1. Shejhul Islam Ibn Tejmije, duke shpjeguar për medhhebin e ismailive dhe të tjerëve nga batinitë, për kufrin e tyre thotë: “Këto emra i mohojnë të jenë reale mohuesit nga keramitët, ismailitë, batinitë dhe të ngjashmit prej filozofëve të cilët i mohojnë emrat e bukura të Allahut, të cilët thonë se ai nuk është i gjallë, as i dijshëm, as injorant, as i fuqishëm as i pafuqishëm, as që ekziston apo nuk ekziston.
Pastaj, disa prej tyre thonë se këto emra janë të disa krijesave dhe se nuk janë as realitet e as alegori. Këta janë ata të cilët muslimanët i quajnë muhlidë- ateistë, ngase mohuan emrat dhe ajetet e Allahut, andaj janë më të këqij se mushrikët, prandaj tek muslimanët këta janë në kufër më të madh se jehudët dhe të krishterët”.[1]
2. Shejhul Islam, thotë: “Kufri i tyre është më i madh se fjala e mushrikëve prej arabëve të cilët thanë se melaqet janë bija të Allahut. Ngase, këta mushrikë thoshin: zoti i qiejve dhe tokës krijoi krijesat me dëshirën dhe fuqinë e tij”.[2]
3. Shejhul Islam Ibn Tejmije, thotë: “Pra, qëllimi ynë këtu është të sqarojmë se fjalët e tyre janë prej fjalëve më të prishura të banorëve të tokës, dhe se fjalët e sabive, mushrikëve dhe mexhusëve janë më të mira se fjalët e tyre, e ku më fjalët e jehudëve dhe të krishterëve”.[3]
4. Shejhul Islam, kur tregon për kufrin e grupeve batinije, prej të cilave janë edhe keramitët dhe ismailitë, thotë: “Sa i përket munafikëve nga ky Ummet, të cilët nuk pranojnë fjalët e Kur’anit dhe Sunnetit të njohur, këta shtrembërojnë tekstet dhe kuptimin e tyre. Ata thonë se këto janë shembuj për të kuptuar punën e shpirtit. Këta janë keramitët, batinitë, fjalët e të cilëve janë formuar nga fjalët e mexhusëve dhe sabive. Siç janë filozofët sabij të cilët përkatësohen në Islam, e që janë autorë, mjekë, mutekelimin apo sofistë. Sikur autorët e letrave safa, etj, apo munafik, andaj këta janë jobesimtarë, është obligim luftimi i tyre me pajtimin e të gjithë besimtarëve”.[4]
5. Shejhul Islami, duke shpjeguar se keramitët nga ismailitë e konsiderojnë të kotë sheriatin, thotë: “Saqë, çështja e tyre arriti deri në mohimin e sheriatit, siç tha i pari i tyre në Sham se ua kemi larguar juve adhurimit, nuk ka agjërim, namaz, haxh e zekat”.[5]
6. Kur flet për kufrin e ismailive keramitë të cilët larguan obligimet fetare, Ibn Tejmije rahimehullah, thotë: “Sa i përket atyre të cilët kulmim të arritjes bëjnë daljen nga obligimet, ky është mendimi i keramitëve batinij dhe të ngjashmit me ta, të cilët përkatësohen me dituri, zuhd dhe sufizëm. Njëri prej tyre thotë: ‘Robi vepron derisa të arrijë në njohuri, kur t’i arrijë kjo, nga ai largohen obligimet’. Kush e thotë këtë, ai është kafir dhe murted me pajtimin e gjithë muslimanëve”.[6]
7. Duke folur për kufrin e keramitëve dhe batinive, Ibn Tejmije rahimehullah, thotë: “Grupi i tretë mohuan këto emra dhe cilësi, shpërblimin dhe dënimin, siç janë keramitët, batinitë, filozofët, të cilët mohojnë realitetin e asaj që Allahu lajmëroi për Veten dhe Ditën e Gjykimit. Ligjet e urdhëruara apo të ndaluara ata i interpretojnë me kuptimin e tyre të brendshëm i cili është i kundërt me atë që e njohin muslimanët. Siç e komentojnë ndryshe pesë kohë të namazit, agjërimin e muajit Ramazan, haxhin në Qabe.
Ata thonë: ‘Pesë kohë të namazit janë njohja e sekreteve, agjërimi i muajit Ramazan është fshehja e sekreteve të tyre. Haxhi sipas tyre është ikja tek hoxhallarët e tyre’ dhe të ngjashme si kjo prej gjërave të cilat janë të njohura detyrimisht si të kota dhe gënjeshtër mbi Pejgamberin, sal'Allahu alejhi ue selem. Kjo është shtrembërim i fjalëve të Allahut dhe të Dërguarit nga kuptimi i vërtetë.
Mohimi i ajeteve të Allahut. Ata thonë: ‘Sheriati është obligim për njerëzit e thjeshtë e jo për ata të cilët janë specifikë’. Kur tek ata njeriu bëhet prej të dijshmëve, nga ai i largojnë obligimet dhe ia lejojnë ndalesat. Këta batini janë ateistë për të cilët muslimanët kanë ixhma se janë më jobesimtarë se jehudët dhe të krishterët”.[7]
-Fetva e shejhul Islamit për ismailitë, batinitë ubejdi[8], rreth kufreve të tyre. Andaj do të këpusim nga ajo çka është e përshtatshme për këtë tematikë.
8. Ai, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Si mund të pretendohet se janë të mbrojtur nga mëkatet, kur prej tij dalin vepra amoraliteti, zullum dhe shtypje mbi të tjerët. I cili i kënaq ithtarët e kufrit dhe nifakut? Kur ai është prej fasikëve më të mëdhenj dhe kafirëve më të mëdhenj.[9]
9. Shejhul Islam Ibn Tejmije, duke shpjeguar për kufrin e tyre në Ummet, thotë: “Për këta njerëz dëshmojnë dijetarët e Ummetit dhe imamët e tij se ata janë munafikë dhe zindikë, ata shfaqin Islamin ndërsa fshehin kufrin”.[10]
10. Shejhul Islami transmeton për kufrin e tyre nga shumë prej dijetarëve për zbulimin e sekreteve të tyre, ai thotë: “Saqë, dijetarët shkruan libra për zbulimin e sekreteve të tyre, siç shkroi Kadi Ebu Bekër Bakilani librin e tij të njohur për zbulimin e të fshehtave të tyre. Ku ai përmend se prejardhja e tyre është prej jehudëve, përmend se medhhebi i tyre është prej medhhebit të jehudëve dhe krishterëve. Ata janë prej ekstremëve të cilët pretendojnë hyjninë e Aliut,radij’Allahu anhu, apo se është pejgamber.
Këta janë më kafirë se ata, këtë e ka përmendur Kadi Ebu J’ala në “Mu’atemed” në një kaptinë të gjatë ku shpjegon kufrin dhe se ata janë zindikë. Njashtu, ata i përmend edhe Ebu Hamid El-Gazalij në librin “Fedaih Batinije”. Ai tha: ‘Drejtimi i tyre nga jashtë është rafidije, ndërsa nga brenda janë në kufër të qartë’”.[11]
11. Duke shpjeguar për kufrin e ismailive të cilët pretendojnë se kanë dituri të brendshme, Ibn Tejmije rahimehullah, thotë: “Pretendimin të cilin e thanë për diturinë e brendshme, është argumenti më i madh se ata janë zindikë dhe munafikë të cilët nuk besojnë në Allahun dhe të Dërguarin, as në Ditën e Gjykimit. Kjo dituri të cilën e pretendojnë është kufër me pajtimin e të gjithë prej muslimanëve, jehudëve dhe krishterëve”.[12]
12. Shejhul Islam, kur flet për kufrin e tyre dhe lejimin e martesës me gra të ndaluara, thotë: “Këta të cilët pretendojnë dituri të fshehtë, nuk i obligojnë këto ibadete dhe nuk i ndalojnë ndalesat. Ata e lejojnë amoralitetin e dukshëm dhe të fshehtë, e lejojnë martesën me nëna e vajza dhe të tjera prej amoraliteteve. Është e njohur se këta janë më kafirë se jehudët dhe krishterët”.[13]
13. Shejhul Islam, kur flet për batinitë ismailij, thotë: “Diturinë e fshehtë të cilën e pretendojnë është kufër në Allahun dhe të Dërguarin dhe Ditën e Gjykimit, kjo është edhe përmbledhje e gjithë kufrit”.[14]
14. Duke shpjeguar se kufri i keramitëve batinij është më i madh se kufri i ithtarëve të Musejleme El-Kedhabit, thotë: “Keramitët të cilët ishin në Irak, ishin paraardhës të tyre. Keramitët erdhën prej Irakut në Magrib, pastaj prej Magribit u transferuan në Egjipt. Kufri dhe riddeja e tyre është prej më të mëdhave, ata e kanë kufrin dhe ridden më të madhe se Musejleme El-Kedhabi dhe të tjerët si ai”.[15]
15. Shejhul Islam, rahimehullah, thotë: “Këta keramitë në realitet janë më kafirë se jehudët dhe krishterët. Ata nga jashtë pretendojnë se janë muslimanë, nga jashtë kanë pretendime më të mëdha për imamë, ndërsa në brendi janë prej kafirëve më të mëdhenj ndaj Mëshiruesit”.[16]
Vazhdon me pjesën e katërt...
Përktheu: Rexhep MEMISHI
Libri është i botuar në shqip me titullin: "Të nxituarit në tekfir".
FUSNOTA
[1]Mexhmu Fetava 197/5
[2]Safidije 80-82/2
[3]Safidije 339/1
[4]Mexhmu Fetava 314/4
[5]Mexhmu Fetava 552/5
[6]Mexhmu Fetava 539/11
[7]Mexhmu Fetava 29-30/3
[8]Mexhmu Fetava 120-144/35
[9]Mexhmu Fetava 127/35
[10]Mexhmu Fetava 127/35
[11]Mexhmu Fetava 132/35
[12]Mexhmu Fetava 132/35
[13]Mexhmu Fetava 133/34
[14]Mexhmu Fetava 135/35
[15]Mexhmu Fetava 139/35
[16]Mexhmu Fetava 143/35



