Për ata që shkojnë te Ai si besimtar, Allahu ua premton Xhennetin ku do të qëndrojnë përgjithmonë. Sikur që nuk ka dyshim që ky premtim do të përmbushet, po ashtu edhe ata që besojnë me bindje nuk do të dyshojnë në vërtetësinë e saj. Gjithashtu nëse ato ia dorëzojnë shpirtin Atij si besimtar, ata e dinë se mëkatet e tyre do të shlyhen dhe do të futen në Xhennet. Ajetet në vijim e qartësojnë këtë çështje:
Ato janë xhennetet e Adnit, që Mëshiruesi u pat premtuar robve të vet, pa i parë ata (i besuan pa i parë), e premtimi i Tij është i kryer. [Merjem 61]
Fakti që Allahu ua ka premtuar Xhennetin besimtarëve i bën që ato të kenë lumturi dhe mahnitje që nuk përshkruhet. Ata e dinë që Allahu e dëshiron Xhennetin për robërit e tij të sinqertë dhe Ai i ka bërë ata trashëgimtarë të tij. Këtu kemi edhe një ajet ku përmendet ky premtim:
A është ai, të cilit Ne i kemi premtuar një premtim të mirë (për xhennet), sikurse ai të cilit i kemi dhënë kënaqësi të kësaj jete, kurse në ditën e kijametit ai do të jetë prej të dënuarve? [Kasas 61]
Në qoftë se Allahu ia ka premtuar Xhennetin çdo individi ata do të arrijnë mirësi të pafund me lejen e Allahut. Kur besimtarët do të hynë në Xhennet ata padyshim që do ta shprehin falënderimin ndaj Allahut në këtë mënyrë:
E ata (të xhennetit) thanë: "Falënderuar qoftë All-llahu, i cili premtimin e Vet e bëri realitet ndaj nesh dhe na e la në disponim tokën e xhennetit që të vendosemi aty ku të duam! Sa shpërblim i mirë është i atyre që vepruan drejt". [Zumer 74]
Besimtarët që i kanë marrë lajmet e mira disa herë në dynja dhe të cilëve Allahu ua ka premtuar Xhennetin do ta marrin atë për çka kanë shpresuar në fund të jetës së tyre. Më në fund ai çast i shumëpritur do të vijë. Vendi që kanë menduar gjatë jetës së tyre, janë lutur për ta arritur dhe janë përpjekur që të jenë të denjë për të është Xhenneti – “vendi më i mirë ku mund të jesh” dhe “qëllimi më i këndshëm.” Ky vend i përkryer është përgatitur për besimtarët dhe dyert e tij do të hapen për to.
Ajeti në vijim na jep një përshkrim të veçantë për hyrjen e besimtarëve në Xhennet:
Xhennete të Adnit (vende të përjetshme) ku do të hyjnë ata, edhe prindërit, gratë dhe fëmijët e tyre të cilët kanë qenë vepërmirë ata do t’i vizitojnë engjëjt duke hyrë në secilën derë. (u thonë) Selamun alejkum, me durimin tuaj gjetët shpëtimin; sa përfundim i lavdishëm është ky vend. [Rad 23-24]
Ata do të mirëpriten në Xhennet “me përshëndetje të selamit” (Furkan 75) dhe do të hynë “të shpëtuar (prej çdo të keqeje) të siguruar (nga vdekja)” (Hixhr 46). Ka mbetur edhe një gjë pa bërë, e ajo është zbulimi i bukurive të këtij vendi të përjetshëm i përgatitur për besimtarët i cili është i zbukuruar me të gjitha llojet e të mirave.
Përktheu: Teuhid.NET



