Shehadeti dhe rëndësia e tij

Përmbledhje nga një traktat i shkruar nga Dr. Salih el Feuzan

RËNDËSIA

Pa dyshim se nuk mund të ketë fjalë më të madhe dhe më të rëndësishme se fjala “La Ilahe illa Allah” (nuk ka të adhuruar me meritë pos Allahut).

Kjo është fjala e shpalljes së besimit në Njëshmërinë e Allahut që është vija ndarëse ndërmjet besimit dhe mosbesimit – Kjo ka qenë thirrja e gjithë të Dërguarve dhe Profetëve.

Allah subhanehu ve teala Vetë e ka vërtetuar rëndësinë e kësaj fjale në Kur’an:

Ai ka thënë:

“...Atëherë, dije se La ilahe ill Allah (nuk ka të adhuruar me meritë pos Allahut)” (Muhammed, 19)

“Ai është All-llahu, nuk ka zot pos Tij”. (Ta Ha, 8)

“All-llahu vërtetoi se nuk ka zot tjetër përveç Tij, e dëshmuan edhe engjëjt e dijetarët, dhe se Ai është Zbatues i drejtësisë. Nuk ka zot përveç Tij, Fuqiplotit e të Urtit.” (Ali Imran, 18)

“Ai është All-llahu që nuk ka zot tjetër; vetëm Ai, që e di të fshehtën dhe të dukshmen, Ai është Mëshiruesi, Mëshirëbërësi! Ai është All-llahu që nuk ka zot tjetër përveç Tij, sundues i përgjithshëm, i pastër (prej të metave që i mvishen), shpëtimtar (që i shpëton njerëzit prej ndëshkimit të padrejtë), sigurues (që i siguroi njerëzit me premtimin e vet dhe pejgamberët me mrekulli) mbikëqyrës (që mbikëqyr dhe përcjell çdo send), i plotfuqishëm, mbizotërues, i madhërishëm. I lartësuar është All-llahu nga çka i shoqërojnë!” (Hashr, 22-23]

Përderisa kjo fjalë është obligim për mosbesimtarin ta shqipton në mënyrë që të bëhet mysliman, dhe po ashtu pasi që personi që e thotë këtë fjalë me besnikëri, pasuria dhe jeta e tij janë të siguruara në këtë botë, është obligim për çdo mysliman që dëshiron ta kupton Islamin, ta kupton domethënien, vlerat, principet, kushtet dhe vendin e saj në jetë.

Përkujtimi i Allahut është një ndër urdhrat më të rëndësishëm të Allahut. Këtë Ai Vetë e ka urdhëruar në shumë ajete në Kur’an, posaçërisht pas kryerjes së obligimeve të rëndësishme fetare:

“...përmendeni Atë, ashtu si u ka udhëzuar Ai, sepse më parë ishit të humbur.” [Bekare, 198]

“...përmendeni All-llahun sikurse i përkujtoni prindërit tuaj, bile përmendeni edhe më fortë.” [Bekare, 200]

Ai po ashtu thotë: “...dhe fal namazin për të më kujtuar Mua.” [Ta Ha, 14]

Mënyra më e mirë e përkujtimit të Allahut na përshkruhet në hadithin e Pejgamberit alejhi selam ku thotë: “...dhe dhikri (përmendja) më i mirë i të gjithë profetëve që janë dërguar para meje ishte: Nuk ka të adhuruar me meritë pos Allahut, Një dhe i Pashoq. Atij i takon sundimi dhe Lavdërimi, Ai është i plotfuqishëm mbi çdo send.[La ilahe ill Allah, vahdehu la sherike leh, lehul mulku ve lehul hamdu ve huve ala kulli shejin Kadir.] (Transmeton Tirmidhiu)

Pejgamberi alejhi selam po ashtu ka thënë: “Përkujtimi më i mirë i Allahut është të thuash: La ilahe il-lAllah (nuk ka të adhuruar me meritë pos Allahut).”

Gjithë ajo çka u tha më lartë na tregon për rëndësinë e kësaj fjale të cilën do të mundohemi ta shpjegojmë në mënyrë më detale që ta kuptojmë më qartë.

VENDI I FJALËS “LA ILAHE ILL ALLAH” NË JETËN E MYSLIMANIT

Shqiptohet për çdo ditë nga ai:

(a) Gjatë thirrjes të Ezanit.

(b) Në fillim të namazit.

(c) Në teshehud.

(d) Gjatë kohëve të Dhikrit, që është para dhe pas namazeve, në mëngjes dhe në mbrëmje.

(e) Me këtë fjalë Allahu i ka dërguar të gjithë të Dërguarit e Tij.

(f) Për këtë dhe obligimet e saja do të merren në pyetje njerëzit.

(g)Ta vërtetosh atë kur shpatat e myslimanëve janë nxjerrë për xhihad.

(h) Pyetja e parë në varr do të jetë për këtë fjalë.

(i) Është çelësi i Xhennetit.

(j) Kjo është ajo fjalë për të cilën myslimanët janë urdhëruar që të thërrasin në të sikur që tregohet në hadithin e Muadhit radijallahu anhu kur është dërguar në Jemen që t’i thërret njerëzit në Islam. Pejgamberi i Allahut ka thënë: “Ti do të ballafaqohesh me njerëzit e Librit, pra le të jetë gjëja e parë që i thërret shqiptimi i fjalës La ilahe ill Allah (nuk ka të adhuruar me meritë pos Allahut)...” (Transmeton Buhariu)

VLERAT E FJALËS LA ILAHE ILLA ALLAH

Ebu Seid el-Hudriu ka thënë se Pejgamberi alejhi selam ka thënë:

“Musai alejhi selam ka thënë: O Zot! Mësomë diçka me çka do të përmend dhe do të lutem Ty. Ai tha: Nëse shtatët qiejt dhe gjithçka në to përpos mua dhe shtatë Tokat vendosen në njërën anë të peshores dhe fjala La ilahe ill Allah vendoset ne anën tjetër, fjala La ilahe ill Allah do peshon më shumë.” [Transmeton ibën Hibbani dhe Hakimi]

Pejgamberi i alejhi selam ka thënë: “Dhikri (përkujtimi ) më i mirë është La Ilahe ill Allah (nuk ka të adhuruar me meritë pos Allahut)...”

Pejgamberi alejhi selam ka thënë: “Një njeri nga Ummeti im do të gjykohet në prezencë të gjitha krijesave në Ditën e Gjykimit. 99 shënime mbi veprat e tija do të shpalosen secila do të shtrihet aq sa syri mund të shikon, pastaj do të pyetet: “A i mohon këto vepra?” Ai do të përgjigjet: “Jo o Zoti im.” Pastaj do të pyetet: “A ke ndonjë arsyetim ose ndonjë vepër të mirë?”  Njeriu i cili në atë moment është i frikësuar do të thotë: “Jo.” Do ti thuhet atij: “Po ti ke vepra të mira. Ty nuk do të bëhet padrejtësi .” Një kartelë do ti tregohet atij në të cilën do të shkruan: “La ilahe ill Allah, Muhammeden Resul Allah.” Ai do të thotë: “O Allah! Çfarë kartela dhe shënime janë këto.” Do ti thuhet atij: “Ty nuk do të bëhet padrejtësi.” 99 shënimet e veprave të tija do të vendosen në njërën anë të peshores dhe kartela do të vendosen në anën tjetër. Kartela do të peshon më rëndë se shënimet.” [Transmeton Tirmidhiu dhe Hakimi]

Të gjitha këto vlera të fjalës “La Ilahe ill Allah” janë të përmbledhura nga Ibën Rexhebi në vijim:

Xhenneti është shpërblimi i tij.

Shqiptimi i saj para vdekjes do të jetë shkak që njeriu të futet në Xhennet.

Është mbrojtje nga zjarri i Xhehennemit.

Është shkak që myslimani të falet.

Është më e mira e veprave të mira.

I shlyen mëkatet.

I kalon të gjitha pengesat në mënyrë që të jetë i pranuar tek Allahu i Gjithëfuqishmi.

Është fjalë shqiptuesi i së cilës do të jetë i pranuar tek Allahut.

Është thirrja më e mirë që është shqiptuar nga Profetët.

Është kremtimi më i mirë i lavdërimeve të Tija.

Është vepra më e mirë dhe shumëfishohet në shumë vepra tjera të mira.

Është mbrojtje nga shejtani.

Është sigurim nga errësira dhe dënimi i varrit dhe sigurim nga Dita e Ringjalljes.

Të gjithë tetë dyert e Xhennetit do ti hapen shqiptuesit të saj.

Njerëzit që do ta shqiptojnë do të dalin sigurisht prej zjarrit të Xhehennemit, edhe pse kanë hyrë në të pasi që nuk i kanë kryer obligimet e saja si duhet.

Shejkh Salih el-Feuzan

Përktheu: Teuhid.NET

www.teuhid.net

Hits: 298
Comments (0)Add Comment

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy