Përse ne i duam sahabët?

Ne i duam sahabët e Pejgamberit sal’allahu alejhi ue selem. Megjithatë ne nuk shkojmë në ekstrem në dashurinë e asnjërit prej tyre, e as nuk e kemi braktisë ndonjërin prej tyre. Por ne e urrejmë atë që i urren ata dhe flasin për ta fjalë të pahijshme. Sa për ne, ne nuk i përmendim ato, pos me fjalë të mira. Dashuria e tyre është feja, besimi dhe përsosmëria. Dhe urrejtja e tyre është mosbesimi, hipokrizia dhe rebelimi.

Kjo është për shkak se All-llahu i përmendi ato, siç bëri i Dërguari i Tij. All-llahu ishte i kënaqur me ta dhe u premtoi atyre "të mirën". Ai tha:

“All-llahu është i kënaqur me të hershmit e parë prej muhaxhirëve (migruesve) dhe prej ensarëve (vendasve-ndihmëtarë) dhe prej atyre që i pasuan ata me punë të mira, e edhe ata janë të kënaqur ndaj Tij. Atyre u ka përgatitur Xhennete, në të cilët rrjedhin lumenj, ku do të jenë për jetë të pasosur. E ky është fitim i madh”. [et-Teube: 100]

Allahu i Lartësuar gjithashtu thotë:

“Muhammedi është i dërguar i All-llahut, e ata që janë me të (sahabët) janë të ashpër kundër jobesimtarëve, janë të mëshirshëm ndërmjet vete, ti i sheh kah përulen (në rukuë), duke rënë me fytyrë në tokë (në sexhde), e kërkojnë prej All-llahut që të ketë mëshirë dhe kënaqësinë e Tij ndaj tyre”. [el-Fet’h: 29]

Është transmetuar nga Ebu Seid el-Hudri i cili thotë se diçka kishte ndodhur në mes Khalid bin Velidit dhe 'AbdulRahman bin Auf,  Khalidi i tha një fjalë të ashpër AbduRahmanit. Profeti sal’allahu alejhi ue selem tha: "Mos u thoni gjëra të ashpra  ndonjëritë prej sahabëve të mi. Nëse një nga ju do të shpenzojnë ari sa kodra e  Uhudit, ai nuk do të arrijë gradën e ndonjërit prej tyre të cilën ato  e arrijnë – me një copë hurme." Kështu ne shohim që Profeti sal’allahu alejhi ue selem i cili kishte ndaluar një  shok të mëvonshëm nga të folurit kundër atij që e kishte shokë më parë. Kjo, kur një person siç ishte Khalid ibn Velidi, është i përfshirë, që e përqafoi Islamin para rënies së Mekës. Po si qëndron puna me atë që fare nuk ishte prej shoqëris së tij?!!!

Megjithatë, në vijim është një raport autentik nga Pejgamberi sal'allahu alejhi we selem. Ai tha: "Asnjëri, i cili u zotua me dorën e tij nën pemë nuk do të hyjë në zjarr."

'Abdullah ibn Mesudi e kishte me vend  kur duke i pëshkruar ata tha: "Allahu shikoi në zemrat e njerëzve dhe e gjeti zemrën e Muhammedit  më të mirën në mesin e tyre, Kështu Ai e zgjodhi atë për Veten e Tij, dhe e dërgoi atë me mesazhin e Tij. Pastaj Ai shikoi në zemrat e njerëzve, pas zemrës së Pejgamberit sal’allahu alejhi ue selem, dhe gjeti zemrat e shokëve të tij si më të mirat në mesin e njerëzve. Prandaj Ai i bëri ata ndihmëtar të të Dërguarit të Tij sal’allahu alejhi ue selem. "

Duke iu referuar fjalëve të Tahaviu-it, "Urrejtja e tyre është mosbesim dhe hipokrizi," ne kemi folur tashmë mbi ata që deklarojnë mohimin atëherë kur kemi folur për ata që sjellin risi në fe. Ky mosbesim (që përmendet nga Tahaviu) është i natyrës së njëjtë siç përmendet në fjalët e Allahut:

“E kush nuk gjykon me atë që zbriti All-llahu, ata janë mohues”.  [el-Maide: 44]

Imam Ali Ibn Abi el’Izz  el Hanefi

Përktheu: Teuhid.NET

www.teuhid.net
 

Hits: 246
Comments (0)Add Comment

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy