Lëvizja Batinije - Grupi i ismailive

Ismailitë janë grupi i cili është i përkatësuar në shiizëm, ata u përhapën duke pretenduar se miqësojnë familjen e Pejgamberit, sal'Allahu alejhi ue selem.

Kjo është një ndër grupet më ekstreme. Quhen Ismailije, për shkak përkatësimit tek Ismail b. Xhafer Sadik, për të cilin thanë se është imami i tyre, për të thanë se është imam pas babait të tij.

Bagdadij thotë: “Ismailitë thanë se imamllëku i takon Xhaferit dhe përmendën se imam pas tij është djali i tij Ismaili. Këta pastaj u ndanë në dy grupe:

1. Grupi cili pret ardhjen e Ismailit, birit të Xhaferit edhe pse historianët janë të pajtimit për vdekjen e Ismailit gjatë jetës së babait të tij.

2. Grupi i cili tha: Imam pas tij ishte djali i tij Muhamed b. Ismail b. Xhafer. Ngase Xhaferi për imam pas tij e la Ismailin, kur ai vdiq gjatë jetës së tij, u kuptua se imam pas tij është djali i tij Muhamed b. Ismail”.[1]

Formimi i tyre

Shumica e historianëve dhe autorëve të librave, për këto grupe thonë se fillimisht janë formuar e pastaj janë shfaqur pas vdekjes së Xhafer Es-Sadik, 148 h. Ndërsa rrënjët e tyre kthehen tek sekti i hattabijëve batinij. Andaj, grupi i ismailive nuk u shfaq duke pasur ithtarë, por vetëm pas vdekjes së Xhafer Sadik, pas transferimit të imamllëkut tek Ismaili. Prandaj, një nga batinitë bashkëkohorë tha: “Mendimi ynë është mendimi i shumicës së historianëve të cilët thanë se lëvizja ismailije është formuar nga vdekja e Xhafer Sadikut, kur pasuesit e tij u ndanë në dy grupe: imamije dhe ismailije”.[2]

Besimet e ismailive

-Besimi i tyre për imamët 

1. Ata besojnë se imamët e tyre janë të mbrojtur nga gabimet.

2. Ismailitë e tepruan me imamët e tyre kur thanë se imamët e tyre janë më të dobishëm se Pejgamberët. Ata e mbivlerësojnë pozitën e imames mbi pozitën e Pejgamberisë.

3. Imamëve të tyre u dhanë cilësi të Zotit, shkuan aq ekstrem, saqë kjo i nxori nga feja. Një prej thirrëseve të tyre tha: “Dije se pa imamin nuk është asnjë vend, nuk mund të ekzistojë asnjë vend pa të, ngase është zot i përhershëm i jetës”.

Tjetri tha: “Imami është synimi kryesor i ekzistencës, ai është zgjedhur për krijesat, ai është zoti i jetës, shpikës i veçorive, ai e jep të mirën dhe bereqetin”.

Poetët e ismailive e përmendën këtë shpifje ndaj Allahut. Husejn b. Hani, prej poetëve të ismailive, iu drejtua Muiz Ubejdit dhe tha:

“Çfarë të duash ti, jo çfarë të dojë kaderi, gjyko si të duash, ti je një dhe ngadhënjyesi”.

Shirazi prej poetëve të ismailive, duke iu drejtuar Muntesir Ubejdit, thotë: “Fytyra jote është fytyra e Zotit e ndritshme, drita jote është prej dritës së Tij si perde, dy duart tua janë duar të Zotit të lira. Ti padyshim je krah i Tij, ti shpërblen meritorët e shpërblimit, ti je dënues i meritorëve të dënimit”.

4. Ismailitë pretendojnë për imamët e tyre se e njohin të fshehtën.

Keremani, prej imamëve të tyre, kur përmend Hakim El-Ubejdijun, thotë: “Ai ka mrekulli dhe mrekulli të shumta, ai tregon për gjërat para se të ndodhin”.

Shirazi, prej thirrësve të ismailive, thotë: “Imamët e dinë fillimin dhe të ardhmen, gjëra të cilat Allahu nuk ua tregoi robërve të tjerë”.[3]

Besimi i ismailive për Allahun e Lartësuar

Dejlemi, duke treguar për mënyrat e kufrit të ismailive batinij ndaj Allahut, thotë:

“Mënyra e parë: Ata mohojnë Krijuesin kur thonë se bota është pa fillim, nëse kjo thuhet, atëherë në realitet nuk paska krijues.

Mënyra e dytë: Fjala e tyre për Allahun se as nuk pohohet as nuk mohohet, pra nuk thuhet se ekziston, e as që nuk ekziston. As nuk thuhet se është i fuqishëm, as se nuk është, as i dijshëm e as i padijshëm. E njëjta tek ata thuhet edhe për cilësitë tjera.

Mënyra e tretë: Mendimi i tyre se ekzistojnë dy zota”.[4]

Besimi i ismailive për Pejgamberinë

1. Ismailitë besojnë se tek ata Pejgamberia është diç e cila përfitohet nga çdo imam, nëse i përvetëson cilësitë me të cilat përfitohet shkalla e Pejgamberisë. Andaj, sipas këtij kuptimi, nuk thonë se Pejgamberia ka përfunduar, as që e besojnë këtë: kush vazhdon adhurimin sipas këtyre parimeve dhe sakrifikon kështu katër dhjetë vite në mënyrë të sinqertë, do t’i vije shpallja nga Allahu dhe do t’i zbresin melaqet.[5]

2. Ismailitë besojnë se pozita e imamit është më e lartë se pozita e Pejgamberisë. Rreth kësaj, njëri prej tyre thotë: “Allahu nuk pranon pendimin e një pejgamberi, vetëm me evlijallëkun e Alij b. Ebi Talibit. Kush vjen me diç tjetër pos evlijallëkut të Alij b. Ebi Talibit, pejgamberia e tij bie poshtë dhe të gjitha veprat e tij”.[6]

3. Ismailitë besojnë se Muhamed b. Ismail, është vula e Pejgamberisë dhe se ai është i shtati prej atyre që folën dhe se ka pezulluar sheriatet e më hershme.

Sixhistani, prej thirrësve të tyre në këtë besim të kufrit, thotë: “Kush ndalet tek Ibrahimi dhe i beson vetëm atij dhe nuk kalon tek Musa, ai ka dalluar mes tyre, kush ndalet tek Musa në besim dhe nuk kalon tek Isa, vetëm se ka dalluar mes tyre. Kush ndalet tek Isai, alejhi selem dhe nuk kalon tek Muhamedi,sal'Allahu alejhi ue selem, vetëm se ka dalluar mes tyre, dhe kush ndalet në besim tek Muhamedi dhe nuk i beson të ardhshmit, siç tha: jam dërguar unë dhe kiameti si këto”, vetëm se ka dalluar mes tij dhe kiametit”.[7]

Tahir El-Harithij, thotë: “Muhamed b. Ismaili konsiderohet plotësues i radhës, vulë e pejgamberisë, me të kanë përfunduar sheriatet”.[8]

Besimi i tyre mbi obligimet fetare

Ata i rrëzuan obligimet fetare përmes interpretimeve të tyre të teksteve. Çdo tekst, ku përmendet ndonjë obligim fetarë prej namazit, zekatit, agjërimit apo haxhit, ata e interpretuan në mënyrë me të cilën prishën këtë obligim.

Pretenduan se tekstet kanë kuptimin e jashtëm dhe ajo është të cilin muslimanët e kuptojnë nga jashtë dhe kuptime të brendshme të cilat i njohin vetëm ata pos të tjerëve:

1. Namazi tek ata, siç thotë një prej tyre është: pesë kohë të namazit janë sikur pesë thirrjet e pesë Pejgamberëve ulul-azmi, të cilët duruan. Çdo namaz është shembull për një nga Pejgamberët ULUL-AZM. Namazi i drekës është sikur thirrja e Nuhut, alejhi selem, ikindia sikur thirrja e Ibrahimit, alejhi selem, akshami sikur thirrja e Musës, alejhi selem, Jacija sikur thirrja e Isait, alejhi selem dhe sabahu sikur thirrja e të pestit Muhamedit, sal'Allahu alejhi ue selem.[9]

2. Zekati tek muslimanët është ajo që është e njohur tek ata, ndërsa interpretimi batinij është pastrimi i imamëve të banorëve të kohës kur ata jetojnë.[10]

3. Agjërimi sipas interpretimit të tyre është fshehja e diturisë së fshehtë nga ata të cilët e pasojnë të jashtmen, pra ndalja dhe mos hapja me ata të cilët nuk është e lejuar. Kështu i interpretojnë obligimet fetare Islame, me çka i larguan të gjitha obligimet.[11]

Lexo pjesën e parë

Vazhdon me pjesën e tretë...

Përktheu: Rexhep MEMISHI

Libri është i botuar në shqip me titullin: "Të nxituarit në tekfir".

FUSNOTA

 


[1]El-Ferku Bejnel Firak f.62-63

[2]Hareketul Batinije f.71, Meusua 285/2

[3]Usul Ismailije 413-443/1, Meusua 387/1

[4]Bejan mu’tekadat batinije, Dejlemi

[5]Ismailije, të Ihsan Ilahi Dhahiri f.322

[6]Usul Ismailije 579/6

[7]Ithbatu Nubuat f.42

[8]Usul Ismailije 588/1

[9]Te’vilul Deaim 177/1

[10]Te’vilul Deaim 58/3

[11]Usul Ismailije 649/1

Hits: 197
Comments (1)Add Comment
...
written by ..., January 06, 2012
Ismailitë janë grupi i cili është i përkatësuar në shiizëm, ata u përhapën duke pretenduar se miqësojnë familjen e Pejgamberit, sal'Allahu alejhi ue selem. Kjo është një ndër grupet më ekstreme. Quhen Ismailije, për shkak përkatësimit tek Ismail b. Xhafer Sadik, për të cilin thanë se është im ...

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy