Miqësia dhe armiqësia sipas Ehli Sunnetit

Shejhul-Islam Ibn Tejmije ka thënë: "Deklarimi i “La ilahe ilaAllah” kërkon të mos duash dhe të urresh, për asgjë tjetër përveç për hir të Allahut, as nuk duhet të ketë ndonjë miqësi dhe armiqësi, veç se për hir të Allahut, dhe se duhet të duash dhe urresh atë që Allahu e do dhe e urren."

Sipas kuptimit gjuhësor fjala “Wela” nënkupton: dashuri, ndihmë dhe afërsi. Dhe "Bera” është e kundërta e saj. Një tjetër term që është përdorur shpesh për Bera është termi ‘adaa’ (armiqësi).

Kuptimi terminologjik i miqësisë dhe armiqësisë:

Shejhul-Islam Ibn Tejmije, rahimehullah, ka thënë: "Welaayah” (miqësia) është e kundërta e “adaawah” (armiqësisë). Rrënja e welaayah është dashuri dhe afërsi e ngushtë, dhe rrënja e "adaawah” është armiqësi dhe të qëndruarit sa më larg.

Shejh Abdul-Latif 'alush-Sheikh, rahimehullah, ka thënë: "Rrënja e “Welas” është dashuria dhe rrënja e “adaas” është armiqësia. Nga këto dyja rrjedhin veprat e zemrës dhe gjymtyrëve. Ata [veprime] që shprehin realitetin e miqësisë dhe armiqësisë përfshijnë: dhënien e ndihmës,  socializimin, bashkëpunimin, si dhe xhihadin, migrimin, dhe të ngjashme.

Pra miqësia dhe armiqësia janë të nevojshme – ngase janë argumentuar në Kur’an dhe Sunet. Disa nga argumentet prej Librit të Allahut përfshijnë:

“Besimtarët të mos i mësojnë mosbesimtarët, e ti lënë manash besimtarët. E kush bën atë, ai nga feja e All-llahut nuk ka asgjë, përveq për qëllim ruajtja prej të keqës së tyre. All-llahu ju tërheq vërejtjen prej (dënimit të) Tij  pse vetëm te All-llahu është e ardhmja.” [Ali-Imran: 28]

“Thuaj: Nëse e doni All-llahun, atëherë ejani pas meje që All-llahu të ju dojë, t’ju falë mëkatet tuaja, se All-llahu është që fal shumë, mëshiron shumë. Thuaj: “Bindjuni All-llahut dhe të dërguarit, e ata refuzojnë, atëherë All-llahu nuk i do pabesimtarët!” [Ali-Imran: 31-32] 

“Ata dëshirojnë që edhe ju të mos besoni sikurse nuk besuan vetë dhe bëheni të njejtë. Mos i zinini për miq prej tyre derisa ata të shpërngulen (si ju) për hirë të All-llahut, e nëse refuzojnë, atëherë kudo që t’i gjeni, kapni dhe mbytni dhe prej tyre mos zini as mik as ndihmës.”  [en-Nisa:89]

“O ju që besuat! Mos zini miq as jehuditë, e as të krishterët. Ata janë miq të njëri-tjetrit. E kush prej jush i miqëson ata, ai është prej tyre. Vërtetë All-llahu nuk vë në rrugë të drejtë popullin zullumqarë.”  [el-Maide: 51]

“O ju që besuat! Kush largohet prej nga feja e vet (i bën dëm vetes) s’ka dyshim se All-llahu do të sjellë një popull që Ai e do atë (popull) dhe ata e duan Atë (Zotin), (një popull) që është modest e i butë ndaj besimtarëve, por i ashpër dhe i fortë ndaj mohuesve, që lufton në rrugën e All-llahut dhe që nuk i frikësohet kërcënimit të asnjë kërcënuesi.” [el-Maide: 54]

Pejgamberi (salAllahu alejhi ve Selem) ka thënë:

“Jini të sinqertë për çdo musliman, dhe distancohuni prej jobesimtarëve”.

“Hallka më e forte e besimit është të duash dhe të urresh për hir të Allahut”.

“Hallka më e forte e besimit është të kesh miqësi, afërsi (Wela) dhe armiqësi, shkëputje (bera) vetëm për hir të Allahut”

Ibn Abbasi, radiallahu anhu ka thënë: "Kushdo që don për hir të Allahut dhe urren për hir të Allahut, ka miqësi për hir të Allahut dhe armiqësi për hir të Allahut, për shkak të kësaj, ai do ta fitoj miqësinë dhe  afërsinë e Allahut.  Një person nuk do të shijoj ëmbëlsinë e besimit edhe nëse ai falet dhe agjëron në bollëk - derisa ai të jetë prej këtyre. Sot njerëzit në përgjithësi, miqësimin e tyre e bazojnë mbi çështjet e materializmit të kësaj bote, por kjo nuk do t’iu sjell atyre kurrfarë dobie (në ahiret).”

Shejh Abdur-Rahman ibn Hasan ka thënë në lidhje me këtë: "Kjo nuk do t’ju sjell ndonjë dobi atyre, në të vërtetë ajo është që do ti dëmtojë ata”, ashtu siç thotë  Allahu i Lartësuar: “Atë ditë shokët e ngushtë do të jenë armiq të njeri-tjetrit, përveç atyre që ishin të sinqertë në miqësi.” [ez-Zuhruf: 67]

Shejh Sulejman ibn  Abdullah, rahimehullah, gjithashtu tha: ‘Ka ‘wela’ për hir të Allahut’ dhe shpjegoi nevojën e dashurisë për hir të Allahut, dhe tha: ‘duke shprehur besnikëri’. Gjithashtu kjo tregon se dashuria e thjeshtë dhe si e vetme nuk është e mjaftueshme. Përkundrazi, është thelbësore që së bashku me këtë dashuri,  të ketë besnikëri,miqësi  që është rrjedhojë e domosdoshme e kësaj dashurie.  Kjo përfshin ndihmën, nderimin, rrespektimin dhe të qenit (ndejtja) me ata të cilët ju i doni nga brenda dhe nga jashtë’.

Dhe thotë: ‘dhe ‘adaa-ja’ për hir të Allahut e shpjegon nevojën e urrejtjes për hir të Allahut, që do të thotë: Shfaqja e armiqësisë  me vepra të tilla si xhihadi kundër armiqve të Allahut, shkëputja prej tyre, dhe të qenit larg prej tyre, nga brenda dhe nga jashtë’. Kjo tregon faktin se vetëm urrejtja në zemër nuk mjafton. Përkundrazi është esenciale, që së bashku me këtë, duhet të jetë edhe përmbushja e kërkesave të kësaj fjale, ashtu siç ka thënë Allahu, i Lartësuar:

“Ju e keni shembullin më të mirë te Ibrahimi dhe ata që ishin me të, kur i thanë popullit të vet: Ne tërhiqemi prej jush dhe prej asaj që adhuroni, pos All-llahut, nuk besojnë tuajën, prandaj ndërmjet nesh e jush është e hapët armiqësia e urrejtja derisa ta besoni vetëm All-llahun Një!” [Mumtehinë: 4]

Vazhdon me: Miqësia dhe armiqësia në Akiden e Ehli Sunnetit dhe xhematit

Përktheu: Teuhid.NET

www.teuhid.net


 

Hits: 329
Comments (5)Add Comment
...
written by anti murxhija , December 07, 2011
MASHALLAH
...
written by Hamza El Muhaxhir , December 11, 2011
All-llahu na bofte prej tyre Amin Amin Amin
...
written by ...., December 22, 2011
Shejh Abdul-Latif 'alush-Sheikh, rahimehullah, ka thënë: "Rrënja e “Welas” është dashuria dhe rrënja e “adaas” është armiqësia. Nga këto dyja rrjedhin
...
written by ...., December 22, 2011
ALLAHU ju nimoft inshALLAH
...
written by ......., December 28, 2011
Shejhul-Islam Ibn Tejmije, rahimehullah, ka thënë: "Welaayah” (miqësia) është e kundërta e “adaawah” (armiqësisë). Rrënja e welaayah është dashuri dhe afërsi e ngushtë, dhe rrënja e "adaawah” është armiqësi dhe të qëndruarit sa më larg.

Shejh Abdul-Latif 'alush-Sheikh, rahimehullah, ka thënë: "Rrënja e “Welas” është dashuria dhe rrënja e “adaas” është armiqësia. Nga këto dyja rrjedhin veprat e zemrës dhe gjymtyrëve. Ata [veprime] që shprehin realitetin e miqësisë dhe armiqësisë përfshijnë: dhënien e ndihmës, socializimin, bashkëpunimin, si dhe xhihadin, migrimin, dhe të ngjashme.

Pra miqësia dhe armiqësia janë të nevojshme – ngase janë argumentuar në Kur’an dhe Sunet. Disa nga argumentet prej Librit të Allahut përfshijnë:

“Besimtarët të mos i mësojnë mosbesimtarët, e ti lënë manash besimtarët. E kush bën atë, ai nga feja e All-llahut nuk ka asgjë, për

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy