1. Gazaliu rahimehullah, thotë: “Medhhebi i batinive ismailij nga jashtë është medhheb i rafidive, ndërsa nga brenda është kufër i qartë”.[1]
2. AbdulKahir Bagdadi, duke treguar për batinitë dhe se ata janë jashtë grupeve të Islamit, thotë: “Dijeni, Allahu u bëftë të lumtur, se dëmi i batinive ndaj grupeve të muslimanëve është dëm më i madh sesa dëmi i jehudëve, krishterëve dhe mexhusëve”.[2]
Pastaj përmendi akiden e tyre të kufrit, dhe tha: “Ajo që është e vërtetë tek unë për fenë e batinive është se ata janë ateistë zindikë. Ata besojnë se bota është pa fillim, i mohojnë Pejgamberët dhe sheriatet, që të gjitha”.[3]
3. Ibn Hazm Dhahirij, për ismailijët thotë: “Ata janë grup të cilët shprehin haptazi lënien e Islamit në tërësi, ata thonë besimin e mexhusëve në tërësi”.[4]
4. Ibn Kajimi, rahimehullah, thotë: “Prej grupeve më të këqija të mexhusëve, të cilët nuk besojnë në Krijuesin, ringjalljen, hallallin dhe haramin. Haremijet janë ithtarë të Babek El-Haremij, në drejtimin e tij janë disa grupime si keramitët, ismailitë, nusajritë, duruzët dhe të gjithë ubejdijtë të cilët e quajnë veten fatimije.
Këta janë jobesimtarët më të mëdhenj. Këta nuk i përmbahen asnjë feje prej feve të botës dhe asnjë sheriati prej sheriateve”.[5]
Përktheu: Rexhep MEMISHI
Libri është i botuar në shqip me titullin: "Të nxituarit në tekfir".
Teuhid.NET
FUSNOTA
[1]Fadaih Batinije – Gazalij f.37
[2]El-Ferku Bejnel El-Firak f.281
[3]El-Ferku Bejnel El-Firak f.294
[4]El-Fisal 116/2
[5]Igathetu Lahfan 247/2



