El-Hulejmi, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Sa i takon përmendjes së vazhdueshme të Allahut të Madhëruar, e që e kemi përmendur edhe si një nga shenjat (e pashmangshme) të dashurisë ndaj Tij, mes tjerash flasin edhe këto fjalë të Allahut të Madhëruar: “O besimtarë, përmendeni shpesh Allahun dhe lavdërojeni Atë në mëngjes dhe në mbrëmje!” (El-Ahzab, 41-42)
Si dhe fjalët e Tij: “Prandaj, më kujtoni Mua (me namaz e lutje) që Unë t’ju kujtoj (me shpërblime)” (El-Bekare,152)
Në lidhje me këtë temë, përskaj ajeteve të shumta, janë ndërlidhur edhe hadithe të shumta të Pejgamberit, s.a.v.s., që flasin për rastet ku dhikri është posaçërisht i lavdëruar, për vlerat e tij dhe të nxiturit në të. Poashtu, ekziston edhe një numër i madh i habereve (fjalë të alimëve të vërtetë Haber rjedh prej fjalës arabe që don të thotë lajmë, që nënkuptohet çdo lajm qoftë fjalë e dërguarit sahebeve apo dijetarëve ) që flasin për inkurajimin në përmendjen e shpeshtë të Allahut të Madhëruar.”
Teuhid.NET



