se ia kam dorëzuar pasurinë, fëmijët dhe gjithë atë që posedoj mbikëqyrësit tonë Hakimit...”.[2]
Një nga druzët, thotë: “I kam besuar për Zot Hakimit të Lartësuarit, zotit të lindjes dhe perëndimit...”.[3]
Prej teksteve të tyre, njashtu është: “Që të mbathë ndonjëri prej juve dy nalle të zjarrit nga të cilat i vlon truri, kjo është më e lehtë në dënim se refuzimi i thirrjes së Hakimit...”.[4]
Kjo është diç prej teksteve të shumta të druzëve për kufër ndaj Allahut, që adhurojnë Hakimin ubejdi fatimij, të cilit ia përshkruan cilësitë e Allahut. Kjo çështje është e qartë, sado që druzët bashkëkohorë mundohen të fshehin këtë realitet të adhurimit të Hakimit.
Andaj, muslimanët nuk duhet të mashtrohen me ata. Falënderimi i takon vetëm Allahut, Ai bëri që çështja e tyre të zbulohet.[5]
2. Pezullimi i sheriatit Islam:
Kjo rrjedh nga besimi i tyre për hyjninë e Hakim Bi emrilah, të cilën ua vendoi i dërguari i tyre i ri, Hamza b. Alij, dhe që vendosi bazat e fesë së tyre të re.
Ata pretendojnë pezullimin e të gjitha sheriateve, rreth kësaj kanë libër të qartë ku flasin për urrejtjen e dispozitave Islame. Prej teksteve të qarta të tyre për pezullimin e sheriatit, ku thonë: “Dëgjuat para kësaj letre pezullimin e sheriatit duke larguar dhënien e zekatit. Zekati tek ju është i gjithë sheriati”.[6]
Në një letër të vjetër të Hamzasë, tha: “Kaluan ditët dhe koha erdhi kur u zhduk e gjithë ajo gjatë kohës dhe nuk mbeti as nata prej sheriatit të shirkut...”[7]
3. Besimi në reinkarnim (rimishërim):
Ata besojnë se shpirtrat reinkarnohen dhe transferohen tek të gjallët. Vetë ai i cili është njësues kalon tek njësuesi, shpirti i mushrikut sipas tyre transferohet tek shpirti i mushrikut.
Sipas tyre, numri i shpirtrave në dunja është i kufizuar, ato nuk shtohen dhe nuk pakësohen dhe se shpirtrat mbesin çdo herë, dhe sipas këtij besimi të tyre të prishur, nuk shkatërrohen. Ata e interpretuan me komente të tjera kiametin, ringjalljen, shpërblimin dhe dënimin, në mënyrë që arriti deri në mohim të tërësishëm.
Ata besojnë se çdo herë që vdes një njeri, ndahet shpirti i tij për një të lindur të ri. Sipas tyre, kur të vdes njëri i cili është prej medhhebit të tyre, lindë një tjetër i cili është nga medhhebi i tyre. Edhe nëse dikush prej tyre del nga feja e tyre, ata nuk pranojnë këtë prej tij, ngase shpirti i tij pas vdekjes do të kthehet në drejtimin e tij të vjetër.[8]
4. Besimi i tyre në ditën e gjykimit:
Druzët e mohojnë kiametin, ringjalljen, ngase mendimi i tyre për ditën e gjykimit nuk është ringjallja, sepse tek ata shpirti nuk vdes.
Besimi i druzëve mohon xhenetin dhe zjarrin, shpërblimin dhe dënimin. Një prej tyre tha: “Thënia e tyre se xheneti është sa gjerësia e qiejve dhe tokës, është se ata nuk njohin kuptimin e kësaj fjale”.
Druzët e mohojnë të fshehtën, siç janë melaqet dhe xhinët. Sipas tyre, melaqet janë pasuesit e medhhebit druzij, ndërsa shejtanët janë armiq të medhhebit druzij.[9]
5. Akidja e druzëve për Pejgamberët:
Ata i urrejnë të gjithë Pejgamberët dhe i përkatësojnë me injorancë, ngase sipas tyre ata kanë thirrur në njësim të tillë që nuk ekziston.
Kinse ata nuk e njohën zotin e vërtetë Hakimin. Thirrësi i tyre Hamza e sheh se duhet të luftohen të gjithë Pejgamberët prej Ademit deri tek Pejgamberi Muhamed, sal'Allahu alejhi ue selem. Sipas tyre, duhet të distancohemi prej besimit të tyre, prej sheriatit të tyre dhe fesë së tyre.
Ata thonë se Kur’ani është shpallur tek Selmani dhe se Muhamedi, sal'Allahu alejhi ue selem, e mori nga ai. Ata pretenduan se Hakimi do të del në ruknul jemani me hidhërim, do t’i vrasë dy njerëz, njëri Muhamed b. Abdilah dhe i dyti Alij b. Ebi Talibi do ta gjuajë Qaben me vetëtimë.[10]
Këto ishin shkurtimisht besimet e druzëve dhe kufret e tyre. Ajo që duhet të përmendet është se druzët e fshehin besimin e tyre, këtë nuk ua shfaqin vetëm se njerëzve të veçantë të tyre.
Pra, ata janë si të gjithë sektet tjera të batinive të cilët fshihen me tukje për t’i mashtruar muslimanët, për t’i devijuar dhe për t’u bërë kurthe atyre.
Druzët çdoherë i kanë ndihmuar jehudët, i kanë mbrojtur dhe kanë qenë ushtarë të tyre në luftërat bashkëkohore kundër muslimanëve. Saqë, druzët kanë bërë dëm më të madh se jehudët kundër muslimanëve. Ata kanë bërë kurthe më të mëdha kundër ehlu Sunnetit në Liban gjatë luftës qytetare e cila zgjati dy dekada.
Shumica e druzëve nga Palestina, tani janë oficerë dhe ushtarë të cilët punojnë në ushtrinë jehude në Palestinën e okupuar.[11]
Përktheu: Rexhep MEMISHI
Libri është i botuar në shqip me titullin: "Të nxituarit në tekfir".
Teuhid.NET
[1]Shih: Meusua Mujesere 397/1, Usul Ismailije 359/2, El-Ferku Bejnel El-Firak f.291-293
[2]Mus’haf Duruz f.111
[3]Mus’haf Duruz f.107
[4]Mus’haf Duruz f.219
[5]Akidetu duruz f.121-141
[6]Medhahibul Islamijin 707/2
[7]Usul Ismailije f.362
[8]Akidetu duruz f.142-149
[9]Akidetu duruz f.165-168
[10]Akidetu duruz f.169
[11]Shih: “Istratixhijetu sira arabi israili”.



