Çka është aslud-dini (baza e fesë) dhe çka i takon aslud-dinit?

Pyetje: Çka është aslud-dini (baza e fesë) dhe çka i takon aslud-dinit? Ju lutem na tregoni me argumente.

Përgjigje: Sa i përket definicionit të aslud-dinit, Ibn Tejmijje në shumë vende përmend këtë term dhe e definon me definicione të ndryshme të cilat në përgjithësi u kthehen një thelbit, e ajo është se aslud-dini është - adhurimi i Allahut Një që nuk ka shok në adhurim.

Muhammed ibn Abdul Vehhabi përcjell nga ibn Tejmijje që thotë: “... E gjithë kjo me qëllim të arritjes së Teuhidit (njëshmërisë së All-llahut) që është aslud-din dhe koka e tij (baza). All-llahu pa të nuk pranon vepër, dhe Ai fal atë që vjen me të (aslud-din) dhe nuk fal atë që e len atë”.' (Mufidu el mustefid fi hukmi tariki et-tevhid). Dhe kjo fjalë e Ibn Tejmijes të cilën e citoi shejh Muhammedi gjendet në Mexhmu'ul Fetava 3 / 399.

Gjithashtu shejh Muhammed ibn Abdul Vehabi përcjell nga shejhul Islam ibn Tejmijje që thotë: ''Adhurimi i Allahut të vetëm që nuk ka shok në adhurim është aslud-din dhe ky është Teuhidi me të cilin Allahu i dërgoi profetët dhe shpalli librat”. (Mufidu el mustefid fi hukmi tariki et-teuhid). Dhe kjo fjala e Ibn Tejmijes e cila u citua nga shejh Muhammedi gjindet në Mexhmu'ul fetava 3/397.

Ky definicion i dytë i shejhul Islamit (Ibn Tejmijjes sh.p) shpjegon definicionin e parë. Në definicionin e parë ka përmendur se Teuhidi është aslud-dini, kurse në të dytin shpjegoi se me Teuhid është për qëllim adhurimi i Allahut të vetëm që nuk ka shok në adhurim.

 Pastaj shejhul Islam ka thënë: “Kapitulli: Kur dy shehadetet (Esh-hedu en La ilahe il All-llah, dhe esh-hedu enne Muhammeden resullah sh.p) jan aslud-din...” (Mexhmu'ul Fetava 3 / 341).

Shejhul Islami këtu përmendi se shehadeti është aslud-din, dhe dihet se kuptimi i shehadetit është “Nuk ka Zot tjetër që meriton të adhurohet përveç Allahut”, dmth përsëri kthehemi në ate se aslud-dini është adhurimi i All-llahut të vetëm që vetëm Ai meriton të adhurohet. Për sa i përket pjesës së dytë të shehadetit, dëshmisë se Muhammedi është i Dërguari i All-llahut, të cilën shejhul Islam këtu përmendë si aslud-din, kjo është për shkak se Allahu nuk mund të adhurohet përveçse në mënyrë në të cilën e adhuronte Pejgamberi i Tij.

Dhe shejhul Islami thotë: “E pra, kur aslud-dini - kurse dini është Islami – është një, pa marrë parasysh dallimet në Sheriat, kurse i Dërguari i Allahut,salallahu alejhi ue sellem, thotë në hadithin autentik: “Për ne, profetët, feja është e njëjtë (një), dhe unë kam më përparësi ndaj Isaut birit të Merjemes, midis meje dhe tij nuk kishte Profetë”, dmth feja tyre është një, dhe ajo është që të adhurohet vetëm All-llahu që nuk ka shok në adhurim.'' (Iktidaus-siratil mustek. 1/455).

Gjithashtu Ibn Tejmijje thotë: “Këti kemi përmendur për të treguar objektivat e Sheriatit dhe çfarë është në të nga ihlasud-dini lillah (pohimi i sinqertë i besimit në Allahun) dhe adhurimi Atë të vetmin që nuk ka tjetër, dhe çfarë Sheriati përmban nga ndalesat e gjërave që shpiejnë deri në shirk. Dhe kjo është aslud-dini dhe thelbi i dinit të murselinëve (profetëve) dhe Teuhidi i Rabbil aleminit (Krijuesit të të gjith botëve sh.p)”. (Iktidaus-siratil mustekim 1 / 459).

Mbasi përmendi adhurimet të cilat i përkushtohen vetëm Allahut, shejhul Islam thotë: “E gjithë kjo është tefsil (shpjegim i hollësishëm) i dy shehadeteve që janë aslud-din, dëshmisë se nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhammedi është robi i Allahut dhe i Dërguari i Tij...” (Mexhmu'ul fetava 1/75).

Ky definicion përsëri kthehet në definicionin se aslud-dini është adhurimi i All-llahut të vetëm që nuk ka  shok në adhurim, sepse shejhu më parë foli për adhurimin e All-llahut pastaj përmendi se kjo ishte i gjithë tefsiii i dy shehadeteve që janë aslud-din.

Pastaj, pasi përmendi rastin e Ebu Talibit i cili nuk e shqiptoi fjalën Teuhidit dhe hadithin e Ebu Hurejres: “Kush ka më përparësi në ndërmjetësimin tënd...”, dhe hadithi i ndërmjetësimit në të cilin thotë se ndërmjetësimin do ta fitojë çdokush që nuk i bën shirk All-llahut, shejhul Islam thotë: “Kjo bazë, pra Teuhidi, është aslud-din, pa të cilin All-llahu nuk do të pranojë besimin e gjeneratave të kaluara apo të fundit përveç se me te (dmth në përjashtim me aslud-din). Shkaku i Teuhidit, All-llahu dërgoi pejgamberët dhe shpalli libra...” (Mexhmu'ul fetava 1/154).

Pra, këtu në aslud-din shejhul Islam përmend lënien e shirkut e kjo është vetëm se shpjegimi në hollësi i fjalës “adhurimi i Allahut të vetëm  që nuk ka shok në adhurim është aslud-dini”. Sepse adhurimi i All-llahut nuk mund të arrihet përveqëse me largimin nga shirku, sepse ai që nuk  qëndron larg nga shirku ai nuk adhuron All-llahun, por i bën shirk.

Kurse fjala e Allahut: “Zoti im urdhëron drejtësi (kist), fytyrat e juaja drejtoni kah Ai në çdo namaz dhe luteni Atë duke shprehur besimin ndaj Tij sinqerisht”, janë urdhërat për drejtësi (dmth duke bërë  drejtësi) dhe Teuhid, që do të thotë adhurimin e Allahut të vetëm, dhe kjo është aslud-din, dhe  e kundërta e saj është mëkat që nuk falet. Thotë i Lartëmadhëruari: “All-llahu nuk do t'ua falë atyre që i bëjnë shirk Atij...” (Mexhmu'ul Fetava 18/159).

Këto janë citatet e shejhul Islam Ibn Tejmijjes, dy citatet e para konfirmoi shejh Muhammed ibn Abdul Vehabi në librin e tij, Mufidu el mustefid fi kufri tariki et-Teuhid.

Pastaj shejh Muhammed ibn Abdul Vehabi, thotë: “Dije se Teuhidi në adhurim është gjë për të cilën Allahu i ka krijuar krijesat, shpalli librat dhe dërgoi të dërguar. Ky është aslud-din pa të cilën islami i askujt nuk mund të jetë i saktë. Kush e lë atë dhe bën shirk, nuk do ti falet, siç thotë Allahu: “Allahu nuk e falë që ti bëhet shirk Atij”. (Ed-durere es-senijje 1/137).

Pastaj shejh Sulejman ibn Abdillah (nipi i shejh Muhammed ibn Abdul Vehabit) në librin e tij Tejsirul azizil hamid, dhe Abdurrahman ibn Hasen (gjithashtu nipi i shejh Muhammed ibn Abdul Vehabit) në librin e tij Fet-hul mexhid, transmetojnë se Ibën Tejmijje ka thënë: “Është e njohur në fenë e Pejgamberit, salallahu alejhi ue sellem, që aslul islami dhe gjëja e parë që i urdhërohet krijesave, është dëshmija la ilahe ilallah ve enne Muhammeden resulullah...”.

Gjithashtu shejh Abdurrahman ibn Hasen ka thënë: “Dhe ka nga mesi i ulemave ata të cilët kanë bërë gabim në musemma (term, emër) të Teuhidid që është aslud-din dhe esasu el milleti, sikur që shprehet shejhul islam Ahmed ibn Tejmije... (Ed-dureru es-senije 1 / 328).

Shejh Is-hak ibn Abdur-Rahman thotë: “Apologetët (llafologët, filosofët sh.p) nuk kan kuptuar dhe mendojnë se realizimi i Teuhidit er-rububijje është qëllimi më i madh, dhe se me te arrihet Teuhidi, nuk është ashtu, sepse kjo nuk mjafton për aslul islamin përveçse nëse i shtohet asaj dhe i bashkohet  Teuhidu el ilahijje (dmth Teuhidi el uluhijje sh.p), përkushtimi i ibadetit vetëm All-llahut, dashuria, bindja, lavdërimi, pendimi, tevekkuli (mbështetja sh.p), frika, shpresa, bindja ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Kjo është aslul islami dhe themeli i tij...” (Ed-dureru es-senijje 1 / 527).

Shejh Bin Baz, rahimehullah, thotë: “Detyrimi i çdo mukel-lefit (ai që përmbush kushtet për tu detyruarë t’i kryen obligimet fetare sh.p) është që të mësoj fenë, që të adhuron vetëm Allahun, të   kuptoj domethënien e “la ilahe ilallah” dhe domethënien e “enne Muhammeden resulullah”, se domethënja e së parës është  Teuhidullah dhe sinqeriteti ndaj Tij, dhe përkushtimi i adhurimit vetëm Atij dhe jo dikujtë tjetër, dhe besimi se ajo është hakk (e vërtetë sh.p). Kjo është aslud-din dhe esasu el milleti”. (Përgjigje në pyetjen për rëndësinë e Teuhidit, ligjëratë të cilën shejh Bin Bazi e mbajti në Rijad).

Këtu shihet qartë se shejh Bin Bazi përmendi definicionin e Ibn Tejmijes por e shpjegoi më detalisht.

Shejh Ali Hudajr në një nga librat e tij titulloi: Xhuzi (pjesa) i aslud-dinil islamit e ajo është Teuhidi dhe risalja (profetësia sh.p). Dhe kjo kthehet përsëri në një nga definicionet që përmendi më sipër shejhul islami.

Më tej thotë shejh Ali Hudajri në kapitullin si e kuptojmë se çfarë është asli i islamit (dmth. aslud-dini. sh.p):

Kuptojmë aslu el islamin duke u bazuar në gjërat e mëposhtme:

1. Se të gjitha fetë kanë rënë dakord mbi të. Allahu thotë: “Dhe ne para teje nuk dërguam asnjë Pejgamber, e të mos i shpallim se: Nuk ka Zot tjetër pos Meje, më adhuroni Mua”. (Pastaj shejhu përmendi edhe disa ajete: Shura 13, el-Bekare 131, dhe ajete të tjera).

2. Kuptojmë në bazë të asaj se ky është vaxhibi (obligimi sh.p) i parë (pastaj shejhu përmendi hadithin e Muadhit kur  Profeti e dërgoi në Jemen për shkak se në hadith qëndron se gjëja e parë  për të cilën duhet ti ftoj Muadhi është adhurimi i All-llahut).

3. Në bazë të asaj se kjo është gjëja e parë që kërkohet nga një njeri (pastaj shejhu përmendi hadithin: “Jam urdhëruar të luftojë kundër njerëzve derisa të dëshmojnë se nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhammedi është robë dhe Pejgamberi i Tij”. Dhe përkujto se është lartpërmendur nga ibn Tejmijje se ka thënë se dy shehadetet (dëshmitë) janë aslud-din).

4. Kuptojmë gjithashtu në bazë se ajo është gjëja e parë në Islam. Allahu thotë: “O ti i mbuluar ngrihu dhe tërhiqua vërejtjen (dhe nuk ka asnjë dyshim se këtu tërheqja e vërejtjes ka për qëllim për vërejtjen e të bërit shirk sh.p), dhe madhëroje Zotin tënd (dmth, Adhuroje All-llahun sh.p), dhe rrobat tua pastroji, dhe qëndro larg nga idhujt”. (E gjithë kjo, pra, tregon se këtu All-llahu urdhëroi që të adhurojnë Allahun dhe të braktisin adhurimin e idhujve dhe çdo gjë tjetër përveç All-llahut dhe se kjo është aslud-dini sh.p).

5. Kuptojmë në bazë të asaj seçqfarë ndodhi në periudhën mekase (dhe dihet se në periudhën mekase ishte një thirrje për në Teuhid dhe largimi nga shirku dhe sërish kjo është aslud-din. Pastaj shejhu këtu përmendi fjalët e ibn Tejmijjes, për gjërat që Allahu ka ndaluar në çdo Sheriat dhe një prej tyre është shirku).

6. Në bazë të asaj që robi do të jetë i pyetur në varr (Pastaj shejhu përmendi hadithin e Bera ibn Azibit mbi çështjen e dy melekëve në varr: Kush është Zoti yt, kush është feja jote dhe kush është profeti yt”. (Mbaron citati i shejh Ali Hudajrit nga libri i tij Aslu dinil islam).

Ky është pra definicioni i Ibn Tejmijjes dhe dijetarëve të Nexhdit dhe të gjithë këto definicione edhe pse të ndryshme në formë, janë të njëjta në thelb, plotësojnë dhe shpjegojnë njëra-tjetrën dhe Allahu e di më së miri.

Sa i përket asaj se a justifikohet një njeri në aslud-din, mendoj se nëpërmjet definicioneve të këtyre ulemave është e qartë dhe se nuk ka nevojë për një përgjigje. Me atë se duhet të bëhet dallimi në mes personit i cili ngatërron në definicionin e aslud-dinit por në veten e tij ka aslud-din, dhe në mes të një personi i cili nuk ka aslud-din. Personi i parë nuk bëhet tekfir (nuk shpallet kafir) aq më tepër, keni parë se shejh Abdurrahmani përmend se disa dijetarë kanë gabuar në këtë koncept, dmth në të kuptuarit e aslud-dunit.

Pra, ky është aslud-dini. Siç mund ta shihni Ibn Tejmijje nuk ka përmendur në aslud-din  distancimin nga idhujtarët apo tekfirin ndaj mushrikëve etj. Normalisht kjo nuk do të thotë se gjëja e tillë nuk mund të nxjerë nga feja, por dallimi është se te kjo gjë e fundit (distancimi nga idhujtarët sh.p) mund të merret parasysh injoranca, tevili (keqëkuptimi sh.p), dhe të ngjashme. Ndërsa te gjëja e parë, dmth te aslud-dini kjo gjë nuk merret parasysh. Kushdo që nuk e realizon aslud-dinin, i tilli nuk është besimtar dhe nuk merret në konsideratë shkaku për të cilën nuk ka realizuar aslud-dinin.

Dhe All-llahu e di më së miri.

Prof. Idriz Bilibani

Përktheu: Ebu ORHAN

Përgatiti: Teuhid.NET

www.teuhid.net

 

 

Hits: 318
Comments (0)Add Comment

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy